Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi
Faqja 1 e 1
Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi
Mita dhe Tuk Jakova |
“Guxoi të thoshte të vërtetën dhe u kryqëzua barbarisht. Pohoi haptas se Enver Hoxha nuk u zgjodh Kryetar i PKSH-së në mbledhjen themeluese dhe përfundoi në ferrin e burgjeve të komunizmit”.Ajo që ndodhi me Tuk Jakovën, njërin nga protagonistët kryesor të fillimit të lëvizjes komuniste në Shqipëri, është sa e dhimbshme aq dhe e mizore. Mita Jakova e shoqja e tij, në një rrëfim për emisionin “Histori me zhurmues”, të gazetarit Pandi Laço në TV “Klan”, zbulon për herë të parë një retrospektivë të plotë të tragjedisë që përjetoi ish komisari i Brigadës së Parë Sulmuese.
Me një kujtesë të admirueshme për moshën dhe kalvarin e vuajtjeve, bashkëshortja e Tuk Jakovës flet për rrethanat në të cilat lidhi jetën me të, kush i besoi detyrën e kreut të njësisë së parë partizane, cilat ishin marrëdhëniet e tij me Mehmet Shehun kur ndanin përgjegjësitë e komandantit dhe komisarit të Brigadës së Parë Sulmuese, si lindën konfliktet e para me Enverin dhe kush e inicionte qëndrimin sektar të liderëve komunist ndaj tij për zbutje të luftës së klasave dhe marrëdhënie kompromentuese me klerin katolik etj. Pjesa e vuajtjeve dhe dramës pas dënimit të të shoqit për tradhti të lartë ndaj atdheut, zë një vend të veçantë në tregimin e Mita Jakovës, të cilës i është dashur të mbijetojë bashkë katër fëmijët me shumë mundime dhe sakrifica të jashtëzakonshme. Gjithsesi, nga gjithë përjetimet e atij kalvari të tmerrshëm, kjo grua fisnike ka peng kushtet në të cilat i ndërroi jetë njëra nga vajzat dhe enigmën ende të pazbardhur për mënyrën si vdiq në spitalin e burgut i shoqi, në mbrëmjen e vonë të 26 gushtit 1959...
Zonja Mita! Ju jeni bashkëshortja e Tuk Jakovës dhe jeni lidhur me të qysh në vitet e luftës. Si e kujtoni momentin e themelimit të Partisë Komuniste Shqiptare?
Me Tuk Jakovën jam njohur në ceremoninë e krijimit të Brigadës së Parë Sulmuese, që u zhvillua më 15 gusht 1943. Atje e pashë Tukun për herë të parë, që foli si Komisar i Brigadës. Unë isha një e re komuniste që isha lidhur me lëvizjen antifashiste qysh në vitin 1942 dhe punoja brenda në qytet. Ne ishim 15 shoqe, kryesisht të reja që ishim inkuadruar në një çetë. Komandante e çetës tonë ishte Kleopatra Mulliqi, një grua përparimtare që kishte përqafuar lëvizjen që në fillimet e veta. Pasi mbaroi ceremonia e inaugurimit të Brigadës, Tuku me cilësinë e komisarit të saj, na thirri ne vajzave dhe na vuri në dijeni se brigada do të fillonte të lëvizte në të gjithë Shqipërinë. Aty për aty na porositi për të lajmëruar familjet dhe na sistemoi në çadrën e shtabit të brigadës. Sakaq ne lajmëruam familjet dhe morëm teshat e u sistemuam në çadrës e shtabit. Ky ishte si të thuash takimi i parë me Tukun. Gjatë ditëve në vijim na lidhi puna dhe komunikuam disa herë. Pata rastin të flisja nga afër me të, ta njihja konkretisht dhe pa e kuptuar përfundova në lidhjen e ngushtë. Në maj të vitit 44 bëmë fejesën.
Çfarë cilësish kishte Tuk Jakova, që u caktua komisar i Brigadës së Parë?
Tuku ishte një nga të rinjtë e njohur në jetën ilegale të qytetit të Shkodrës. Emri i tij ishte bërë i dëgjuar sidomos për mjaft aksione të guximshme ndaj okupatorit. Në Shkodrën e asaj periudhe flitej sidomos për një rast ku Tuku me Sadik Bekteshin kishin mundur të çanin një rrethim të rrezikshëm, në kohën kur shumëkush i dinte të asgjësuar. Përmbledhtazi do të thosha se jeta ilegale e kishte bërë të njohur emrin e tij edhe përtej qytetit të Shkodrës. Pikërisht gjatë aktivitetit në radhët e lëvizjes ilegale, Tuku u dallua për trimëri dhe guxim. Ai kishte një inteligjencë natyrale shumë të zhvilluar. Përsa i përket shkollimit, kishte bërë arsimin 9-vjeçar, si mund t’i themi sot. E vërteta është se përtej dëshirës së madhe të tij për dije, nuk pati mundësi për t’u arsimuar për arsye ekonomike. Nga familja e tyre u shkolluan tre vëllezërit e tjerë...
Tuku ishte një nga figurat qendrore të PKSH, pse nuk shkoi për t’u shkolluar në Bashkimin Sovjetik si pjesa tjetër e liderëve komunist të asaj periudhe?
Tukut asnjëherë nuk ia ofruan shkollimin në BS pas çlirimit, në kohën kur shumëkush nga kolegët e tij shkuan aty disa herë. Pikërisht këtë e kemi pasur merak familjarisht. Një ditë i kam thënë Enverit, kur ishte në shtëpinë tonë. “Si është e mundur që Tuku ende nuk po shkon si gjithë të tjerët për t’u shkolluar në BS”. Ai qeshi, më vuri dorën në supe dhe mu kthye si me qesëndi: “Në qoftëse të tjerët kanë bërë shkolla të ndryshme, Tuku ka shkollën e jetës, ka akademinë e përvojës”
Tuku drejtoi Brigadën e Parë Sulmuese me një figurë tjetër historike, siç ishte Mehmet Shehu. Cilat ishin marrëdhëniet me të?
E vërteta është se ata kishin shumë gjëra të përbashkëta. Të dy dalloheshin për trimëri dhe aftësi organizuese. Të dy kishin simpatinë dhe mbështetjen e tërë partizanëve të Brigadës. Ndërkaq kishin dhe dallime midis tyre. Mehmeti p.sh ishte tip shumë i ashpër, shumë impulsiv. Tuku ishte i butë prej natyre. Ishte i qetë dhe i shtruar. Mbi të gjitha ishte shumë tolerant. Ka qenë një rast p.sh gjatë luftimeve në Pogradec, ku u zu një masë e konsiderueshme me ballist të cilët mbetën robër në duart e partizanëve. Pikërisht në momentin kur pritej pushkatimi, Tuku urdhëroi lirimin e tyre! Po kështu Tuku ishte një njeri që kishte shumë influencë në popull dhe njerëzit flisnin para tij me zemër në dorë. Veçanërisht pjesa katolike, nga e cila ishte e vetmja figurë përfaqësuese në ato nivele, e respektonte shumë dhe i besonte për çdo gjë. Tuku kishte marrëdhënie shumë të mira me klerin katolik dhe siguronte bashkëpunim të frytshëm me të në të gjitha situatat. Pikërisht për këto marrëdhënie shpirtërore është kritikuar rëndë më vonë. Ndodhi në një rast që takoi një prift katolik në Tiranë ,që ishte në gjendje shumë të keqe ekonomike. I dha një mijë lekë për ta ndihmuar, së paku për të shkuar në shtëpinë e tij në Shkodër. Qëlloi që këtë ja tha Enverit. Enverit me sa dukej nuk i pëlqeu, po siç e kishte zakon nuk bëri gjë ballasi. Sidoqoftë nuk mund t’ia falte, e rezervoi me atë mënyrën e tij djallëzore dhe një ditë e penalizoi rëndë. E vërteta është se Tukun, kuptohet me porosinë e Enverit, kolegët e goditën jo vetëm për simpatinë për klerin katolik por edhe për mbështetje materiale ndaj tij.
Këtu fillojnë kritikat e para ndaj tij, apo jo?
Tuku për herë të parë është kritikuar në plenumin e shkurtit të vitit ’51, si zbutës i luftës së klasave. Kjo vinte nga vet natyra e tij. Ai takohej me të gjithë. I priste të gjithë që i vinin në zyrë. Dëgjonte hallet e tyre dhe mundohej tua zgjidhte. Ishte i hapur me çdo njeri, pavarësisht profileve politike të tyre dhe ndasive fetare. Po le të qëndrojmë te kritika e parë që iu bë në atë plenum, për zbutje të luftës së klasave. Kjo kishte zënë vend qysh në raportin e mbajtur në fillim të plenumit. I vetmi që u çua për të folur pas prezantimit të kësaj kritike ishte Mehmet Shehu. Pas një heshtje të gjatë, ai u çua duke ju drejtuar sallës: Çfarë keni që nuk flisni për Tukun. Për trimërinë e tij unë vë duart në zjarr. Po Tuku është trim vetëm kur e ka armikun përballë! Me një fjalë krijoi mendimin se Tuku toleron nga pozita jo të shëndosha. Gjatë kësaj kohe, Tuku ishte deputet në Shkodër. Sipas rregullit bënte takime të shpeshta me zgjedhësit. I dëgjonte me vëmendje hallet e tyre. Ishte një periudhë që kishte shumë ankesa për papunësinë. Ja ngiten këtë shqetësim në takime të ndryshe. Ai u angazhua me mish e me shpirt për të vënë në lëvizje strukturat e shtetit për t’i dhënë zgjidhje këtij shqetësimi, pa pasur parasysh biografitë e njerëzve që kërkonin punë. I shkoi një ditë në zyrë mbesa e Patër Andon Arapit. Ajo pasi i sqaroi pozicionin politik të familjes, i tha se së paku i duhej një vend pune i rëndomtë sa për të përballuar varfërinë familjare. Tuku pa marrë parasysh se nga cila familje vinte kjo vajzë, ndërhyri dhe e sistemoi me punë në rrobaqepësinë e qytetit. Aty kishin filluar punë po me ndërhyrjen e tij dhe 15 vajza të tjera që kishin një status politik të kontesueshëm për kohën. Mirëpo ndodhi që ende pa kaluar shumë kohë, të gjitha këto vajza bashkë me mbesën e Pater Andon Arapit i hoqën nga puna. Vigjilenca e njerëzve të Partisë me sa duket e kishte bërë të veten. Kur Tuku e mori vesh, u indinjua shumë. Takoi menjëherë Enverin dhe i tha se ka ndodhur një ngjarje që ka tronditur krejt Shkodrën. Po a mund të ndërhynte Enveri që e ideonte vet këtë marrëzi?!
Cilat ishin detyrat me të cilat u ngarkua Tuk Jakova pas çlirimit?
Për një periudhë, pas çlirimit u caktua president i sindikatave dhe prej andej, aty nga fundi i vitit 1946, e dërguan si të ngarkuar me punë në Federatën Jugosllave. Ky, si të thuash ishte një largim nga qendra, nga Tirana. U kthye nga Beogradi në vitin 1948, në kohën kur u zhvillua Kongresi i parë i Partisë. Në atë Kongres, ai u zgjodh në një post shumë të rëndësishëm, siç ishte ai i Sekretarit të KQ të Partisë për kuadrin...
Cilat kanë qenë pakënaqësitë e para të Tukut për mënyrën si kishte nisur drejtimi dhe zhvillimi i Shqipërisë?
Pakënaqësitë kanë qenë të ndryshme. Kanë qenë pakënaqësitë politike, kanë qenë pakënaqësitë ekonomike, kanë qenë pakënaqësitë në lidhje me luftën e klasave, në lidhje me klerin, në lidhje me shkrimin e historisë së partisë etj. Mbaj mend kritikën e parë për faktin që ishte kundër ngritjes së industrisë së rëndë. Ishte vërtetë një rrethanë interesante. Tuku në kohën që bënte detyrën e zëvendëskryeministrit bëri disa vizita rresht në vendet e demokracive popullore, të destinuara këto në fushën e ekonomisë. I befasuar nga zhvillimet e tyre, ai pyeste jo pa habi, se çfarë kishin më tepër ato vende që ishin më të përparuara nga vendi ynë. I qëlloi që gjatë një delegacioni në Çeki kishte parë mjaft qendra të industrisë së lehtë dhe ushqimore, të cilat po i zëvendësonin teknologjitë ekzistuese me teknologji të reja. Këtu i lindi ideja që për konditat tona, e kishim shumë të nevojshme t’i merrnim e t’i instalonim ato në Shqipëri. Sa mbërriti në Tiranë e propozoi në qeveri. Njëherazi me këtë rekomandim, Tuku kundërshtoi projektin për të ngritur industrinë e rëndë. Kur nuk kemi këllqe, pse duhet t’i futemi një aventure të tillë, këmbënguli ai duke ofruar zgjerimin e industrisë së lehtë dhe sidomos asaj ushqimore.
Pastaj erdhi goditja në Plenumin e prillit 1955, ku do të diskutohej për të shkruar për herë të parë historinë e Partisë.
Para se të flasë për atë që ndodhi në atë plenum, desha të kujtoj diçka para punimeve të tij. Unë në atë kohë isha me shkollë të mesme dhe kisha dëshirë të vazhdoja shkollën e lartë. Pavarësisht se isha nënë me katër fëmijë, mendoja se i kisha mundësitë e shkollimit. Teksa këmbëngula për këtë në rrugë zyrtare, më caktuan të vazhdoja shkollën e partisë. Aty bënim leksione ku ndër të tjera ato për themelimin e partisë ishin ndër më të preferuarat. Po si trajtohej në leksione kjo çështje? Përmendej data e 8 nëntorit 41 dhe fund e krye çdo gjë i dedikohej Enver Hoxhës. Sipas tyre, akti i themelimit ishte vepër e tij. Themeluesi ishte Enveri. Po ai dhe Sekretar i Përgjithshëm që nga 8 nëntori 41, etj. Një mbrëmje teksa bisedoja me Tukun i thashë për këtë mënyrë si trajtohej në shkollë akti i themelimit të partisë. Ai u indinjua dhe aty për aty ma ktheu. “Nuk duhet lidhur çdo meritë e partisë me emrin e Enverit” “Nuk është kështu e vërteta” Pastaj Tuku më shpjegoi me qetësi si e kujtonte ai këtë akt historik. Në mbledhjen për themelimin e partisë ishte zgjedhur një komitet provizor prej shtatë vetash. Pra, nga ajo mbledhje nuk ishte caktuar asnjë udhëheqës i vetëm. Enveri u zgjodh kujdestar për financat. Tuku, Kristo Themelkua dhe Koci Xoxja u caktuan të merreshin me formimin e celulave në qytete të ndryshme. Qemal Stafa u caktua të merrej me rininë. Gjin Marku me ushtrinë. Ramadan Çitaku me lëvizjen. Kështu që mbledhja nuk doli me një person udhëheqës por me një organ kolegjial provizor.
Pikërisht këtë ngriti Tuku në mbledhjen e Plenumit të prillit 55. Për gjithçka foli aty i referohej kujtesës si dëshmitarë okular i ngjarjes historike. Mirëpo kjo ishte goditëse për Enver Hoxhën. Deri në atë periudhë, ai nuk kishte qëlluar të debatonte me njerëz që shfaqnin pikëpamje në kundërshtim me ato të tijat. Tuku foli hapur duke shpjeguar se Enveri në mbledhjen themeluese nuk u zgjodh as kryetar dhe as sekretar i përgjithshëm i partisë. E vërteta është, tha Tuku, se që nga krijimi i partisë dhe deri në vitin 1942 partia drejtohej nga komiteti provizor. Në prill të vitit ‘42 u caktuan detyra të tjera dhe aty për herë të parë u hodh ideja e krijimit të çetave partizane. Ndërkaq, në mars të vitit ‘43 në Labinot të Elbasanit u bë Konferenca e Parë e Vendit, ku Enver Hoxha u zgjodh për herë të parë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë, i propozuar drejtpërdrejt nga Miladin Popoviçi, i cili kishte dhënë një ndihmë shumë të madhe për shkrirjen e grupeve komuniste dhe krijimin e partisë. Për të gjithë protagonistët kryesor të aktit të themelimit të partisë ishte e njohur marrëdhënia e ngushtë e Enverit me Miladinin. Ata kudo i shikoje bashkë. Në qytet, në fshat, në mbledhje të ndryshme. Madje ndanin të dy gati të njëjtin qëndrim për çështjet që dilnin. Padyshim që ky reagim i Tukut për të thënë të vërtetën nuk mund të kalonte pa kosto. Po nuk ishte vetëm kjo përplasja e parë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi
Tuk Jakova |
Tuk Jakova, i lindur në qytetin e Shkodrës në vitin 1914, ishte një nga pjesëtarët kryesor të grupeve komuniste të qytetit të tij. Ai bashkë me Qemal Stafën, Zef Malajn dhe Vasil Shanton morën pjesë në themelimin e Partisë më 8 nëntor 41. Aty u zgjodh një nga shtatë anëtarët e Komitetit Qendror provizor. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare u caktua komisari Brigadës së parë Sulmuese, i Divizionit të Parë dhe i Kopramatës së tretë. Pas çlirimit u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe KQ të Partisë, deputet, zëvendëskryeministër, gjeneral, Kryetar i Kuvendit Popullor. Nga viti 1946, deri në vitin 1950, ishte një nga njerëzit më me pozitë të kohës. Për qëndrimin dhe pikëpamjet e tij në vitin 1951, Tuk Jakova u përjashtua si anëtar i Byrosë Politike, ndërsa në vitin 1955 u përjashtua nga posti i anëtarit të KQ dhe u la për tu diskutuar qëndrimi si anëtar i partisë. Në nëntor të po këtij viti, bashkë me familjen e internuan në Berat ku vetëm pas dy muajsh, në vitin 1957, e izoluan në kalanë e Kaninës. Në vitin 1958 akuzohet për tradhti të lartë ndaj atdheut, për agjitacion e propagandë dhe në bashkim të akuzave dënohet me 20 vjet heqje lirie. Vdes në vitin 1959 në rrethana që mbeten ende të dyshimta.
___________
E shoqja: Tuk Jakova nuk vdiq, po e vranë në spitalin e burgut
Ajo që ndodhi me Tuk Jakovën natën fatale të gushtit ‘59 në spitalin e burgut të Tiranës, nuk u zbardh asnjëherë. Zyrtarisht u tha se ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë. Mjekët nga ana e tyre ofruan dy opsione të tjera: Vdekje pas operacionit të apandesitit dhe nga një plasje e papritur e tëmthit. Kanë kaluar 50 vjet nga ajo natë tragjike gushti dhe ende kanë mbetur të dyshimta rrethanat, në të cilat pushoi zemra e Tuk Jakovës, të dënuarit politik për tradhti të lartë ndaj atdheut.Enigmën e hershme vazhdojnë ta përjetojnë me brengë e dhimbje familjarët, shokët, miqtë, të njohurit dhe bashkëvuajtësit. Shumëkush prej tyre vazhdon prej vitesh të hulumtojë me mënyrën e vet për të depërtuar sado pak përtej hijeve të misterit vrastar. Sidoqoftë, Mita Jakova e shoqja e liderit të martirizuar, që është tejlodhur në stresin e dilemave të gjithëfarllojta, ka bindjen se ajo që ndodhi natën e 26 gushtit 59, nuk ishte një vdekje natyrale, por një vrasje e pastër. Në rrëfimin e saj për emisionin “Histori me zhurmues” të Pandi Laços në TV Klan për herë të parë zbulon një pjesë të së vërtetave që kanë lidhje me rrethanat, në të cilat ndërroi jetë Tuk Jakova në spitalin e burgut...
Zonja Mita! Flitet se Tuku një nga përplasjet e para e ka bërë lidhur me mënyrën si ishte organizuar muzeu i luftës Nacionalçlirimtare?
Pikërisht me këtë rast Tuku krijoi përplasjen tjetër me krerët e lartë të politikës. Sa kishte marrë formë riorganizimi i muzeut të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Kur shkoi Tuku dhe e vizitoi për herë të parë i bëri shumë përshtypje, që aty nuk dilnin figurat kryesore, nuk dilnin të gjithë udhëheqësit që kishin drejtuar lëvizjen, por dilnin disa figura që nuk kishin ndonjë meritë të veçantë. Kështu p.sh., një kënd të dukshwm e zinte Spiro Koleka, i cili erdhi në parti nga grupi i zjarrit në vitin ‘43 dhe gjatë gjithë kohës ka qenë pranë Shtabit të Përgjithshëm. Megjithë meritat që ka Spirua, tha Tuku, përsëri nuk e ka vendin në atë stendë. Po kështu Tukut i tërhoqi vëmendjen fakti që në muze nuk kishte asgjë për çetat nacionaliste, siç ishte p.sh., ajo e Riza Kodhelit, aq shumë e njohur në zonën e Korçës. Nejse të vemi tani te plenumi. Një natë para tij po flisnim me Tukun në shtëpi. Ne ishim më shumë se bashkëshortë. Ishim bashkëluftëtarë, ishim shok e miq. Dhe flisnim si të tillë. Ai më tha se të nesërmen do zhvillohej plenumi, që do diskutonte për historinë e partisë. “Po ti, i thashë do diskutosh, se nuk të kam parë të përgatitesh?”. Më tha se do të fliste për shtrembërimet, që i ishin bërë të vërtetave që kishin të bënin me krijimin e partisë. “Unë jam pjesëtar i atyre ngjarjeve dhe nuk kam nevojë të përgatitem.”, shpjegoi ai. “Janë çështje delikate, i thashë, e duhet bërë kujdes” “E vërteta është e vërtetë dhe nuk ka pse të hezitohet për ta dëshmuar si të tillë”, u përgjigj me një bindje të padiskutueshme. Ishte njeri kurajoz Tuku dhe fliste hapur, pa pasur parasysh efektet që mund të shkaktonte fjala e tij tek të tjerët. Formalizmi, servilizmi dhe demagogjia ishin veset që ai i urrente me shpirt...
Dihet se goditja e parë Tuk Jakovës i është dhënë në plenumin e vitit ‘55. Kush e vuri në shënjestër dhe cilat ishin motivet e vërteta të kësaj përplasje?
U bë plenumi i famkeq. Në fillim u lexua raporti nga Enveri dhe si zakonisht priteshin diskutimet. Çuditërisht nuk u ngrit njeri. E kush mund të çohej të vinte në diskutim ato që thoshte njeriu më i fuqishëm i kohës. Hija e të parit i tundonte e i bënte të mblidheshin në vetvete. U ngrit i pari Tuku. Enveri që mesa merrej vesh e dinte bindjen e tij, u kollit si për t’u dhënë sinjalin tw tjerwve. Sa mbaroi Tuku u bë pushim. Pas pushimit u ngrit Nexhmije Hoxha dhe iu kundërvu hapur problemeve që ngriti Tuku. Analiza e saj i quante qëndrimet e Tukut devijime parimore. Pikërisht problemet që ngriti Nexhmija u bënë më vonë pjesë e rezolucionit të plenumit. Që nga prilli i vitit ‘55, pra që pas këtij plenumi e deri në qershor që u bë vendimi, Tuku u fut në një rreth të izoluar dhe survejohej pa pushim. Vinte në punë me roje të dera. Nuk lejohej të dilte nga Tirana pa marrë leje zyrtare. Shokët iu larguan që të gjithë. Nuk e takonte askush. Kërkuan të bënte autokritikë dhe të pohonte se ku frymëzohej në qëndrimet antiparti. Filluan t’i vënë në dukje devijimet që nga grupi i Shkodrës, lidhjet me klerin, zbutjen e luftës së klasave etj. Tuku idealist siç ishte u përpoq të bënte autokritikë, por kjo nuk i vlejti dhe e përjashtuan nga Komiteti Qendror. Menjëherë pas kësaj na dërguan me familje në Berat. Tukun aty e çuan për të punuar në një zdrukthëtari në një punishte të vjetër. Pastaj filloi ajo periudha e persekutimit. Një persekutim çnjerëzor do të thosha. Nuk kishte gjë më të tmerrshme nga situata që na u imponua. Njerëzit na shikonin me habi dhe me urrejtje dhe na largoheshin menjëherë sa përballeshim me ta. Iknin si të shpëtonin nga një sëmundje e keqe.
Pra, ju kaluat nga një shtëpi në Bllok në një strehë mjerane në periferi të Beratit?
Na çuan në Berat në një barakë të ngritur në mes të një moçalishteje të mbushur me bretkosa dhe gjarpërinj. Lagështira ishte shumë e madhe. Të katër fëmijët kaluan konsekuenca të rënda shëndetësore nga jetesa aty. Ndenjëm gati 15 vjet atje. Tw izoluar twrwsisht. Kjo e vriste shpirtërisht Tukun. Mbaj mënd tronditjen e tij në çastet kur i morën pistoletën. Kur e dorëzoi sipas urdhrit, iu tha policëve t’i regjistronin numrin me shpresën se një ditë do të sqaroheshin gjërat dhe do të mund ta merrte përsëri. E kishte kujtim që nga ditët ilegale të luftës. I hoqën gradat. I hoqën titullin “Hero i Popullit”. Kishim në atë kohë vetëm njeri-tjetrin. Mbështeteshim vetëm te njëri-tjetri. Tuku i sinqertë siç ishte, me atë pastërtinë shpirtërore që e karakterizonte, u ul një ditë dhe i shkroi një letër KQ të PK të BS. Atë letër e çova unë në ambasadën sovjetike në Tiranë. Kërkova ambasadorin dhe më doli sekretari i tij. Ia dhashë dhe u ktheva duke shpresuar për një reflektim të mundshëm në qëndrimin ndaj nesh. Pas dy muajsh aty ku ishim na u kthye letra pa asnjë përgjigje. Na i sollën në banesë ashtu siç ishte.
Të vijmë te një ngjarje tjetër. Tuku pasi përjashtohet nga partia në vitin ‘57, e izolojnë në kalanë e Kaninës...
Para se të vijmë te ky moment desha të shpjegoj rrethanat para izolimit në Kalanë e Kaninës. Në nëntor të vitit ‘56 kur ishte pushkatuar Dali Nderu dhe Liri Gega, ne na sollën vendimin e internimit që do të thoshte se do të jetonim në ato kushte, por tani me një ndryshim të madh. Çdo ditë duhej të paraqiteshim në degën e Punëve të Brendshme për të raportuar. Vazhduam në këtë gjendje deri në 24 maj të vitit ‘57. Pikërisht në këtë ditë, e cila koincidonte me 13 vjetorin e fejesës Tukun e izoluan në kalanë e Kaninës e më vonë në Ishullin e Zvërnecit. Më 4 janar ‘58 e arrestuan...
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Gruaja e Tuk Jakovës: Fjalia për të cilën Enver Hoxha urdhëroi zhdukjen e tim shoqi
Mbani mënd përse e akuzuan?
Një mori akuzash bajate dhe pa asnjë fakt konkret. I thanw pwr tradhti tw lartw dhe e degdisën në qeli. Shkoja shpesh për ta takuar. Takimet me të i kisha shumë të shtrenjta. Më kujtohet takimi i parë kur shkova me katër fëmijët, të cilëve deri atëherë nuk u kisha thënë se ai ishte në burg, por me shërbim. Na i nxorën nga një deriçkë pas burgut, gjithnjë mes hekurave dhe policëve. Fëmijët sa kishin mbaruar shkollën dhe kishin marrë me vete dëftesat për t’ia treguar Tukut. Të gjithë kishin nota të shkëlqyera. Mënyra si ishte rezervuar pritja ishte e tmerrshme. Nuk na lejohej asnjë kontakt fizik. Mua më porositën më herët se në qoftë se do t’i jepja dorën do ta ndërprisnin takimin. Tuku sa u afrua zgjati dorën i përmalluar. Nuk dija çfarë të bëja. Çova krahët lart dhe i kryqëzova në shpatullat e fëmijëve. E bëra për t’i lënë të kuptonte Tukut se nëse nuk mund të takohemi bashkë, unë po i përqafoj fëmijët edhe për ty. Ky ka qenë takimi i parë. Edhe më rrëqethës ka qenë ai i fundit. Ishte data 22 qershor 1959. Shkova si gjithnjë me fëmijët në takim. E kishte marrë shumë malli. Këtë herë vajza e vogël shkonte për t’i thënë të atit se kishte mësuar për të shkruar. E takuam mes dy palë hekurave. Roje ai andej. Roje ne këtej. Kërkoi të përqafonte fëmijët. Nuk e lejuan në asnjë mënyrë. Të paktën atë të voglën, iu lut policëve. Jo as atë! Reaguan ata me ashpërsi. Ndërkaq, Tuku i përlotur e i revoltuar iu drejtua oficerit të Ministrisë së Brendshme që na shoqëronte. “Kjo që po ndodh këtu, nuk ka ngjarë as në burgjet e fashizmit”. Në çast fëmijët ia dhanë të qarit me dënesë. U krijua një situatë tejet e rëndë dhe nuk dija si të bëja. Zërat urdhërues e brutalë të policëve i dhanë fund takimit. Ishte i fundit ky. Vetëm pak më vonë, në gushtin e vitit 1959 nga burgu e çuan në spital ku ndërroi jetë në rrethana misterioze...
Si u lajmëruan për vdekjen e tij?
Më 19 gusht ‘59 shkova për ta takuar në burg. Mirëpo sa u paraqita aty më thanë se është shtruar në spital. Kur pyeta për çfarë më qetësuan, duke më sqaruar se ishte diçka e parëndësishme. Një apandesit i lehtë, më shpjeguan. Ka shkuar për ta operuar dhe pas një jave do kthehet prapë. Më 26 gusht ‘59 më lajmëruan se Tuku është shumë sëmurë. Madje, më njoftuan se do më çonin me makinë prandaj duhej të merrja me vete dhe fëmijët. Ashtu bëmë. Hipëm në makinë dhe u nisëm me shpresën për ta gjetur me frymë. Fillimisht shkuam në ministri siç ishte rregulli. Aty na priti Filat Muçua, i cili pa bërë zë më tha mua për ta ndjekur nga prapa në zyrat e thella të katit të parë të ministrisë. Hyra aty në një dhomë të madhe. Nuk më mbanin këmbët dhe gjeta një tavolinë për t’u mbështetur. Nuk mu durua dhe e pyeta: Çfarë do më thuash? Çfarë ka ndodhur me Tukun? Tuku vdiq mbrëmë, tha ai, në orën 12:00. “Ne ia bëmë të gjitha, vazhdoi, por aq e kishte shkruar siç thotë populli”. Sakaq më njoftoi për një “privilegj” që më kishin rezervuar me këtë rast. “Si rregull, sqaroi Muçoja, atë që vdes në burg, nuk lejohet ta shikojnë familjarët. Po rasti i Tukut është i veçantë dhe ty do të lëmë ta shikosh”. Si kaluan disa çaste dola dhe mora rrugën e morgut. Kur mbërrita aty pashë që nga dera përballë po futej nëna e Tukut bashkë me vëllain e tij Kol Jakovën. Kapërcyem portën dhe u gjwndwm brenda. Kur ç’të shikonim. Pamja e ishte tronditëse. Aty për aty mblodha veten dhe fillova të komunikoj me të. “Tuk i dashur, i thashë, fli i qetë se unë do të bëhem e fortë siç doje ti. Mos kij merak për fëmijët. Ata do t’i nxjerr në jetë e do t’i shkolloj sikur të kisha dhe ty në krahë. Në fund pastaj kur do t’i jepja lamtumirën e përshëndeta sicc pwrshwndesnim dikur partizanët që vriteshin në front. Çova grushtin lart dhe shqiptova formulën magjike: Vdekje fashizmit, shpirti im!” Dhe ika, ika duke mos e ditur ku të shkoja. Nëna e Tukut më hodhi krahun dhe dolëm bashkë në oborr. Aty ajo nuk u përmbajt dhe filloi me dënesë “Tuk o bir që s’tu ndodha pranë”. Nuk kaluan vetëm pak çaste dhe policët na lajmëruan për t’u larguar. Ndërkaq, kishte mbërritur edhe makina që do na çonte në Berat. Vjehrra iu lut oficerit, që na shoqëronte për të na lënë atë natë në Tiranë te shtëpia e saj. Jo, i tha ai prerazi. U nisa e shkova të takoja fëmijët. Ata më prisnin sy e vesh çfarë lajmi do t’u çoja për Tukun dhe më pyetën menjëherë: Si është babi? Tani nuk keni më babi, u thashë, por hajde se do të shkojmë në shtëpi. Mbrëmja na zuri te plepat e Durrësit. Ishte ditë dasme dhe aty afër dëgjohej një orkestër që shoqëronte ritmet e këngës së dasmorëve. Eh, thashë me vete, si qëlloka kështu në jetë. Dikush qan e mbytet nga trishtimi, të tjerët këndojnë e shpërthejnë nga hareja...
Çfarë dini për rrethanat në të cilat Tuku ndërroi jetë në spitalin e Burgut?
Autoritet zyrtare u mjaftuan me ato pak shpjegime. E ku mund të pyesje tjetër. Sidoqoftë pas vitit ‘90 erdhën opsionet e para për vdekjen misterioze të Tukut. I pari që na ka sqaruar rrethanat e asaj nate fatale, ka qenë një banor nga Velipoja, i cili ka qenë shok i dhomës në spital me të. Ja si na i rrëfeu ai: Na i sollën në dhomën tonë pa shpjeguar se kush ishte. Që nga çasti që e sollën, shtuan rojet. Pas dy tre ditësh u përmirësua dhe filloi të komunikojë. Morëm vesh se e kishte operuar kirurgu Aleko Bozgo. Ditën e katërt shëndeti i tij u përkeqësua. I hipi një temperaturë shumë e lartë dhe dridhej i tëri. Natën e fundit erdhi një doktor tjetër që e vizitoi. Kur e pyetëm për gjendjen e tij nuk na foli fare. Pak momente më vonë erdhi doktor Ylvi Vehbiu. Si duket e kishin thirrur dhe atë për Tukun. Kur doli nga vizita e pyeta se çfarë ka. Nuk ka shpëtim, mu përgjigj dhe më sqaroi se në kartelë ishte shkruar që i kishte plasur tëmthi, por nuk është e vërtetë, nuk i ka plasur”. Ne kemi folur më vonë vetë me doktor Ylviun. Atë natë e kishin lajmëruar për ta vizituar disa orë para se të ndërronte jetë. Ja si na i kallëzoi doktor Ylviu: Kur shkova, Tuku ishte në kllapi. Me temperaturë shumë të lartë. Ishte në agoni të plotë. Unë nuk kisha se çfarë të bëja, vetëm sa t’ia lehtësoja agoninë. Mbaj mënd që një moment u kthjellua dhe tha “E kanë gabim që veprojnë kështu dhe ecin në kundërshtim me zhvillimet botërore...”. Pak a shumë edhe sot e kësaj dite janë ende të paqarta rrethanat në të cilat ka ndërruar jetë Tuku. Më shumë se një vdekje duket si një vrasje në spitalin e burgut.
Ndërkaq keni pasur dhe një fatkeqësi tjetër në jetë...
Po një fatkeqësi me një nga fëmijët që është dhe më e rëndë. Fëmijët me thënë të drejtën i kam pasur shumë të mirë. Përparimi i tyre në shkollë dhe sjellja shembullore më dhanë kënaqësinë që nuk më shkoi mundi kot me ta. Vjosa, ishte nxënëse e shkëlqyer. Mbaroi gjimnazin me rezultate shumë të mira. Duhej të aplikonte për shkollë të lartë. Po kush mund të guxonte ta çonte në universitet vajzën e armikut të popullit Tuk Jakova. Pikërisht në këtë situatë ajo i bëri një letër Mehmet Shehut. Ajo mbante për emër pseudonimin e tij të kohës së luftës. Për çudi dhe kur nuk e prisnim i erdhi përgjigjja se ishte miratuar e drejta e studimit për kimi-biologji. E nisi me shumë gëzim shkollën e lartë. Në vitin e tretë pësoi një tronditje shumë të madhe. E gjitha erdhi nga braktisja që i bëri djali që dashurohej me të. Ishte një braktisje për motive biografike. Me sa duket dikush kishte ndërhyrë dhe i kishte kujtuar atij pasojat që do të kishte nëse do bëhej dhëndri i Tuk Jakovës. Nejse në tronditje e sipër shkoi bashkë me shoqet në hekurudhë në aksionin e rinisë. Më 1 qershor qëlloi dita e zgjedhjeve. Si ngaherë na jepnin më parë fletën e zgjedhjes me të cilën do shkonim për të votuar. Ajo e mori si gjithë të tjerët dhe e futi në komodinën e saj. Çuditërisht kur erdhi dita e zgjedhjeve nuk e gjeti ku e kishte lënë. Dikush me sa duket ia kishte rrëmbyer djallëzisht. E thirrën në shtab. Bija e armikut!, i thanë me tërsëllimë. Çfarë nuk i bënë. E terrorizuan, ashtu siç ishte e sollën në shtëpi në Berat. Ishte shpërfytyruar aq sa mezi njihej për fytyre. Një muaj ndenji brenda pa dalë fare. Madje i donte dhe dritaret të errëta dhe i mbulonte me batanije. Nuk hante. Nuk pinte. Nuk fliste. Në këtë sfilitje shkoi deri në fund. Eh, Vjosa e nënës....
Letra e fundit nga burgu
E dashtun Mita.
Besoj se tash e tutje letrat kanë me na ardh më shpejt, mbasi na lejuan t’i nisim me postën e zakonshme. Gjithashtu mora edhe një mijë lekët që më kishe dërguar. Siç duket pllaka që dëgjove në radio “Gëzim në famlje” dhe që të dyve na pëlqen aq shumë të kishte ngjallur iluzione të bukura sidomos në pragun e 28 dhe 29 nëntorit. Më vjen shumë keq që iluzionet mbeten iluzione por do të më vinte më shumë keq në rast se do dëshpërohesh. Ne këtej po kërkojmë t’iu lejojnë të na vini me na pa, dhe të rrini këtu bashke me ne të paktën 24 orë. Mbasi vendi që na kanë përcaktu tash për tash për takime është i papërshtatshëm për stinën e dimrit dhe kemi frikë mos na ftohen fëmijët. Mitë, unë jam mirë me shëndet dhe mos bën merak për mu, por shiko veten dhe kalamajt.
Të fala e përqafime.
T’puth, Tuku

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi