Protestat mund të eskalojnë dhe të përsëritet marsi i 2004-ës
Faqja 1 e 1

Kohëve të fundit vendin tonë e kanë përfshirë protestat dhe grevat e ndryshme që kryesisht kanë karakter social, andaj njohës të çështjeve të sigurisë sugjerojnë që të mos neglizhohet një gjë e tillë, ngase vendin mund ta destabilizojnë trazirat dhe mund të përsëritet marsi i 2004-ës.
Se protestat me karakter social mund të eskalojnë në trazira të mundshme sociale e tregon edhe matja e opinionit publik rreth kërcënimeve nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
“Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë për çdo vit e bënë matjen e opinionit publik rreth kërcënimeve dhe rreziqeve të brendshme, në bazë të të cilave ne i bëjmë edhe vlerësimet tona lidhur me gjendjen e sigurisë së përgjithshme në vend. Bazuar në opinionet e qytetarëve të shprehura në Barometrin Kosovar të Sigurisë për vitin 2014, ata vlerësuan papunësinë, si rrezikun më të madh të sigurisë me 77.8 %, i pasuar nga korrupsioni me 72% si dhe stabiliteti përgjithshëm politik dhe social me 50 %. Duke u bazuar në këto të dhëna, mund të konkudojmë se papunësia, dhe kriza sociale janë burimet kryesore të cilat mund të shkaktojnë trazira të mëdha sociale në vend, e cila ndikon direkt në sigurinë e përgjithshme të Kosovës” ka thënë për portalin e lajmeve “Infokusi”, Skender Perteshi hulumtues pranë Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS).
Mirëpo për deputetin e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrustem Mustafa kjo situatë tregon se vetëdija qytetare po rritet dhe se institucionet duhet të bëjnë reforma të thella në mënyrë që mirëqenja e qytetarit të rritet.
“Raportet qoftë ato që i kam lexuar apo ato që nuk i kam lexuar, sikur raporti i organizates të “‘IHS Jane’s” japin të kuptojmë se gjendja në përgjithësi e zhvillimeve ne raport me kapacitetet shtetndërtuese duhet përmirsuar, në veçanti gjendja ekonomike e qytetarve të vendit, pra është koha kur organet e shtetit në përgjithësi të nisin me kompetencë reformimin e thellë në shoqëri dhe t’i bëjmë më efektive dikasteret e administratës dhe burimeve shtetërore në përgjithësi, duke përmbushur detyrimet ligjore dhe jetësore në raport me zhvillimet e kohës” ka thënë Mustafa.
Ndërsa anëtari i Komisionit për Punë të Brenshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të kosovës (LDK), në Kuvendin e Kosovës Anton Quni, thotë se protestat e shfaqura së fundi janë protesta sociale, por edhe politike, andaj sindikatat dhe patritë politike të përfshira në këto protesta duhet të kenë kujdes se çfarë orientimi u japin atyre dhe duhet të kenë kujdes në ruajtjen e imazhit të Kosovës.
“Parashikime për trazira sociale në Kosovë janë bërë vazhdimisht. Sindindikatat, poashtu, edhe më parë kanë folur për trazira për arsye që ato i kanë përmendur. Dhe deri në këtë pikë nuk ka asgjë të keqe. Por zhvillimet aktuale mund të konsiderohen si zhvillime të përziera edhe sociale, edhe politike. Greva e punonjësve të arsimit, p. sh., është kryesisht sociale që bazohet në të drejtën e tyre sindikale, në kontratën kolektive dhe në premtimet elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit. Pastaj është greva e minatorëve të “Trepçës” që është sa grevë sociale, pasi minatorët mbrojnë interesat e tyre, por është edhe kombëtare, nuk po e quaj politike, pasi mbron të drejtën e pronës dhe të pasurisë së Kosovës. Në anën tjetër kemi protestat e nënave që protestojnë për fyerjen e bërë nga një ministër në qeverinë e Kosovës dhe kërkojnë dorëheqjen apo edhe shkarkinin e tij. Kjo protestë ka edhe elemente të protestës politike, përderisa kërkohet dorëheqja apo shkarkimi i një ministri dhe derisa parti të opozitës kanë marrë rrolin e bashkëorganizatorit. Pra, në Kosovë po zhvillohen njëkohësisht protesta e greva të natyrave të ndryshme. Sigurisht edhe sindikatat edhe partitë politike duhet të kenë kujdes që të mos dëmtojnë interesat strategjike të Kosovës. Kjo vlen sidomos për partitë politike, që të mos kontribuojnë në destabilitetin e situatës në Kosovë”, ka qartësur Quni.
Perteshi ka shafqur drojën se gjendja e mjerueshme ekonomike mund të përcillet me protesta të përgjithëshme sociale, të cilat do ta rrezikonin funksionimin e shtetit dhe mund të përsëritet Marsi i 2004-ës.
“Gjendja e përgjithshme ekonomike dhe sociale është e mjerueshme, dhe kjo është kërcënimi kryesor për destabilizimin e brendshëm të vendit. Kjo mund të përcillet me protesta të përgjithshme sociale, të cilët rrezikojnë funksionimin e shtetit si dhe rendin dhe sigurinë në përgjithësi. Çdo neglizhim i këtyre faktorëve dhe mos adresim i duhur i tyre, mund të bëjë që në Kosovë të përsëriten rastet që ndodhën në Marsin e vitit 2004, të cilat shkaktuan viktima dhe trazira të mëdha në vend”, ka saktësuar Skender Perteshi Hulumtues në QKSS.
Ndërsa Anton Quni ka treguar mirëkuptim për protestat, por ka shfaqur shqetësimin e tij se përzierja e prative politike në organizimin e këtyre protestave mund të qojë në politizim të tyre dhe të shëndërrohen në betejë të opozitës për pushtet dhe që do të mund të dërgonte drejt një destabilizimi që do të dëmtonte seriozisht shtetin.
“Unë me qëllim bëra një përshkrim të atyre që ju po i quani trazira, pasi që si të tilla ato parsqesin zhvillime serioze që mund të eskalojnë nga dita në ditë. Kemi një mirëkuptim dhe mbështetje për minatorët që në këtë mënyrë po shprehin vendosmërinë për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe pasurinë e Kosovës, por edhe një mirëkuptim për sindikatat e arsimit dhe të tjera. Kurse përzierjen e partive politike në protesta që fillimish i ka organizuar një shoqatë e nënave, duhet parë me kujdes dhe vëmendje, pasi qe ekziston mundësia që këto protesta të politizohen dhe të shndërrohen në betejën e opozitës për pushtet. Në një situatë të tillë, vendi rrezikohet nga një destabilitet që dëmton seriozisht Kosovën, pra edhe synimet e minatorëve dhe të popullit” është shprehur Quni.
Kurse për Mustafën protestat duhet të shihën si mundësi për të reflektuar në reformimin e administratës shtetërore dhe të gjithë atyre që janë në udhëheqjen e ndërmarrjeve publike, e që kanë preformanca të dobëta, duke kërkuar metoda pune efektive nga vendet evropiane.
“Pakënaqësitë dhe protestat e qytetarëve duhet të shihen si mundësi ndihmese për ta reformuar administratën shtetërore dhe mentalitetin e gjithë atyre që merren me menagjimin e ndërmarrjeve qofshin ato publike apo shoqërore nga mentaliteti me performanca të dobëta , jo krijuese dhe jo zhvilluese, në raport me interesat publike e shoqërore . Pra duhet të ndërrohet mentalitei, nga jo puna, në punë dhe shtetëndërtim me pergjegjësi të duhur në raport me kohën. Duhet ta ngrisim vetëdijen shtetërore sa më shumë që mundemi dhe të përballemi me sfidat, e kjo bëhet duke ndërruar çasjen qeverisëse në përgjithësi, duke sjellë metoda pune nga modelet e shteteve që kanë treguar stabilitet dhe kulturë në vazhdimësi e ato modele duhet kërkuar në vendet evropiane”, ka konstatuar Mustafa për “Infokusin”.
Një problematikë tjetër që është shfaqur muajve të fundit është edhe migrimi ilegal me të madhe, sidomos mujave të fundit. Rrustem Mustafa nga PDK ka potencuar faktin se kjo problematikë përbënë sfidë, por ka shfaqur shpresën se institucionet vendore në bashkëpunim me ato perëndimore, do të krijojnë lehtësira pune dhe lehtësira për kthimin e të ikurve në vend. Ai popashtu ka potencuar se përgjegjësia është e jashtëzakonshme mbi organet shtetërore dhe se ato me veprimet e tyre duhet ndikuar në ndalimin e këtij fenomeni të shfaqur.
“Pa dyshim që migrimi ilegal përbënë sfidë , dhe unë shpresoi se edhe këtë radhë ne bashkë me shtetet mike perendimore do të krijojmë lehtësira pune për ta dhe do të krijojmë lehtësira për kthimin e tyre në vend. Askush më shumë se kombi ynë nuk humbë nga lëvizjet migruese kaq masovike jashtë vendit, dhe ne si organe shtetërore mbajmë përgjegjësi të jashtëzakonshme dhe duhet të ndikojmë me veprimet tona që të ndalet migrimi”, tha për “Infokusin” Mustafa.
Ndërsa anëtari i Komisionit për Punë të Brenshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga radhët e LDK-së Anton Quni i ka thëne “Infokusit” se është herët të diskutohet për ndikimin që mund të ketë kthimi eventual i të larguarve nga vendi, ngase ende nuk dihet se sa nga ta do të kthehen, por që nuk mund të injorohet si çështje.
“Është ende herët për të thënë se kthimi i të larguarve nga Kosova mund të ketë dhe sa mund të ketë ndikim në zhvillimet aktuale, pasi që nuk e dimë sa do kthehen. Sigurisht se nuk mund të injorohet si çështje. Ajo që duhet të bëhet e qartë lidhur me këtë çështje, ka të bëjë me faktin se largimi masiv i shqiptarëve nga Kosova në drejtim të Perëndimit mund të rrezikojë procesin e liberalizimit të vizave me shtetet e BE-së, që nuk është interes i Kosovës dhe i qytetarëve të saj”, ka thënë Quni.
Kurse përkitazi me veprimet që duhen ndërmarrë në parandalimin e eskalimit të mundshëm të protestave, në trazira të mundëshme socilae Skender Perteshi hulumtues nga QKSS-ja ka thënë se institucionet e sigurisë duhet të ofrojnë informacionet e dhe vlerësimet lidhur me atë se me çka mund të përballet vendi, në mënyrë që ekzekutivi të hartojë planet adekuate për adresim të tyre. Mirëpo edhe institucionet e sigurisë, e në veçanti Policia e Kosovës, duhet të rrisin preformancën e tyre në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në Kosovë, e cila do ta përmirësonte imazhin e vendit.
“Ajo çfarë duhet bërë institucionet e sigurisë është ofrimi i informacioneve dhe vlerësimeve të tyre për institucionet politike rreth sfidave me të cilat përballet vendi, e në bazë të të cilave Qeveria e Kosovës harton planet për adresimin e tyre. Nga institucionet e sigurisë, kryesisht nga Policia e Kosovës kërkohet rritja e përformancës së tyre në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit në Kosovë, e cila do ta përmirësonte imazhin e Kosovës në përgjithësi si vend i sigurt, e cila mund ta bënte Kosovën më tërheqëse për investimet e huaja direkte në Kosovë”, ka potencuar Perteshi.
Por Mustafa nuk e sheh edhe aq shumë si problematikë të institucioneve të sigurisë, sa e sheh si sfidë humanitare një përkeqësim të mundshëm të situatës, por ai ka deklaruar se pakënaqësitë sociale nuk kanë pse eskalojnë, duke potencuar faktin se organet e shtetit po përgaditën që në mënyrë sa më efektive të përballen me këtë problematikë .
“Nuk është sfidë për organet e sigurisë, sa do të ishte sfidë humanitare, pakënaqësitë sociale s’kan pse eskalojnë në trazira dhe vendi ynë nuk do të jetë i rrezikuar nga qytetarët e vet, që me të drejtë kërkojnë përmirësimin e mirëqenjes së tyre. Organet e shtetit po përgaditen që në nivel sa më të mirë të mundshëm të ballafaqohen me problematikën”, thotë Mustafa.
Kurse Quni ka saktësuar se veprimet që duhen ndërmarrë janë ato konform Kushtetutës dhe Ligjeve të vendit. Ai më tutje ka theksuar faktin se të gjithë janë përgjegjës në kontributin e tyre për mos eskalim të situatës.
“Veprimet që duhet të ndërmarrin institucionet e sigurisë janë ato që parashikon Kushtetuta dhe ligjet e vendit. Por është përgjegjësi e të gjitha institucioneve, forcave politike, sindikatave dhe shoqatave të ndryshme që të mos kontribuojnë për eskalim të situatës. Tjetër është e drejta e grevës dhe e protestës, e tjetër është destabilizimi i vendit. Në këtë kontekst, të gjithë duhet të kontribuojmë për ruajtjen e stabilitetit të vendit, e jo veç institucionet e sigurisë. Në kushtet kur kemi minatorët në grevë, nuk është mirë të ketë greva dhe protesta, pasi që tërë vëmendja jonë duhet të përqendrohet te gjendja e tyre shëndetësore dhe te kauza që ata mbrojnë”, ka potencuar Quni.
Në tetor të vitit të kaluar organizata amerikane “IHS Jane’s” në raportin e saj pati paralajmëruar se Kosova mund të përballet me trazira sociale pas zgjedhjeve. Kosova pas zgjedhjeve pati përjetuar një ngërq politik deri në konsolidimin e organeve të zgjedhura nga populli i saj. Tash kur disa nga premtimet elektorale është deklaruar se nuk mund të mbahen nga ekzekutivi i vendit, një sërë protestash kanë filluar në vend, e që për bazë kanë pakënaqësitë sociale të qytetarëve të vendit, por edhe një protestë tjetër u shfaq në horizont, kur Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Aleksandër Jabllanovic i quajti nënat e të zhdukurve egërsira. Sikur të mos mjaftonte kjo me rastin e dështimit të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që Kombinatin “Treça” ta kaloj nga menagjimi i AKP-së në aset të shtetit, minatorët e pakënaqur hynë në grevë e cila dje është pezulluar pas bisedimeve dhe premtimeve të Qeverisë se kjo problematikë do të trajtohet me kujdes dhe se nuk do të lëshohet pe karshi kërkesës së Serbisë që për Trepçën të negociohet në Bruksel. Protestat për largimin e Jabllanovicit nga Qevereia e Kosovës, janë zgjeruar në disa qytete fillimisht dhe tashmë ato janë zhvendosur në Prishtinë dhe është paralajmëruar se nesër këtyre protestave do t’u bashkangjiten edhe partitë opozitare.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi