Kalon Projektligji kundër pjesëmarrjes në luftëra terroriste, Vetëvendosje voton kundër

Bota Sot
FOTO: Bota sot
(E plotësuar)- Me 74 vota për, 12 kundër ka kaluar në lexim të parë Projekligji për ndalimin në konflikte të armatosura jashtë vendit.
Kundër këtij projektligji kanë votuar deputetët e Vetëvendosjes.
Ky dokument ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra terroriste. Ndërsa, Vetëvendosje ka kërkuar të hartohet një listë e organizatave terroriste ku qytetarët e Kosovës nuk guxojnë të shkojnë. Madje, kanë kërkuar edhe zbutjen e dënimit për ata që marrin pjesë në këto aktivitete.
Skender Hyseni: Mund të marrim pjesë në luftëra të huaja në mënyrë institucionale
Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni ka thënë se Ligji për parandalimin e pjesëmarrjes në konfliktet e huaja ka për qëllim përfshirjen e Kosovës në krahë të vendeve që kanë dalë kundër terrorizmit.
“Ky projektligj është shumë i qartë. Nuk bën fjalë për institucione shtetërore”, ka thënë Hyseni.
Ministri Hyseni ka thënë se Ligji nuk e ndalon pjesëmarrjen e Kosovës në luftëra me vendim të Qeverisë së Kosovë.
“Nesër Forcat e Armatosura të Kosovës mund të marrin pjesë kudo që vendos Qeveria”, ka thënë Hyseni.
Lista Serbe: Nuk janë plotësuar kushtet tona
Lista Serbe e ka lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës pas takimit që pati me partitë e koalicionit me pretekstin se nuk janë plotësuar kushtet e tyre.
Kreu i kësaj liste, Aleksandar Jabllanoviq, i pyetur nga gazetarët se cilat janë kushtet të cilat nuk janë plotësuar, ai tha “se të gjithë i dinë kushtet e tyre duke mos saktësuar për çka bëhet fjalë”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës aktualisht janë duke debatuar ligjin për parandalimin e shtetasve kosovar në luftëra të huaja.
Thaçi: Projektligji është domosdoshmëri për sigurinë kombëtare të Kosovës
Zëvendëskryeministri i Kosovës e ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se ligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës, që t'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit, është përgjegjësi e jona që ta miratojmë sa ma shpejtë.
Sipas tij, ky ligj është modern, dhe se është domosdoshmëri për sigurinë kombëtare të vendit tonë.
“Ky projektligj është një domosdoshmëri për sigurinë kombëtarë të Republikës së Kosovës, për politikën tonë të jashtme. Është një kërkesë e kohës. Numri i luftëtarëve që kanë shkuar edhe nga Kosova në Siri dhe Irak është shqetësues duke pas parasysh proporcionin me popullsinë në botë. Ata i shkaktojnë një barrë të madhe shtetit të Kosovës, duke kryer krime kundër njerëzimit, këta persona janë shqetësim me kërcënimin që ata paraqesin pas kthimit të ideologjive radikale. Kosova ka dëshmuar, se është e pa kompromis dhe është liderë në rajon kundër ekstremizmit. Kosova është pjesë e koalicionit antiterrorist”, ka thënë Thaçi.
Kelmendi: Nuk kemi terrorizëm, kemi krim të organizuar dhe korrupsion
Gëzim Kelmendi, deputet i Partisë së Drejtësisë në lidhje me ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes së kosovarëve në luftëra jashtë vendit tha fillimisht që ky ligj i vonuar.
Mungesa e këtij ligji tha që ka mundësuar edhe arrestime “në emër të kinse luftimit të terrorizmit.
“Askush më shumë se ne nuk e ka përjetuar terrorizmin, si para luftës e tash pas luftës ku në Veri janë vra Selver Haradinaj e Enver Zymberi... Edhe tentimi për sulm terrorist i qytetarit serb me 13 kilogram eksploziv “
Që ta sjellësh këtë ligj dy herë në Kuvend është dyfytyrësi, “pasi që nuk është tentuar që të parandalohet as terrorizmi e as migracionit”, tha Kelmendi.
“Asnjë dokument nuk thotë që Kosova është e kërcënuar nga terrorizmi. Ato thonë që Kosova është e rrezikuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni”, tha Kelmendi.
Enver Hoxhaj, deputet i Partësi Demokratike të Kosovës, përkrah projektligjin që ndalon pjesëmarrejn në luftra të huaja, por ai që Kosova të ketë një planë kombëtar të sigurisë.
“Pas përfundimit të luftsë në Kosovë në vitin 1999, ka pas grupe radikale të cialt kanë paraqit ur një lloj kërcënimi për sigurin e Kosovës dhe këtu mendoj se si depute të Kuvendi të Kosovë duhet të jemi të sinqert me njëri tjetërn , prandja une mendojë se ne duhet të lëvizim përtej ligjit, unë mendoj që qeveria duhet të sjellë një dokument që ka të bëjë me sigurinë kombëtare , që politika e brendshme politika e Kosovës, politika e jashtme , mbrojta drejtësia duhet të adresoj një fenomen të tillë. Ne duhet ti parandalojmë kushtet ose ne duhet parandalojmë fenomenin e krijimi të kushteve dhe motive sepse njerëz nga Kosova marrin pjesë në konflikte të tilla edhe pse janë i vetëdijshëm se motivet mund të jenë të llojllojshme, prandaj duhet një qasje ndërinstitucionale ku ministrit e ndryshme, agjencitë e ndryshme roli i familjes i arsimit i medias duhet të jetë kyç. Ne duhet të kemi një dokument të sigurisë Kombëtare që Kosova nuk e ka, kemi lloj lloj strategji, i cili përcakton qëllimet jetike të sigurisë, çka është siguria, i cili i përcakton burimet e kërcënimit rreziqet, i cili përcakton mjetet të cilat duhet përdoren kundër këtyre rreziqeve .
***
Në Kuvendin e Kosovës po dikutohet për ligjin që parandalon pjesmarrjen në luftra të huaja. Ministri i pUnës dhe Mirëqenies socilae, Arban Abrashi bërë sqarimet e nevojshme.
Kreytari i komisionit parlametar për siguri tha se komisioni ka shqyrtuar këtë projekt ligj. Projektligji në fjalë po përkarhet nga grupet paralemtare në Kuvend.
Vetëvendosje kundër ligjit, me arsyetimin se ligjit i mungojnë plotë elemente që përcaktojë krimin.
***
Përplasje në Kuvend mes kryeministrit Mustafa dhe deputetes së AAK Teuta Haxhiu
Një debat i nxeht po ndodh në kuvendine Kosovës, mes kryeminstrit Isa Mustafa dhe deputetes së AAK Teuta Haxhiu, i cila e pakënaqur me përgjigjen e kryeminstrit rreth asaj se çfar do të bëjë ai me minstirin Jabllanoviç., e ka quajtur ministrin Mustafa ekonomist të dështuar . Kjo ka nxitur reagimine kryeminstri i cili tha se atë që Jabllanoviç ka bërë para do ditë , po bëjnë sot në parlament deputet e kuvendit të Kosovës.
“ Kush jeni ju që vlerësoni se kush është ekonomist i dështuar e kush jo, çfar diplome më të madhe ke ti në ekonomi, çfar baze të dijes më ët madhe ke ti në ekonomi në mënyr që toi të vlesërosh kush është i dështuar apo kush nuk është në pikpamje profesionale.Atë që e ka bërë Jabllanoviçi atje ti dhe disa të tjerë po e bëni në kuvend. Kërksuh ska të drejt këtu ti thotë dikujt se duhet të shkoni në burg , ti thotë dikujt se jeni fashista ti thot dikujt se jeni kriminel, në qoftë se nuk keni fakte per ato sepse të gjith ne po bien me pozitëtë njëjt. Prandaj une atë që e them unë e them me përgjegjësi time me bindjen time dhe une do të marr masa ndaj çdo ministri në qoftë se ata do të krheyjn veprime që janë në kundrështimë me kushtetuën e Republikës së Kosovës, që do të bëjnë veprime të cilat janë në kundërshtime me ligjet pozitive në Kosovë dhe që dotë bëjnë veprime nuke respektojnë rendin kushtetues si Republikëssë Kosovës. Për deklarimet verbale dhe për gjëra tjera unë nuk mund të hyjë dhe të marr masa, ndërkaq për deklarime të cilat janë në kundërshtim dhe janë cënime të kushtetutës të ligjit, masat duhet ti marrin organet e drejtësisë. Ato janë të autorizuar që të marrin masa në fushveprimin e tyre”, tha Mustafa.
***
Mustafa: Do të marr masa kundër çdo ministri që shkel Kushtetutën e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka folur rreth fyerjeve të ministrit të qeverisë së tij, Aleksandar Jabllanoviq.
“Fatkeqësisht ministri Aleksandar Jabllanoviq është bërë temë, ani pse kemi tema më të rëndësishme. Jabllanoviq ka kërkuar falje publike nga nënat gjakovare. Unë do të marr masa kundër çdo ministri që shkel kushtetutën e Kosovës”,
Kujtojmë se Jabllanoviq i kishte quajtur egërsira personat që protestuan kundër prezencës së serbëve kosovar në manastirin e Gjakovës.
Muhamet Mustafa: Asnjë komunë s’vendos për Trepçën
Deputeti i LDK-së, Muhamet Mustafa, ka thënë se komunat e Kosovës nuk mund të shndërrohen në shtete dhe të vendosin për pasurinë kombëtare.
Ai ka thënë se asnjë vendim për Trepçën s’mund të ndërhyjnë edhe komunat.
“Qeveria do të vendos përmes Ligjit të veçantë për Trepçën”, ka thënë Mustafa, në seancën e Kuvendit të Kosovës.
Flora Brovina kundër Hashim Thaçit
Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka thënë se me Serbinë nuk është dashur që të shkohet në bisedime pa kërkuar Serbia paraprakisht falje për krimet e bëra në Kosovë.
“Është shkelur rezoluta e Kuvendit e nxjerrë në vitin 2004, ku thuhej se nuk bën që të bisedohet me Serbinë pa kërkuar ajo falje dhe të zbardhet fati i të zhdukurve dhe të pagjeturve”, ka thënë Brovina në seancën sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kujtojmë se bisedimet politike Kosovë-Serbi kanë filluar në vitin 2011, ku fillimisht janë takuar, atëkohë kryeministrat, Hashim Thaçi (Kosovë) dhe Ivica Daçiq (Serbi).
Selimi: Në anën e kujt je kryeministër?
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në seancën e Kuvendit të Kosovës e quajti ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviq fashist, ndërsa kërkoi nga kryeministri Isa Mustafa, që të shkarkojë Jabllanoviqin ose të shkojë bashkë me të.
“Në anën e kujt je kryeministër? A për ty më shumë ka peshë një ministër që vjen nga Serbia sesa dëmet që i shkaktoi Serbia. Ai ministri i yt nuk të njeh as ty as shtetin tënd. Shkarkoje këtë ministër fashist, dhe ktheje atje në kontejner ku e ka vendin. Ose shkarkoje ose ti bashkë me Lista Srpska shkoni bashkë ku të doni”, tha Rexhepi.
Deputeti Selimi në seancën plenare të Kuvendit e pyeti Mustafën se me qëndrimin që po e mbanë, në anën e kujt është.
“A je në anën e qytetarëve të Kosovës, apo je në anën e një deputeti që vjen nga Kuvendi i Serbisë”, ka thënë Selimi, duke e quajtur fashist Jabllanoviqin.
Hasani ia kujton Jabllanoviçit masakrën e Dubravës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani në seancën e Kuvendit të Kosovës ka treguar për masakrën e Dubravës, duke e njoftuar kështu ministrin për Kthim dhe Komunitete Aleksandër Jabllanoviq rreth masakrave në Kosovë.
Deputeti Hasani ka thënë se është e patolerueshme fyerja e nënave të Kosovës, nga një ministër i kabinetit qeveritar.
“Askush nuk merr masa ndaj këtyre vrasësve dhe dhunuesve dhe sot dhunuesit dhe fyesit na bëjnë neve që nuk paskan ditur gjë. Për mua është e pa tolerueshme fyerja që vjen nga një ministër i Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Hasani.
Ymeri: PDK e LDK sikurse Lista serbe
Trepça ishte tema që fillojë seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës. Visar Ymeri i Vetëvendosjes ka deklaruar se Qeveria duhet ta shpallë urgjentisht Trepçën si ndërmarrje publike dhe mos të lejojë që për këtë ndërmarrje të diskutohet edhe me Beogradin.
Ai në seancën e Kuvendit tha se PDK e LDK nga e hëna ndryshuan qëndrimin për Trepçën dhe filluan të mendojnë si Lista serbe, pasi që zgjatën afatin për organizimin Trepçës.
Kurse, Pal Lekaj tha se nuk është e vërtet që minatorët po manipulohen nga deputetët.
Projektligji kundër pjesëmarrjes në konfliktet e huaja në Kuvend
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, në të cilën në rend të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i parë i projektligjit për ndalimin e shtetasve të Kosovës, që t'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit.
Projektligji për `xhihadistët e ISIS` sot në Kuvend
Në seancën e sotme të Kuvendit, pikë e rendit të ditës do të jetë edhe projektligji për ndalimin e shtetasve të Kosovës që t'u bashkohen konflikteve të armatosura jashtë territorit të vendit.
E ky projektligj, i cili nuk arriti të miratohej në legjislacionin e kaluar, ka për qëllim mbrojtjen e interesit shtetërorë dhe sigurisë kombëtare.
Siç raporton RTK, sipas nenit të dytë, dispozitat e këtij ligji do të zbatohen ndaj çdo personi i cili merr pjesë apo organizon, rekruton, financon, nxit, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale,në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Në nenin e tretë të këtij projektligji parashihen qartë penalizimet të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës.
Pika 1 thotë se:
Kushdo që organizon, rekruton, udhëheq apo trajnon personat ose grupe të personave me qëllim të bashkimit apo pjesëmarrjes në ushtrinë ose policinë e huaj,në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore,në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës, dënohet me burgim prej pesë (5) deri në pesëmbëdhjetë(15) vjet.
Pika 2.
Kushdo që në çfarëdo mënyre të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ofron, kërkon, mbledh ose fsheh fonde apo mjete të tjera materiale me dashje, apo bazë të arsyeshme për të besuar se do të përdoren tërësisht apo pjesërisht për të kryer veprën penale të përcaktuar në paragrafin 1 të këtij neni, dënohet me burgim prej tre (3) deri në pesëmbëdhjetë (15) vjet.
Pika 3.
Kushdo që merr pjesë në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individuale në çfarëdo forme të konflikteve të armatosura jashtë territorit të Republikës së Kosovës,dënohet me burgim prej tre (3) deri në dhjetë(10) vjet.
Pika 4.
Kushdo që në mënyrë publike, në tubim ose me anë të shkrimeve, xhirimeve audiovizuele, duke përfshirë dhe mos u kufizuar edhe në rrjetet sociale ose në çfarëdo forme tjetër të komunikimit, thërret ose nxit të tjerët për kryerjen e veprave penale të përcaktuara në paragrafët 1, 2 dhe 3 të këtij neni, dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5)vjet.
Pika 5.
Moslajmërimi i përgatitjes së veprës penale,apo veprës penale të kryer të përcaktuar me këtë nen-dhe kryesve të saj dënohet me burgim gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.
Pika 6.
Kushdo që strehon kryesin e veprës penale të përcaktuar më këtë nen ose ndihmon atë në shmangien e zbulimit ose arrestimit përmes fshehjes së mjeteve, provave ose në ndonjë mënyrë tjetër, ose kushdo që strehon personin e dënuar apo ndërmerr veprime për pengimin e arrestimit, ekzekutimin e dënimit, dënohet prej gjashtë(6) muaj deri në (5) pesë vjet.
Dhe Pika 7.
Kryesi i veprës penale të përcaktuar më këtë nen, i cili me zbulimin e grupit tek organet kompetente të ndjekjes penale, eviton kryerjen e veprës penale ose e zbulon grupin tek organet kompetente të ndjekjes penale, para kryerjes së veprës penale,dënohet me burgim deri në tre (3) vjet apo edhe mund të lirohet nga dënimi.
E dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen ndaj shtetasve të Republikës së Kosovës të cilët kanë shtetësi të ndonjë shteti tjetër dhe janë pjesë e ushtrisë ose formacionit ushtarak të tyre ose shërbejnë në formacionet ushtarake nën kontrollin e Qeverive ndërkombëtarisht të pranuara apo organizatave ndërkombëtare.
Dispozitat e këtij ligji gjithashtu nuk zbatohen për strukturat e sektorit të sigurisë së Republikës së Kosovës të cilat në bazë të ligjit veprojnë jashtë territorit të shtetit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Vetëvendosje: “Serbia nuk kalon”(Video)
» Nuk ka vota “kundër” në LDK, KP voton “100% ” për propozimet e Isa Mustafës
» Kazakistani, shteti mik i Pacollit voton kundër pranimit të Kosovës në UNESCO
» Anton Quni bojkoton seancën, Adem Salihaj voton kundër Qeverisë së koalicionit me PDK'në
» Vetëvendosje nuk përjashton as dhunën kundër Asociacionit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi