Imamët shqiptarë për sulmin në Paris: Vepër që shpërblehet nga Allahu
Faqja 1 e 1

"Çdokush që ka pikturuar karikatura për Profetin tonë Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem ose ka shkruar artikuj në gazeta apo revista ose ka shkruar libra ose ka bërë filma në të cilat ka fyerje ndaj, Profetit tonë Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem, kjo për ne konsiderohet më shumë se shpallje lufte. Kështu që, ajo vepër që ka ndodhur në Francë, nëse vërtetohet se e kanë bërë myslimanët për arsye të karikaturave, atëherë, ne këtë vepër e konsiderojmë vepër të mirë që ka shumë shpërblim tek Allahu", shkruajnë Balla dhe Hysa.
Më tej, ata pranojnë se besimi te Allahu justifikon vrasjen e njerëzve dhe se janë krenarë për këtë. Dyshja apelon ndaj myslimanëve që e duan fenë e tyre dhe Profetin Muhamed më shumë se vetja e familja, t'i bashkohet qëndrimit të tyre.
"Nëse dikush do thotë: ju qenkeni terroristë, sepse po lejoni të vriten njerëzit për shkak të lirisë së fjalës. Përgjigje: Po ne jemi terroristë ndaj çdo armiku të Allahut që i ka shpallur luftë fesë islame. Jemi krenar për këtë", shkruan Balla dhe Hysa.
"I bëjmë thirrje çdo muslimani që e do islamin dhe e do Profetin Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem më shumë se vetja,fëmijët, prindërit e të tjerët që të bashkëngjitet me ne në këtë qëndrim ne mbrojte te fesë tonë dhe Profetit tone Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem sidomos tani që shume gazeta janë solidarizuar me gazetën që i ka shpallur luftë islamit duke fyer Profetin Sa-l Allahu alejhi ue sel-lem", përfundon deklarata e tyre.
Balla dhe Hysa janë arrestuar në muajin shkurt, si pjesë e një aksioni kundër terrorizmit, të akuzuar për rekrutimin e xhihadistëve për të luftuar me grupet radikale islamike Jabhat al-Nusra dhe ISIS. Që prej nisjes së konfliktit, 10 shqiptarë kanë humbur jetën në Siri dhe 30 të tjerë janë kthyer në atdhe, përpara hyrjes në fuqi të ligjit që i dënon ata për bashkëpunim me terroristët.
Në sulmin e datës 7 janar, ku tre burra të maskuar hynë në zyrat e revistës satirike franceze "Charlie Hebdo", u vranë 11 persona dhe u plagosën 11 të tjerë. Edhe pse shumica e shqiptarëve janë myslimanë, islami radikal ka pak ndjekës në Shqipëri. Shumica e politikanëve shqiptarë dhe liderëve fetarë e kanë dënuar sulmin ndaj revistës. Përfaqësuesit e katër denominimeve kryesore fetare u bashkuan me kryeministrin Rama dhe liderë të tjerë botërorë në marshimin e unitetit në Paris, pas sulmeve.
Pjesë nga deklarata e imamëve që qarkullon në rrjetet sociale
Në muajit shkurt Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë arrestoi 8 të dyshuar, përfshirë dy imamët, si pjesë e një rrjeti i cili besohet që ka organizuar dhe financuar rekrutimin e xhihadistëve shqiptar që luftojnë në Siri. Rreth 90 militantë Shqiptarë, një pjesë me familjet e tyre, u nisën drejt Sirisë gjatë viteve 2012-2014, me bindjen se do të bëheshin pjesë e një lufte të shenjtë. Sipas dokumenteve të siguruara nga BIRN, rreth 50 prej tyre, të identifikuar tashmë nga autoritetet e sigurisë, vazhdojnë të jenë pjesë e konfliktit. /BIRN
Dy imamët shqiptarë, të arrestuar në muajin shkurt për nxitje të terrorizmit, Abdurrahim Balla dhe Bujar Hysa, kanë lëshuar një deklaratë që po qarkullon në rrjetet sociale në mbështetje të sulmit terrorist ndaj revistës satirike franceze "Charlie Hebdo".

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi