Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A po ndërrohen gjithë liderët politikë?

Shko poshtë

A po ndërrohen gjithë liderët politikë? Empty A po ndërrohen gjithë liderët politikë?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jan 22, 2015 2:57 pm

A po ndërrohen gjithë liderët politikë?

H.Orana
A po ndërrohen gjithë liderët politikë? Largea_partite-politike1421913035

Anipse zgjedhjet e fundit të përgjithshme nuk sollën shuëm ndryshime rezultatesh nga ato të kaluarat, duket se zgjedhjet brendapartike do të sjellin ndryshime të mëdha.
Partitë politike janë në prag të zgjedhjeve brenda partiake dhe thuajse secila do të ndërroj liderin e tyre.

Kështu Partia Demokratike e Kosovës, me lider Hashim Thaçin, i cili po pretendon të jetë President vitin tjetër, me doemos duhet të ndërroj liderin, përndryshe do të përballet me Gjykatën Kushtetuese.

Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti dje janë deklaruar se do të bëjnë ndërrimin e liderit. Kjo pasi që statute i Vetëvendosjes nuk ia lejon edhe një mandate Kurtit. Ndërsa si kandidat për lider deri më tani është paraqitur deputeti Visar Ymeri.

Aleanca Kosova e Re ndonëse nuk e kaloj pragun zgjedhor, shihet se ndryshime në këtë parti I ka marr shumë seriozisht. Anëtarja e kësaj partie dhe njëherit kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari –Lila, do të jetë candidate për kryetare të AKR-së.

Lidhja Demokratike e Kosovës në pranverë do të organizoj zgjedhjet brendapartike. Ndonëse ende nuk është përfolur se kush mund të jenë kandidatët e mundshëm, shpeshherë është theksuar se kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, njëherit edhe lider i LDK-së, rrezikon të fitoj edhe një mandat.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shumë shpejtë do të organizoj zgjedhjet. AAK-ja që nga zgjedhjet e fundit të përgjithshme është zotuar se do të bëj ndryshime të mëdha në strukturat e partisë. Po sa i përket udhëheqjes nuk është përmend ndonjë emër që mund të sfidoj deputetin Ramush Haradinaj./BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi