Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuriq: Serbia nuk heq dorë nga Trepça, mendimet e tilla janë vetëm iluzione

Shko poshtë

Gjuriq: Serbia nuk heq dorë nga Trepça, mendimet e tilla janë vetëm iluzione Empty Gjuriq: Serbia nuk heq dorë nga Trepça, mendimet e tilla janë vetëm iluzione

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 28, 2015 2:53 pm

Gjuriq: Serbia nuk heq dorë nga Trepça, mendimet e tilla janë vetëm iluzione
Gjuriq: Serbia nuk heq dorë nga Trepça, mendimet e tilla janë vetëm iluzione Gjuriqi

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën Marko Gjuriq ka thënë secili që mendon se Serbia nën çfarëdo rrethane do të heqë dorë nga lufta për Trepçën, pasurinë e vet, për të drejtat e popullit të vet në Kosovë, ka vetëm iluzione.

Gjuriq ka thënë se në Bruksel më 9 shkurt do të bisedohet për krijimin Asociacionit serb të Komunave si dhe për çështjen e pasurisë dhe jo vetëm për Trepçën, por edhe “për shumë pasuri të tjera esenciale për jetë".
“Zgjidhja e çështjes së pasurisë është pjesa esenciale e normalizimit të marrëdhënieve në Kosovë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.
Marko Gjuriq duke u përgjigjur në pyetjen nëse do të ndërrohet ministri për Kthim e Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, ka thënë se Serbia do stabilitetin e Kosovës dhe këtë anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës duhet ta përmbushin.
“Nëse anëtarët serbë të Qeverisë së Kosovës nuk japin rezultate të këtë segment, ndoshta edhe dikush nga Beogradi do të kërkojë përgjegjësi”, ka theksuar Gjuriq.
Marko Gjuriq ka pasur ndikimin kryesor në emërimin e ministrave serbë në Qeverinë Kosovës. Ai për këtë, në prag të formimit të Qeverisë së Kosovës, kishte qëndruar në Prishtinë dhe kishte zhvilluar takime e biseda me përgjegjës të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi