Kush është Alexis Tsipras, kryeministri i ardhshëm grek?
Faqja 1 e 1

Ajo përkrah pozicione të ashpra komuniste dhe ende sot ka në stemën e saj draprin dhe çekiçin. Meritat e para Tsipras i merr si bashkëorganizator i bllokimit të shkollave, të cilat në televizion ai i mbron me elokuencë. Pak vite më vonë, ai është pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por dita e e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006. Ishkreu i koalicionit të majtë, Alekos Alavanos e ka hapur partinë e akuzuar si rreth debatues edhe për lëvizjen e gjelbër e lëvizje të tjera jashtëparlamentare. Alvanos ka nevojë për një fytyrë të re, të pakonsumuar. Vendimi bie mbi Tsiprasin, 32 vjeçar, i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë dhe arrin një sensacion të vogël. 10,5% e athinasve votojnë për partinë e Majtë, tre herë më shumë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2004.
Rruga drejt një partie popullore
Emri i Alexis Tsipras skalitet tanimë në politikën greke. Në kongresin e partisë Syriza në vitin 2008, Alvanos tërhiqet për arsye shëndetësore, dhe e ndihmon Tsipras të ngjitet në krye të partisë –kundër rezistencës së fortë të politikanëve me emër. Ishministri i drejtësisë, Fotis Kouverlis largohet dhe themelon në zemërim e sipër një grupim të ri politik. Megjithë mbështetjen për babain e tij politik, shpresa e re e partisë, Tsipras nuk heziton aspak ta lerë në baltë Alvanos, kur ky del kundër linjës së re të partisë. Arsye e zënkave brenda partiake –çështje personeli, dhe jo pak edhe pikëpamjet e ndryshme për qëndrimin e Greqisë në eurozonë. Alavanos është pro kthimit tek dhrahmia dhe krijon një parti të re me emrin “Plan B”. Lidhur me konfliktin me Tsipras ai nuk flet. Ndërkohë ky i fundit punon për krijimin e një partie të re të majtë, përmes bashkimit të grupimeve të ndryshme dhe rrymave që në zhargonin partiak quhen “komponentët e Syrizas”. Këtu bëjnë pjesë trockistët, maoistët, eurokomunistët, ökosocialistët, intelektualët e majtë, dhe grupime të tjera që duan të japin tonin e vet në drejtimin e partisë.
Në paradhomën e pushtetit
Tsipras di të jetë miqësor. Ai jeton i thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe dashurinë e kohës së rinisë, përziehet me popullin, nget me dëshirë motoçikletën. I sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë. Po kur duhet të krijojë mazhoranca të reja, situata ndryshon. Tsipras nuk le dyshime se pas zgjedhjeve parlamentare është i gatshëm të bëjë koalicion edhe me partinë populiste djathtiste, “Grekët e pavarur”, po qe se nuk gjendet partner koalicioni. Partitë i bashkon retorika e ashpër kundër kursit të kursimeve, si edhe një qëndrim veçanërisht kritik ndaj Gjermanisë. Por shprehjet për aleanca të preferuara politike nuk duhen marrë edhe aq seriozisht. Këtë u desh ta kuptojë para pak javësh edhe ishkonkurrenti i tij politik Fotis Kouvelis, sot drejtues i një partie opozitare socialdemokrate. Para dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së kandidatit për president, Nikos Dimas, pati spekulime se disa deputetë të partisë së Kouvelis do t’ia jepnin votën Dimas, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme. Menjëherë Tsipras i ofroi socialdemokratëve të Kouvelisit perspektivën e partneritetit – me kërcënimin mes rreshtave të mos votonin për Dimas, dhe të mos ua prisnin rrugën ambicieve për pushtet të partisë së Majtë. Sapo dështoi zgjedhja e presidentit, humbi edhe aleanca me Kouvelisin nga axhenda politike. Nëse Tsipras do të ruajë retorikën e ashpër edhe në skenën europiane të politikës apo nëse ai do të ndryshojë – kjo është një pyetje ende pa përgjigje. Vëzhguesve nuk u ka shpëtuar se politikani i majtë javët e fundit po përdor tone më të buta, dhe siguron se nuk do të ketë hapa të veçuar. Me sa duket politikanët e Syrizas nuk kanë gjë kundër një buxheti të balancuar./DW/
Politikani i majtë grek, Alexis Tsipras shihet si mjeshtër i politikës realiste. Ai është karizmatik, i drejtpërdrejtë dhe miqësor në takime. Po çfarë dëshiron të arrijë ai? Krijimi i mazhorancës dhe ruajtja e saj – kjo moto është lajtmotiv i politikës së Alexis Tsipras. Për këtë dëshmon biografia e tij. Pikërisht në vitin historik 1989, zëdhënësi i nxënësve, Tsipras futet në organizatën e rinisë së partisë komuniste greke, KKE.
Ajo përkrah pozicione të ashpra komuniste dhe ende sot ka në stemën e saj draprin dhe çekiçin. Meritat e para Tsipras i merr si bashkëorganizator i bllokimit të shkollave, të cilat në televizion ai i mbron me elokuencë. Pak vite më vonë, ai është pjesë e “Koalicionit të Majtë dhe Përparimit” – partia paraardhëse e Syrizës. Por dita e e Alexis Tsipras erdhi në zgjedhjet lokale në vitin 2006. Ishkreu i koalicionit të majtë, Alekos Alavanos e ka hapur partinë e akuzuar si rreth debatues edhe për lëvizjen e gjelbër e lëvizje të tjera jashtëparlamentare. Alvanos ka nevojë për një fytyrë të re, të pakonsumuar. Vendimi bie mbi Tsiprasin, 32 vjeçar, i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë dhe arrin një sensacion të vogël. 10,5% e athinasve votojnë për partinë e Majtë, tre herë më shumë se zgjedhjet parlamentare të vitit 2004.
Rruga drejt një partie popullore
Emri i Alexis Tsipras skalitet tanimë në politikën greke. Në kongresin e partisë Syriza në vitin 2008, Alvanos tërhiqet për arsye shëndetësore, dhe e ndihmon Tsipras të ngjitet në krye të partisë –kundër rezistencës së fortë të politikanëve me emër. Ishministri i drejtësisë, Fotis Kouverlis largohet dhe themelon në zemërim e sipër një grupim të ri politik. Megjithë mbështetjen për babain e tij politik, shpresa e re e partisë, Tsipras nuk heziton aspak ta lerë në baltë Alvanos, kur ky del kundër linjës së re të partisë. Arsye e zënkave brenda partiake –çështje personeli, dhe jo pak edhe pikëpamjet e ndryshme për qëndrimin e Greqisë në eurozonë. Alavanos është pro kthimit tek dhrahmia dhe krijon një parti të re me emrin “Plan B”. Lidhur me konfliktin me Tsipras ai nuk flet. Ndërkohë ky i fundit punon për krijimin e një partie të re të majtë, përmes bashkimit të grupimeve të ndryshme dhe rrymave që në zhargonin partiak quhen “komponentët e Syrizas”. Këtu bëjnë pjesë trockistët, maoistët, eurokomunistët, ökosocialistët, intelektualët e majtë, dhe grupime të tjera që duan të japin tonin e vet në drejtimin e partisë.
Në paradhomën e pushtetit
Tsipras di të jetë miqësor. Ai jeton i thjeshtë në qendër të Athinës, me dy djemtë dhe dashurinë e kohës së rinisë, përziehet me popullin, nget me dëshirë motoçikletën. I sjellshëm dhe i drejtpërdrejtë. Po kur duhet të krijojë mazhoranca të reja, situata ndryshon. Tsipras nuk le dyshime se pas zgjedhjeve parlamentare është i gatshëm të bëjë koalicion edhe me partinë populiste djathtiste, “Grekët e pavarur”, po qe se nuk gjendet partner koalicioni. Partitë i bashkon retorika e ashpër kundër kursit të kursimeve, si edhe një qëndrim veçanërisht kritik ndaj Gjermanisë. Por shprehjet për aleanca të preferuara politike nuk duhen marrë edhe aq seriozisht. Këtë u desh ta kuptojë para pak javësh edhe ishkonkurrenti i tij politik Fotis Kouvelis, sot drejtues i një partie opozitare socialdemokrate. Para dështimit të raundit të tretë të zgjedhjes së kandidatit për president, Nikos Dimas, pati spekulime se disa deputetë të partisë së Kouvelis do t’ia jepnin votën Dimas, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme. Menjëherë Tsipras i ofroi socialdemokratëve të Kouvelisit perspektivën e partneritetit – me kërcënimin mes rreshtave të mos votonin për Dimas, dhe të mos ua prisnin rrugën ambicieve për pushtet të partisë së Majtë. Sapo dështoi zgjedhja e presidentit, humbi edhe aleanca me Kouvelisin nga axhenda politike. Nëse Tsipras do të ruajë retorikën e ashpër edhe në skenën europiane të politikës apo nëse ai do të ndryshojë – kjo është një pyetje ende pa përgjigje. Vëzhguesve nuk u ka shpëtuar se politikani i majtë javët e fundit po përdor tone më të buta, dhe siguron se nuk do të ketë hapa të veçuar. Me sa duket politikanët e Syrizas nuk kanë gjë kundër një buxheti të balancuar./DW/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi