Sejdi Peka: Politika e re me duetin Ruçi-Gjinushi dhe fenomeni fashizëm-komunizëm
Faqja 1 e 1
Sejdi Peka: Politika e re me duetin Ruçi-Gjinushi dhe fenomeni fashizëm-komunizëm
Politika e re me duetin Ruçi-Gjinushi dhe fenomeni fashizëm-komunizëm
Nga Sejdi Peka
Shumë herë më ka shkuar mendja që në shkrimet e mia mos të merrem me karrocat e vjetra të ish-regjimit komunist dhe as me pinjollët e tyre, që janë vërsulur me lugën në brez duke skërmitur dhëmbët në detin që u bë kos në kohën e asaj që në shqiptarët na pëlqen ta quajmë demokraci. Por nuk është e mundur! Të stërvitur dhe të edukuar nga baballarët e tyre si qentë për gjah, me mentalitetin komunist, ata kanë kuptuar se vetëm nëpërmjet politikës mundet të pasurohen e të sundojnë ashtu si baballarët e tyre, por janë të gabuar. Provokimi është aq i madh e i hapur, sidomos kundër ne, ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist në veçanti dhe kundër demokracisë në përgjithësi, saqë në asnjë mënyrë nuk mundet të heshtësh përpara këtij realiteti. Në këto ditë, kur fushata elektorale për zgjedhjet e 28 Qeshorit është ndezur, të dy krahët e politikës janë përfshirë në një debat mediatik televiziv, me argumentet “pro” dhe “kundër”, por që kanë për qëllim të fitojnë votën e shqiptarëve. Në këndvështrimin tim e majta ish-komuniste në këtë debat është e paqartë dhe mjaft konfuze. Shumëherë apo në të gjitha rastet, kjo e majtë ngjan me veprimet e strucit, që megjithëse vrapon shpejt dhe ka mundësi të mbrohet, në një moment e fut kokën në sqetull dhe mendon se tani është fshehur dhe s’e ka parë njeri. Pikërisht, në këtë kohë, kafazi i hekurt i afrohet dhe duke e kapur, e dërgon përjetësisht në rezervatin e kafshëve të rralla. Slogani i politikës së re që Edi Rama po përpiqet t’u servirë shqiptarëve si alternativë të besueshme në këto katër vitet e ardhshme, ngjan si një tollumbace e lyrosur me ngjyra që do të shpërthejë shumë shpejt si flluskë sapuni.[/size]
Shumë herë më ka shkuar mendja që në shkrimet e mia mos të merrem me karrocat e vjetra të ish-regjimit komunist dhe as me pinjollët e tyre, që janë vërsulur me lugën në brez duke skërmitur dhëmbët në detin që u bë kos në kohën e asaj që në shqiptarët na pëlqen ta quajmë demokraci. Por nuk është e mundur! Të stërvitur dhe të edukuar nga baballarët e tyre si qentë për gjah, me mentalitetin komunist, ata kanë kuptuar se vetëm nëpërmjet politikës mundet të pasurohen e të sundojnë ashtu si baballarët e tyre, por janë të gabuar. Provokimi është aq i madh e i hapur, sidomos kundër ne, ish-të përndjekurve politikë të regjimit komunist në veçanti dhe kundër demokracisë në përgjithësi, saqë në asnjë mënyrë nuk mundet të heshtësh përpara këtij realiteti. Në këto ditë, kur fushata elektorale për zgjedhjet e 28 Qeshorit është ndezur, të dy krahët e politikës janë përfshirë në një debat mediatik televiziv, me argumentet “pro” dhe “kundër”, por që kanë për qëllim të fitojnë votën e shqiptarëve. Në këndvështrimin tim e majta ish-komuniste në këtë debat është e paqartë dhe mjaft konfuze. Shumëherë apo në të gjitha rastet, kjo e majtë ngjan me veprimet e strucit, që megjithëse vrapon shpejt dhe ka mundësi të mbrohet, në një moment e fut kokën në sqetull dhe mendon se tani është fshehur dhe s’e ka parë njeri. Pikërisht, në këtë kohë, kafazi i hekurt i afrohet dhe duke e kapur, e dërgon përjetësisht në rezervatin e kafshëve të rralla. Slogani i politikës së re që Edi Rama po përpiqet t’u servirë shqiptarëve si alternativë të besueshme në këto katër vitet e ardhshme, ngjan si një tollumbace e lyrosur me ngjyra që do të shpërthejë shumë shpejt si flluskë sapuni.[/size]
Formacioni që ka grumbulluar rreth vehtes Kryetari i opozitës në Shqipëri, është një formacion me kohë i shpartalluar. Atë, duam apo nuk duam ne, e ka shpartalluar koha. Por si gjithnjë me veprimet e strucit, e majta ish-komuniste ka zgjedhur rrugën më të gabuar në veprimet e veta, duke u kapur fort dhe qëndruar besnike e së kaluarës kriminale. Votuesin shqiptar tani e kanë lodhur në ekranet televizive Ruçi, Gjinushi, Edi Rama, apo mbiemrat Bushati, Bare, Tahiri, Minxhozi, Shalësi, Gjoni e &, duke shtuar këtu edhe këshillin e ndrikullave të Edi Ramës si Kodhelin, Shamkun, Hysin, Leskajn, Daden, Meksin etj. Janë një aradhë pinjojsh të ish-kriminelëve të diktaturës komuniste dhe hajdutë ordinerë të kohës së demokracisë, që me arrogancë dhe me pafytyrësinë më të madhe krenohen me të kaluarën komuniste dhe me baballarët e tyre në shërbim të një regjimi aq kriminal sa komunizmi. Vetëm para pak ditësh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, Gramoz Ruçi, i ndodhur përballë Sokol Olldashit të PD-së, deklaroi me arrogancë se “jam krenar për të kaluarën time, se kam zbatuar detyrën. Unë do të vazhdoj të jem në politikën shqiptare për sa kohë do të më votojnë shqiptarët”. Tani të hedhim një vështrim me shumë tolerancë mbi atë të kaluar për të cilën Ruçi “është krenar”. Nëse do të pranojmë ne shqiptarët se aspirojmë dhe po përpiqemi të ndërtojmë demokracinë dhe t’i bashkohemi familjes europiane, është detyrim të pranojmë edhe standardet e Europës demokratike e të institucioneve të saj. Në rezolutat e Asamblesë Parlamentare të KE - konkretisht rezoluta e 25 Janarit 2006 – është vendosur në ekuivalencë si fashizmin, edhe komunizmi; si dy regjimet kriminale të shekullit të shkuar. Sipas “Librit të zi të komunizmit”, botuar në Francë në vitin 1997, fashizmi akuzohet për 20 milionë viktima, ndërkohë komunizmi akuzohet për afro 100 milionë viktima. Është më kuptimplotë fakti se Amerika, shembulli i demokracisë në botë, ka ngritur në Washington memorialin në kujtim të 100 milionë viktimave të komunizmit. -Ndoshta ne kurrë nuk do të mësojmë emrat e tyre - tha duke u përkulur me veneracion përpara kujtimit të tyre Presidenti Bush. Në këtë kontekst, është e vertetë se Gramoz Ruçin akoma po e votojnë një pjesë e shqiptarëve dhe ai mundet të jetë pjesë e politikës, por veprimi mbetet i gabuar dhe koha e humbur. Ditët e Gramoz Ruçit në politikën shqiptare janë të numëruara, për arsye se Amerika e ka nxjerrë jashtë ligjit Partinë Komuniste, ashtu siç e pat nxjerrë jashtë ligjit edhe Partinë Fashiste.
Tjetër është fatkeqësia jonë që me një të majtë ish-komuniste po humbim shumë kohë në rrugën e vështirë të demokracisë. Gjithsesi, ato standarde që ka vendosur Amerika, së shpejti është e pashmangshme t’i vendosim edhe këtu në Shqipëri.
Por mbetet dilema: Si është e mundur të jetë krenar Gramoz Ruçi për të kaluarën e vet si Ministër i Brendshëm i sigurimit të regjimit komunist, kur ai ka qene ne krye te struktures qe me 2 Prill 1991, përgjaku Shkodrën me gjakun e martirëve të lirisë e të demokracisë? Si mundet të jetë krenar Ruçi se “paska zbatuar detyrën”, kur djemtë e rinj të Shqipërisë që kërkonin liri vriteshin në kufi, duke i lidhur me tela me gjemba e më pas tërhiqeshin zvarrë në sytë e popullit. Fiks kur ky Ruçi ishte Ministër i Brendshëm. Viktor Hygo shkruan se “ai që vret është njëlloj kriminel si ai që jep urdhrin për të vrarë”. Dhe ngado që ta gjykosh kohën e diktaturës komuniste dhe rolin e Ruçit, ai shfaqet me kontributin e tij kriminal.
Gjinushi është një tjetër monstër tipike komuniste. Ish-ministri komunist i Ramiz Alisë është i biri i “Golikut”, gjeneralit kriminel të Enver Hoxhës që nëpërmjet dhunës pushkatimeve dhe terrorit me urën e zjarrit në dorë, ka terrorizuar popullin e Dibrës, Lumës, Hasit, Malësisë së Gjakovës e Kosovës, për vendosjen e regjimit komunist. Dhe ky Gjinushi, në këto vite të Shqipërisë postkomuniste, nuk po i ndahet qe nuk po i ndahet politikës. I ati gjeneral e ai vetë ministër i regjimit komunist, ai nuk pranon të mbetet edhe në demokraci pa grada e ofiqe.
Edi Rama është i biri i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor, strukturë që pa asnjë hezitim firmosi për varjen në litar të poetit Havzi Nela me 10 Gusht 1988 (mikut tim të paharruar, martirit të vargjeve të lirisë). Gjeneza e tij është një lidhje organike me nomenklaturën e lartë bolshevike. Me radhë janë të tjerët, bijtë e ish-kriminelëve të diktaturës komuniste në formacionin e PS-së, të cilët kandidojnë si deputetë për ne parlament. Është me të vertetë për t’u çuditur, kur në ballafaqimet televizive këta pinjoj të stërvitur nga baballarët e tyre nëpërmjet mashtrimit për t’u mbrojtur, kur akuzohen se janë të tillë, mbrohen se gjoja “koha jonë nuk është kohë e luftës së klasave”.
Dhe këtu perdja bie. Ne, ish-të përndjekurit politikë nga diktatura komuniste, që kemi humbur jetën dhe rininë, njerëzit tonë që akoma nuk po ua gjejmë varret në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, u themi këtyre pinjollëve të së keqes se janë gabuar. Është e vërtetë se në praktikën botërore të së drejtës, i biri nuk mundet të përgjigjet penalisht për krimet e të atit, por nga ana tjetër nuk mundet të deklarojë se është krenar për bëmat e tij. Edhe politika ka një moral, moral që pinjojtë e kriminelëve të diktaturës komuniste nuk e kanë. Standardet e Europës demokratike kërkojnë me insistim largimin e kastës së kuqe nga politika, pasi ata po rishfaqen si një kërcënim ndaj demokracisë. Në këtë fushatë elektorale, me një cinizëm të paparë, kjo kastë enveriste është organizuar t’i bëjë sfidën e radhës demokracisë. Me propagandë e mashtrime, sipas motos staliniste “shpif, shpif se diçka do të mbetet“, kanë parë në ëndërr si gomari ujkun, karriket e baballarëve të tyre. Por shqiptarët me siguri do të jenë syçelë. Nuk do të pranojnë kurrë që koha të përsëritet dhe enveristët të rimarrin pushtet. Ne, ish-të përndjekurit politikë u themi këtyre batakçinjve se është koha e fundit t’i kërkojnë falje Shqipërisë, nëse u ka mbetur sadopak ndjenjë njerëzore. Ne, ish-të përndjekurit politikë kemi mbi kurrizin tonë plagë që nuk janë shëruar, prandaj kurrë nuk do të lejojmë rikthimin e kriminelëve të diktaturës a pinjojve të tyre të brezit të dytë. Politika e re e Edi Ramës me karrocat e vjetra të regjimit komunist është një trillim i mendjes së një skizofreni me vese e pa moral. Në zgjedhjet e 28 Qeshorit shqiptarët do t’u tregojnë edhe njëherë tjetër kufirin tek thana ish-krimineleve te diktatures, pasi jam i sigurtë se asgjë nuk mundet ta pengoje popullin tonë ne rrugen e Demokracise e të Perëndimit.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi