Lideri i Vetëvendosjes: Mustafa falsifikues, i dorëzuar, i nënshtruar dhe gënjeshtar

© GAZETAEXPRESS Foto: Kushtrim Tërnava
Ymeri, një deputet kosovar, në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, e quan Mustafën gënjeshtar dhe hipokrit.
“Sikur në shumë raste tjera edhe në këtë adresim tijin vërehet qartë hipokrizia e tij, dhe tendenca patologjike për të gënjyer. Ai thotë se ne e paskemi votuar kundër Ligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara… dhe se kështu paskemi dashur që Trepçën ta dërgojmë në likuidim. Këtë Ligj në vitin 2011 e ka kundërshtuar vetëm Lëvizja Vetëvendosje! LDK-ja në atë kohë edhe pse në opozitë e patën votuar me disa përjashtime të disa deputetëve individual. Që atëherë ne patëm thënë se ky ligj e rrezikon Trepçën me likuidim, dhe se vendimmarrjen për të ia lë në dorë pretendentëve kreditorë. Ishte e qartë: Ligji ishte kopje e Rregullores së UNMIK-ut”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri.
Ai thotë se Isa Mustafa dhe qeveria e tij iu nënshtruan kërkesave të Serbisë për Trepçën, duke përmendur tërheqjen e tij të së hënës nga miratimi i plotësim ndryshimit të Ligjit për ndërmarrjet publike “për ta transformuar, dhe kështu shpëtuar, Trepçën në ndërmarrje publike”.
“Të njëjtën ditë e miratoi në Qeverinë që ai e udhëheq të njëjtin ligj me ndryshime drastike të cilat i fuqizonin komunat, dhe e s’postonin çështjen e Trepçës në negociata me Serbinë. Më vonë doli që edhe këtu Isa Mustafa falsifikoi dokumentin zyrtar pasi që e miratoi një version tjetër në Qeveri dhe e nënshkroi një më të dëmshëm për ta sjellë në Kuvend”, thekson Ymeri.
“Po çfarë të pritet prej njeriut që për 5 muaj rresht i mashtroi anëtarësinë e vet dhe qytetarët e vendit se kinse po përpiqej për ta çliruar Republikën e Kosovës nga kapja ShIK-iste, i cili në fund e tradhtoi edhe fjalën e edhe nënshkrimin e dhënë në marrëveshjen e 10 shtatorit. Ky natyrisht se falsifikon. Çfarë të pritet prej njeriut i cili i del haptazi në mbrojtje fashizmit të Serbisë brenda Qeverisë (Listës serbe) duke tentuar ta arsyetojë ligjërimin publik e mendimin politik të tyre? Ky natyrisht se dorëzohet. Çfarë të pritet prej njeriut që i ulet në prehër Kadri Veselit të ShIK-ut duke e amnistuar e shpërlarë atë? Ky natyrisht se nënshtrohet. Çfarë të pritet prej njerëzve uzurpator të kryeqytetit të vendit të cilët nën patronazhin e ‘akademikut’ janë kapur fortë nga krimi në Prishtinë dhe po tentojnë ta mirëmbajnë atë edhe në kundërshtim me vendimet institucionale të qeverisjes lokale e të gjykatave? Këta natyrisht që kapen, dhe e kapin shtetin”, shton Ymeri.
Më tutje, Ymeri ka thënë se Mustafa, sikurse edhe Thaçi, Serinë e sheh si mike, e Lëvizjen Vetëvendosje si armike të Kosovës.
“Isa Mustafa u kishte thënë sot qytetarëve që mos të frikësohen nga Serbia por nga ne, Lëvizja Vetëvendosje! Njësoj sikur Thaçi ky Serbinë po e sheh si mike e Lëvizjen Vetëvendosje armike të Kosovës. Kjo u dëshmua në shpejtësinë me të cilën arriti marrëveshje me Listën Serbe. 3 muaj iu deshën Mustafës ta nënshkruajë marrëveshjen me Vetëvendosjen e cila kishte për qëllim ta ndërronte kursin e shtetit për ta nxjerrë atë nga negociatat e kompromiset e vazhdueshme me Serbinë, dhe 3 orë iu deshën ta pranojë marrëveshjen me Listën Serbe përmes së cilës Serbia fiton peshë të jashtëzakonshme vendimmarrjeje në institucionet qendrore të Kosovës”, ka përfunduar Ymeri.
© GAZETAEXPRESS Foto: Kushtrim Tërnava
Visar Ymri, i vetmi kandidat për lider të Vetëvendosjes, partisë që e krijoi Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, për sa i përket ligjit për Trepçën.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi