Tregon si u rrah nga serbët duke kaluar nëpër Graçanicë

Skënder Ismaili, një 20 vjeçar nga Gjilani, thotë se ai dhe shokët e tij janë sulmuar në Graçanicë nga disa serbë të moshës madhore natën e Vitit të Ri kur ata po ktheheshin nga Prishtina.
“Jemi nisë prej Gilanit, kemi shku në Prishtinë te Sheshi. Pas orës 12, duke u kthy në Gracanicë kemi bërë aksident me një veturë me tabela të Beogradit na është prishë rrota kemi dal me e shiku kerrin. Ata janë parkuar janë kthy edhe na kanë sulmu, edhe i kanë thyer xhamat e kerrit kanë nisë me sha”, thotë i riu nga Gjilani.
Skënderi thotë se njëri nga shokët e tij është munduar të flasë edhe në gjuhen serbe duke kërkuar nga ata që të ndalen mirëpo, sipas tij, ata kanë vazhduar sulmin.
“Kanë qenë shumë përmbi 10 apo 15 veta“ thotë ai.
Ai thotë se shumica prej agresorëve kanë qenë mbi moshën 30 vjeçare.
Ai i është nënshtruar dy operacioneve në Klinikën Maxilofaciale në QKUK ndërsa thotë se nuk është i kënaqur më trajtimin që i është bërë në emergjencën e Graçanicës.
Nëna e tij, Luljeta Ismaili, që nuk mund t’i përmbajë lotët kur kujton momentin që ka parë djalin e saj të gjakosur, thotë se Skënderi e ka përjetuar shumë rëndë këtë sulm.
“Gjatë natës bërtet, ka ankthe, zgjohet, gjithnjë i parafytyrohet rasti dhe personat që e kanë sulmuar. Rëndë e ka përjetuar atë rast”, thotë nëna e Skenderit.
Drejtori i Klinikës Maksillofaciale në QKUK, Sami Salihu, i cili edhe e kishte operuar Skënderin thotë se pacienti ka pësuar lëndime të mëdha.
“Është evidente se ka pasur të thyer nofullën e naltë në të dyja anët. Është thyer baza e orbitës së syve, mollëzat dhe është konstatuar se pacienti ka pësuar lëndime të rënda”, tha doktor Salihu për KALLXO.com.
Mjeku thotë se duket që lëndimet e Skënderit kanë ardhur nga goditjet që ka marrë gjatë sulmit.
“Në bazë të lëndimeve që pacienti ka pasë, jep me kuptu që ato lëndime janë shkaktuar nga një forcë e topitur. Ka gjasë që pacienti i ka marrë ato lëndime gjatë rrahjes me grushte, jo me mjete të forta”, tha Salihu.
Incidenti ishte raportuar edhe në Policinë e Kosovës.
Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës, thotë se përveç aksidentit, aty ka pasur edhe sulm dhe shkaktim të lëndimeve trupore.
“Personat që ishin në veturën Kia Carneval ishin sulmuar nga një grup personash të tjerë (sipas deklarimit te viktimave te nacionalitetit serb) që në atë moment ishin në atë zonë ose përreth zonës”, tha zëdhënësi Borovci.
Kurse stacioni i policor i Graçanicës thotë se po i vazhdon hetimet rreth rastit.
“Ne kemi një hetim në vazhdim për këtë incident, dhe jemi duke mbledhur deklarata nga viktimat dhe dëshmitarët, por unë nuk jam i lirë të japë më shumë informacion sepse hetimi është në vazhdim”, tha një zyrtar i policisë në Graçanicë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi