Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Seferina S. Serani:Kriza boterore ben kerdine me luftera e terrorrizem, por ne jemi kthyer ne robote, te Dixhitalizmit!

Shko poshtë

Seferina S. Serani:Kriza boterore ben kerdine me luftera e terrorrizem, por ne jemi kthyer ne robote, te Dixhitalizmit! Empty Seferina S. Serani:Kriza boterore ben kerdine me luftera e terrorrizem, por ne jemi kthyer ne robote, te Dixhitalizmit!

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 22, 2015 2:01 pm

Seferina S. Serani:Kriza boterore ben kerdine me luftera e terrorrizem, por ne jemi kthyer ne robote, te Dixhitalizmit! 10941832_10152663949419077_5224366750314360609_n



Seferina S. Serani:Kriza boterore ben kerdine me luftera e terrorrizem, por ne jemi kthyer ne robote, te Dixhitalizmit!

Nen slloganin e mirenjohur tashme, ¨Je suis Carlie¨ qe fillimisht u hodh si parrulle suporti per ekipin e gazetes ¨Carlie Hebdo¨ qe u ¨la¨ ne gjakun 12 njerzve viktima te terrorrizmit, mes tyre edhe kater skicografe karikaturiste te famshem, te kesaj gazete !
Ngjarja qe ka tronditur e mban ende te shokuar mbare boten, ishte aq e dhimbshme sa solli e mblodhi ne Paris lidere e krere Shtetesh te shumte, e te ndryshem nga ana e bindjeve politke qe perfaqesonin, te cilet ju gjenden prane thirrjes se Presidentit francez, François Holland per nje ¨Marshimin Paqesor¨ kunder Terrorrizmit, ne Paris.
Ata erdhen prej shume vendeve te globit, ku ne qender te tyre dhe krye te ketij marshimi, ne krah te majte te Presidentit Francez, François Holland, shkelqeu prezenca dhe fiziognomia e njohur e Gruas se Hekurt te Europes, madhorja Angela Merkel. Presidente e Kryetare shtetesh te tjera Liberale dhe deri tek me te ¨dyzuarit¨ per politikat e tyre jo edhe aq demokratike, ku shpesh here jane cilesuar deri diktatore! Por, ata erdhen ne Parisin e tronditur dhe ky eshte nje fakt! Nje fakt madheshtor i pamohueshem ne luften, kunder Terrorrizmit!
Erdhen sejcili per punen e vet, ku, nepermjet Mediave Visive-Digitale, te mund te percillnin mesazhet qe ata donin te dergonin tek masat e gjera popullore ne mbare globin, por mbi te gjitha, ne popujt e tyre! Me kete veprim, duke filluar nga vete Presidenti i Frances, keta lidere, ¨rigjeneruan¨ imazhin e tyre politik krejt te dobesuar, cenuar apo deformuar, si prej paaftesise karismatike te munguar, e deri ¨sulmeve shpifese¨ prej kundershtaresh apo edhe vete aktesh e gabimesh politike, qe ne te shkuaren ose edhe ne te sotmen, jo rrallehere kane vepruar. 
Marshimi ne rrugen e siguruar prej forcave te shumta policore dhe ushtarake franceze drejt sheshit ¨Republika¨, i beri te gjithe te dukeshin ¨engjej¨! Engjej, qe demostruan paqesisht jo vetem kunder ¨terrorrizmit¨ por edhe per ¨Lirine e Shtypit¨! Por, per cilen Liri te Shtypit ekzaktesisht?! A do e lehtesojne pas kesaj prezence paqesore ne Paris, kete ¨liri te shtypit¨ ne vendet e tyre, ata lidere, qe nuk jane edhe aq ¨doreleshuar¨ te kesaj te drejte te neperkembur publicistike! Le te presim! Fakti eshte se te nesermen e ketij manifestimi Paqesor, gazete izraelite, publikoi ne organin e saj te shtypit, pikerisht kete marshim madhshtor, vetem me nje mungese ¨detajore gjigande¨, eleminimin (nepermjet programit Photoshop), e prezences me absolute te ketij manifestimi, figuren brilante te Kancelares Gjermane, Angela Merkel?! 

WOW! C'fare ¨paqeje madhore¨ na ofrohet sot, prej ketyre programeve digitale te Photoshop!
Do ishim dymilion here te lumtur, sikur te mundëshim te ¨eliminonim armiqte¨ vetem digitalisht dhe kaq! Nje fshirje e fotos dhe sejcili ne pune te vet, por pa ¨u krrujt¨ me, me tjetrin¨!
Delite virtuale dhe asgje tjeter! Por, fatkeqsisht nuk eshte e mundur kjo enderr! Jemi ne Lufte! 
Po! Jemi ne lufte me Terrorrizmin qe po perhapet me ritme te shpejta si ¨vaji ne lakra¨ kur thote populli! Cdo dite e me shume dhuna dhe egersia qe po teklalon ate kafsherore, po shfryhet nga njeriu kunder llojit te vet, me nje ¨mani ekspansionale¨ te pangopur, qe po tmerron mbare boten dhe duhet patjeter, ne shkallen me urgjente, nje takim i madh global i udheheqesve te te gjitha shteteve, e sidomos te atyre vendeve qe gjenden sot te implikuara prej kesaj dhune, ¨qoft' si dhunues, qoft' si pesues¨ i kesaj kasaphane njerezore, per shkak, ¨gjoja te fese!¨ 
Kriza boterore, po e zvogelon planetin ne te gjitha nivelet e permasat gjiganteske qe njihte me pare! Te tjera luftera kane kaluar, por njerezit munden te ruanin dhe te trashegojne paprekmerisht fizionomine njerezore te shpirtit human dhe te vlerave qe njeh dhe bart ky thesar, kjo supervlere internacionale, (per te cilen vlere sot), as qe behet fjale, askush nuk interesohet! Te gjithe qe ngjiten ne krye te pushtetit, shohin vetem lluksin e tyre dhe te perrethesave qe ju lepihen dhe vlerat jane peng ¨i vdekjes!¨
Sot jetojme kohen e elektronikes! Eshte koha me e shpejte dhe me e corroditur njekohesisht qe po jetojme. Ne jemi viktima te saj por jo bashkjetues, pasi kjo epoke ka sjelle ndarjen e njerzve per se gjalli! 
Dikur Ideali i prekte njerezit dhe vetem me nje njoftim ne radio ata dilnin papertim me seriozitet absolut e te ndergjegjeshem neper protesta per dite te tera, pa llogaritur asgje, as kushtet klimaterike te ftohta as te nxehtin e rende, per te mbeshtetur ¨slogane e kauza¨ Kombetare dhe Nderkombetare, per te mbeshtetur popuj ne nevoje, te shtypur ne sisteme totalitare apo luftera te padrejta.

Mitingjet e protestat e asaj kohe, pasqyroheshin nga nje foto e pergjitheshme ku askush nuk merrte poza per tu dukur sepse ideali eshte mbi vehten ! Gazetat publikonin nje ose dy foto dhe nje artikull dhe kjo ishte media kryesore qe ne gazetari quhet Shtypi i shkruar, ose i printuar.
Me vone u shpiken televizionet, dolen kamerat, dhe perseri njerezit me ideale, ishin gjithmone te pranishem neper protestat, mitingjet e marshimet paqesore, po per te njenjtat arsye! Tashme sot, elektronika dhe shpikjet Digitale jane ne kulmin e tyre, ku cdo njeri disponon kamera digitale fotografike gjithashtu, por fatkeqsisht, idealet jane zbehur!
Ne te gjithe jemi pjesemarres neper mitingje jo me, per ideologji, por, ne te shumten e rasteve, per te bere gallate dhe selfie me aksesoret digitale qe ne diponojme me shumice dhe me pas, (pa humbur aspak kohe), sepse digitalizimi na e mundeson kete gje, ne ¨rendim¨ direkt ne FB dhe publikojme ¨arritjen¨ tone te rastit nen titullin ¨Po ndodh tani¨! Pozohemi me ke te mundemi, sidomos po qe se arrijme dike ¨celebre¨ te famshem, apo prane nje parrulle te dites, sic eshte sot ne France ¨Je suis Carlie¨, pa e ditur se kush eshte kjo gazete dhe se c'fare, shpreh ky slogan, kjo parrulle qe sot ne France, (eshte ajo qe thashe pak dite me pare) ...nje burim fitimesh Financiare, ose e thene me trashe, pazar dhe, e thene me Troç-Treg gjaku!
Treg me gjakun e 17 jeteve te vrara mizorisht ne redaksine e gazetes ¨Carlie Hebdo¨, gazete qe po falimentonte nga dita ne dite, por, ¨fale ekzekutimit¨ qe ju be kater gazetareve kryesore te saj, (te ekzekutuar me porosi), jo viktima sikurse e thone, pasi terrorristet (vellezerit Kauchi), kur hyne ne redaksine e ¨Charlie Hebdo¨, i kerkuan emer me emer, nje e nga nje, gazetaret qe deshen ti vrisnin dhe i vrane! 
Pra ata ishin me mision te posatshem, dinin perse dhe ke vrisnin, nuk qelluan kot neper tym ke te marri plumbi dhe ¨gjoja rastesisht¨ goditen mbi ¨ketershen¨ qe ishte ¨bateria¨ kryesore e gazetes! Ate dite edhe une thashe, me ndergjegje dhe me dhimbje ne shpirt (per te gjithe viktimat e asaj dite): ¨Je suis Carlie¨! 
Por, ky slogan nuk eshte, çka sot i duhet njerezimit, nuk eshte ajo, çka sot i duhet Frances! Kurrsesi Jo! 
Slogani, ¨Je suis Carlie¨ shpreh kokfortesi dhe arrogance!

Siperfaqesisht dhe boterisht Franca nuk njihet si nje vend diktatorial, qe te dyshohet, apo te vihet ne te njenjten peshe, me vende te ku kercenohet dhe cungohet ¨liria e Shtypit!¨
¨Je suis Charlie¨ don te thote se, ne do vazhdojme te publikojme karikatura fyese te Profetit! Pra, ketu ne kete rast, nuk kemi te bejme me ¨kufizim te lirise se shtypit¨ por, kemi te bejme direkt me shperdorim te ¨Lirise se Shtypit¨. Ne asnje vend te botes nuk eshte e as e mirepritur, as e pranueshme, satirizimi dhe fyerja, ndaj figurave idolike fetare! Ne te gjitha llojet e feve !
Sipas meje slogani ne fjale don te thote, ¨Une te provokoj¨ dhe ti vjen e me shqep ne dru!¨ Ku vemi keshtu? Kjo nuk i sherben aspak intergalitetit paqesor, jo vetem ne France, por ne krejt kontinentin e Europes! Gjithashtu, popujt ne vendet e lindjes se afert dhe asaj te mesme, jane ne nje hall te madh me terrorrizmin e sidomos me lufterat ne Siri e Irak, Libi, etj, pa anashkaluar Palestinen. Jane ISIS, Al Kajda si dhe shume te tjera organizata terrorriste qe mundojne keta popuj, te cilet shprese te vetme kane nderhyrjen dhe mbrojtjen nga Europa dhe Amerika.
Ata presin nga Franca e Europa ne teresi, ndihmen imediate! Kjo arrogance qe shprehet ne frazen kaq kokforte, ¨Je suis Carlie¨ acaron dhe mban fokusimin e xhihadisteve terrorriste, jo vetem mbi France por edhe mbi Europe! 
Ata e bejne luften me ideal Fene e tyre Islame, gjoja si mrojtes te Profitit te Madh, Muhamet! Kokat ideatore qe drejtojne keto ¨bageti qe shkojne te bejne thertore¨ jeten e njerzve te pafajshem, e bashke me ta edhe te tyret, pikerisht, nen urdherat e tyre, jane udheheqes shpirterore fetare me force te madhe ndikuese! Qe njerzit pranojne te humbasin jetet e tyre nen ndikimin e ketyre predikatoreve do te thote se ata jane teper te afte per te bindur keta njerez kamikaze. Edhe ata, (per xhihadistet terrorrite), jane misherimi i te njenjtit slogan por ne gjuhen e tyre, ¨Je suis Islam¨ per politiken dhe qellimet e tyre me ndryshimin e madh, q ene perendim askush nuk del vullnetar te vritet per ¨Je suis Carlie¨ !

Nese per ta, kjo fryme per te qene ¨Islamiste¨ me barut ne tru dhe nen rroba dhe krahe te armatosur me kallachnikof dhe hanxhare, kjo perplasje ¨sloganesh¨ por qe thelbesisht, eshte perplasje cilivizimesh, katerciperisht te ndryshme njera nga tjetra, dihet se c'fare do te na ofroje, vazhdim te acarueshem te pasigurise se jetes se njerezve me permasa te paparashikuara. 
Nese Franca e supozojme se, mbyll vizat per nje vit pershembull, per keto vende, qe transportojne njerez bomba ne Perendim, kjo nuk do te thote se problemi u zgjidh dhe jemi te qete. Jo aspak! 
Ju kujtoj se vellezerit Kauchi ishin shtetas franceze. Lindur te dy ne Paris dhe rritur ne jetimore por, me te gjitha te drejtat e detyrimet qe ka nje shtetas ne France. Pra, bomba nuk erdhi nga jashte dhe si keto lloj ¨fishekesh¨ Franca mban ne territorrin e vet, me qindra, pasi rreth pese milione myslimane jane shtetas franceze. Nje gje eshte e sigurte, se nuk jane te gjithe njesoj, por, nder ta ka shume prej tyre, qe te pakten ngazellohen per te tilla akte te dhuneshme, sidomos truri me delikat, ai i te rinjve pa eksperience dhe ideale, qe ju duket madheshti te behen ¨heronj te dites¨ duke humbur shpesh here, vete jeten e tyre, ¨te vdekur¨ apo te burgosur perjetesisht. 
Pikerisht keta tipa mund te jene ¨pasardhesi i te meparshmit!¨ Par keto akte, pagesa e jetes nuk jane vetem, shpresa e te qenurit ¨Hero¨ dhe se heroin ne boten tjeter do e rrethojne 70 virgjeresha?! Budallalleqe te shtypit naiv!

Cherif Kauchi qe ishte stervitur ne brigadat groupit Khorasan te Al Kajdes ne Jemen, kishte thene se paguhej prej ¨kokave¨ qe e kishin rreshtuar ne armaten e tyre, kunder Perendimit! Keto lloj pallavrash, (se heroin kamikaz, e presin 70 virgjereshat po te vrasi armiqte e fese islame), askush nuk i gelltit sot me digitalizimin e jetes elektronike dhe zgjimin qe ajo sot, i ka ofruar njerzimit nepermjet saj! Ata luftojne per ideale fetare! Ideali i frymezon per te dhene maksimalen, jeten e tyre duke vrare, ata qe fyejne idealin e tyre! Kjo eshte e thjeshte per tu kuptuar! Ata nuk kerkuan portofolin e askujt, por emrat e gazetareve te ¨Charlie Hebdo¨ te cilet i ekzekutuan direkt me plumb ballit!
Fqinj’, i vellezerve Kauchi tha se ata ndihmonin grate e ngarkuara me karrocat e femijeve dhe te ushqimeve, por gjithmone ¨ulnin syte¨ para atyre grave, nuk i shihnin ne sy dhe se ishin njerez te matur! Pra, nuk ishin tipat qe ne jeten fizike, ¨coptoheshin¨ ti benin pershtypje femrave qe te shkonin vullnetarisht ¨si debile¨, ne boten tjeter per ¨tu rrethuar prej 70 virgjereshave, te paracaktuara¨ nga ¨eproret¨ qe ju kerkuan te vrisnin njerzit ne ¨Charlie Hebdo¨.
Nese slogani ¨Je suis Charlie¨qe po kthehet shpejtesi marramendese ne nje ¨miniere ari fitimprures¨ per te pasuruar pak njerez, me objekte comerciale qe filluan te dalin ne shitje, (po me kete log), kjo nuk i sherben popullit francez dhe Frances, por, mbi te gjitha, as Europes!!!

Sa nuk eshte vone, Franca duhet te nderroje kete slogan te ¨Je suis Carlie¨ me nje mesazh ashtu sic i pershtatet kultures se nje vendi te madh, me nje slogan me paqesor dhe me dashamires e shpresedhenes, qe te shprehe ne te, nje mesazh te forte me perspektive per mbare njerezimin dhe sidomos per vendet qe ¨fabrikojne¨ terrorrizmin, me viktimat qe perdoren si makina lufte per te vrare, e per tu vrare dhe ne i percmojme, nen emrin TERRORRISTE...por, edhe ata jane vec viktima!!! Shoqeria ku jetuan eshte nje shoqeri individuale e ftohte dhe e deshtuar! Ajo, nuk ofron ideale dhe rinia pa ideale ndihet e gjymtuar! Per te mos mbetur te gjymtuar ata kerkojne ne rrugen e gabuar!
Ne takimin ditor, te 14 Janarit 2015, qe u zhvillua nga UNESCO ne Paris ne seminar me titull, ¨Journalisme after Charlie¨, une kerkova fjalen dhe bera nje propozim per Francen, te cilin e deklarova hapur para 200 gazetareve Propozimi ime eshte dhe mbetet ky:
¨Une e dua Profetin! Une urrej terrorristet qe vrasin ne emer te Tij!!!¨
Kjo thenie, ben menjehere faktorin mysliman ¨te distancohen¨ nga te gjithe elementet e sektit agresiv te kesaj feje, te cilet do te ndjejne se Profeti i tyre eshte i respektuar ne France dhe nuk behet me fjale per fyerje te mundeshme ne te ardhmen, keshtu qe, nuk eshte e nevojeshme te behen, ¨terrorriste¨ gjoja ne emer te Tij ! Keshtu eleminojme progresivitetin e zhvillimit te celulave terrorriste nga ISIS apo Al Kalda ne te gjithe Perendimin! Pike!

Une vij nga Shqiperia, qe eshte simbol i harmonise fetare ne te gjithe boten dhe kete e demostroi fort me pjesmarrjen e Shtetit dhe Klerit shqiptar, ne marshimin e Paqes ne Paris dhe u duartrokiten fuqishem nga populli francez per mesazhin e madh te dashurise dhe harmonise religjionare paqesore, qe i percollen botes me pranine e tyre absolute perfektete. Une i sherbej paqes dhe dashurise mes njerzve, per kete arsye mua me falni, por, ¨Je suis pas Carlie!!!¨


Seferina S. Serani

Paris
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi