Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qesh vetëm qesh

Shko poshtë

Qesh vetëm qesh Empty Qesh vetëm qesh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 10:57 pm

Qesh vetem qesh



Shkollimi
Komandanti i Stacionit Policor i urdheroi policet e stacionit qe te rreshtoheshin sipas shkolles qe kishin te kryer.
U formuan rreshtat: me 4 vjet shkolle, me shkolle fillore, te mesme, te larte, fakultet,... mirpo nje polic i gjore sillej verdall nga rreshti ne rresth.
Dikur Komandanti u zemrua dhe e pyeti:"q'ka eshte puna me ty qe s'un po ze vend askund"?
"Paj une nuk kam shkolle fare" u pergjegj i gjori.
"Ti dil pas meje" i tha Komandanti.
Pinguinet me syze
Nje polic shef njerin qe po ngiste nje kamion te mbushur me pinguina mbrapa. E ndalon dhe i thote:
- Ku shkon me gjithe keta pinguina ti ? Coji ne kopsht zologjik.
Te nesermen polici duke drejtuar trafikun shef prap kte tipin me kamionin plot me pinguina dhe secilit i kishte vene syze. E ndalon prap dhe i thote:
- Or ti, nuk te thashe ti coje ne kopsht zologjik dje?
- I cova mor shef - pergjigjet shoferi. - Sot po i coj ne plazh.
Prejardhja
Miri i thotë Benit:
-O Beni, e di ti që ne e kemi prejardhjen nga majmuni? Kështu më tha babi dje...
Dhe Beni qe ja kthen:
-E ç’më duhet kjo mua? Nuk ngatërrohem me problemet tuaja familjare...
Zezaku në tunel
Në një televizion shqiptar po jepej programi, ndërkaq spikerja thotë se pas 5 minutash, publiku do të ndjekë një film të bukur. Kalojnë 5 minutat dhe ekrani nxihet sterrë. Asgjë nuk dallohej për gati 90 minuta, derisa në monitor rishfaqet sërish spikerja, e cila thotë:
-Të dashur teleshikues sapo ndoqët filmin “Zezaku në tunel”...
Miza
-Kamarier, -u degjua nje e klithur e fuqishme e leshuar papritur nga njeri ne restorant. –Nje mize ne supe...
Dhe kamarieri ia kthen gjithe miresjellje:
-Nje minute zoteri, ja u sjell une.
Kafshimi
Nje biznesmen vendos te kaloje pasditen kendshem me sekretaren dhe pasi drekojne, shkojne bejne dashuri ne nje motel. Kur po kthehej ne shtepi, burri shikon ne pasqyre se sekretarja i kishte lene nje shenje kafshimi ne qafe. I shqetesuar mbrrin ne shtepi. Shikon qenin qe po luante me nje top llastiku ne oborr dhe i hidhet menjehere siper duke bere zhurme. Ne ate kohe del gruaja.
-Zemer, shiko si me kafshoi qeni ne qafe. – i thote ai.
Sakaq gruaja ja kthen:
-E di shpirt e di, shiko si ma ka kafshuar edhe mua gjoksin...
Papagalli
Vendosin policet qe per ditelindjen e shefit te tyre te organizonin nje parade madheshtore e gjithashtu t’i blinin edhe nje papagall. Dalin gjithandej neper tregje e dyqane kafshesh, por nuk gjenin qe nuk gjenin papagaj. Ne fund, kur i kishin humbur gati shpresat ne nje bordello gjejne nje papagall dhe pasi i luten pronares qe t’ua shese, ia mbushin mendjen dhe e marrin.
Te gezuar policet blejne dhe nje kafaz te bukur dhe i hedhin siper nje mbulese te kuqe qe ta zbulonin surprizen ne momentin kur do t’i jepnin dhuraten shefit. Pasi mbaron parada dhe nis mbremja, te gjithe kureshtaret u mblodhen para kafazit per te pare se çfare fshihej poshte mbuleses. Atehere nje nga policet e heq mbulesen. Papagalli sa i shikon ia ben me te madhe:
- Fshihuni kurva se erdhi policia...
Polici dhe hajduti
Nje polic kap nje hajdut e pasi i ve prangat i thote se do ta shoqeroje per ne rajon. Duke ecur rruges kur ishin para nja bari hajduti i thote policit:
- Me ler te blej nje pakete cigare...
Polici e beson dhe ne fodullek e siper e le te lire hajdutin qe te shkoje te bleje paketen. Kalojne 10 minuta dhe hajduti nuk po dilte me jashte. Atehere polici futet brenda barit, por as aty nuk e shikon. Nderkaq, dikush i thote se hajduti kishte ikur nga dritarja. Te nesermen rastesisht polici e sheh hajdutin ne rruge dhe menjehere e kap dhe i hedh prangat. Duke e çuar per ne rajon, serish ata kalojne prane te njejtit bar. Hajduti ndalet dhe i thote:
- O shef, te lutem me ler te blej nje pakete cigare!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qesh vetëm qesh Empty Re: Qesh vetëm qesh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 10:58 pm

Te doktori
Nje burre, i shqetesuar nga mendimi se asnjeri nuk e vleresonte, shkon per vizite te nje psikanalist i famshem. Hyn ne studion e doktorit dhe i thote:
-Doktor, nuk me vlereson askush...
-Te hyje nje tjeter, – tha doktori.
Numer gabim
Dikush merr telefonin dhe formon nje numer. Sapo tjetri ngre telefonin, marresi e pyet:
-Me falni, jeni 0237095682?
-Çfare shenjestre, - pergjigjet tjetri, - nuk ke gjetur asnje numer...
Pse bjondet?...
-Pse një bjonde e kthen shallin në dyqan?
-Sepse i rrinte shumë i ngushtë.
-Si e bën një bjonde të qeshë të hënën?
-I thua një barcaletë të shtunën.
-Pse një bjonde vë gishtin mes çekiçit dhe gozhdës?
-Sepse nuk mund të duronte zhurmën.
-Çfarë është 3km e gjatë dhe e ka nivelin e inteligjencës 0?
-Një paradë bjondesh

Bashkëshortët në “intimo-shop”
Një grua me gjoks të vogël hyn në dyqan me burrin e vet dhe shikon një palë sytjena, të cilat i pëlqen menjëherë.
-Këto më pëlqejnë dhe do t'i blej - i thotë të shoqit.
-Me atë gjoks që ke ti, ato nuk të hyjnë shumë në punë – ia kthen burri.
-Po të jetë ashtu, edhe ty nuk të shërbejnë mbathjet por ja që i vesh – përgjigjet ajo.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qesh vetëm qesh Empty Re: Qesh vetëm qesh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 10:59 pm

Muratori gjirokastrit
Hipur në çati, Mihallaqi po riparonte tjegullat pas shiut të rrëmbyeshëm të natës. I duhej një çekiç dhe i thotë të birit, Pilos: “Zbrit deri te komshiu dhe kërkoi çekiçin”. Zbret djali, troket në portë dhe i del i biri i komshiut. I kërkon çekiçin. I biri i komshiut futet brenda dhe del pas pak duke i thënë: “Nuk ta jap çekiçin se më tha babai që na hahet”. Kthehet djali majë çatisë dhe i thotë të atit: “Nuk ma dhanë çekiçin se kishin frikë mos u hahej”. Babai mendohet pak dhe i thotë: “Zbrit poshtë more bir e shko në shtëpi dhe merr çekiçin tonë. U pa puna, le të hahet i yni”.
Psikologu
Një psikolog po vështronte një lopë që po hante bar. Te prapanica e lopës ulet një zog dhe fillon që ta çukisë lopën. Lopa mërzitet dhe bën një bajgë të madhe, e cila e merr me vete zogun dhe e mbulon. Atëherë psikologu nxjerr konkluzionin e parë: “Mos u tall kurrë me prapanicën e tjetrit”. Pas disa çastesh zogu nxjerr kokën jashtë dhe lopa nga inati e shtyp me këmbë. Atëherë psikologu nxjerr konkluzionin e dytë: “Kur je i dhjerë, mos e ço kurrë kokën sipër”.
Biondja më diell
Pyetën një bionde se në cilin trup qiellor kishte dëshirë që të shkonte. Për të qenë sa më origjinale, ajo thotë:
- Në Diell
- Në Diell? Po mirë, a nuk e di që sa të afrohesh atje do të digjesh?
- Pse, e marrë jam unë? Sigurisht që do të shkoja natën!
Në Francë
Dy shokë ftohen nga një i tretë të shkojnë në Francë. Mbërrijnë në Paris e ndërkohë mendojnë që të marrin diçka për të ngrënë.
- Nuk dimë gjuhën, si do t’ia bëjmë? – pyet i pari.
- Mos ki merak, se do të flas unë, - ia kthen tjetri. - Mjafton që t’u vësh fjalëve nga një “y” në fund dhe je në rregull.
Ulen në restorant dhe vjen kamerieri të marrë porosinë.
- Duam dy buky e dy fasule, – i thonë ata kamerierit.
- Të mos isha unë shqiptary, dy m.. do të hanit ju të dy, - thotë duke qeshur kamerieri.
Telefonat
Ishin dy shoke qe i kishin shtepite perballe me njeri-tjetrin dhe gjithe naten flisnin nga dritarja. Komshinjte e shqetesuar dhe te merzitur ne kulm vendosin t’️u blejne dhe instalojne telefona te dy djemve ne shtepite e tyre. Ne darke, njeri nga shoket i bie telefonit dhe i thote tjetrit:
- Ej, dil pak ne dritare se kam nje muhabet per te te thene...
Rrefyesi dhe prifti
Nje rrefyes shkon te prifti.
- Ate, kam nevoje te rrefehem.
- Mire biri im, per kete pune jam une, – thote prifti.
- Une qe kam bere shume gjera te keqija, ku shkoj, ne Ferr a ne Parajse? – e pyet fshatari priftin.
- Ti shkon roje te dera e Parajses, biri im.
- Po ti prift, ku shkon kur te vdesesh?
- Une shkoj te krahu i majte i Zotit.
Rrefyesi ia kthen:
- Sa te jem une roje te dera, harroje te kalosh atje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qesh vetëm qesh Empty Re: Qesh vetëm qesh

Mesazh nga Agim Gashi Fri Dec 19, 2008 11:00 pm

Tixhja
Nje i çmendur merr peng autobusin dhe kercenon se do t’i vrase te gjithe pasagjeret. Pasi vret te parin, te dytin, e treta ishte nje plake.
- Si e ke emrin ti? – i thote. Dua ta di para se te te vras.
- Tixhe, - pergjigjet plaka duke u dridhur.
- Ik se ty nuk po te vras, paske emrin e gjyshes time.
Pas plakes, i vjen radha nje plaku qe ishte ulur afer saj.
- Po ti si e ke emrin, para se te te vras? – e pyet i çmenduri.
- Hason e kom, po nga lagjja ma thone Tixhe...
Biçikleta
Pyet vajza mamanë që e kishte shtatzënë:
-Mami, pse e ke barkun kaq të fryrë?
-Se po pres një vëllaçko për ty, të keqen mami.
Më pas vajza del në rrugë dhe shikon dajën që vinte drejt saj. Pasi takohen, vajza e vogël vë re se edhe daja e kishte barkun të fryrë po aq sa mami dhe e pyet:
-O daja, çfarë pret ti?
-Autobusin.
-Po doli biçikletë, a ma fal mua...!?
Vjehrra
Pak kohë si i martoi vajzat, vjehrra vendosi të provojë dhëndurët nëse ishin të mirë apo jo. Shkon te i pari dhe futet në pus. Vjen dhëndri dhe e shpëton. Të nesërmen ai gjen para shtëpisë një makinë dhe një pusullë ku shkruhej: “Me respekt, nga vjehrra”.
Shkon vjehrra te dhëndri i dytë e futet sërish në pus. Edhe ai vjen dhe e shpëton. Gjithashtu edhe dhëndri i dytë të nesërmen gjen një makinë të shoqëruar me një pusullë: “Me respekt, nga vjehrra”. Shkon vjehrra sërish e futet te pusi i dhëndrit të tretë. Ai jo vetëm që nuk e shpëton, por e mbyll pusin dhe vjehrra mbytet. Të nesërmen, dhëndri i tretë gjen te dera dy makina dhe një pusullë:
“Me respekt, vjehrri!”
Gjahtari
Remziu pyet Xhelon:
-O Xhelo, si ia bën ti që vret gjithmonë arinj?
-E thjeshtë fare, shko në shpellë dhe bërtit sa të dalë ariu e pastaj vrite.
Të nesërmen, Xheloja merr vesh se Remziu ishte shtruar në spital dhe shkon ta vizitojë.
-Ç’të gjeti Remzi?
-Po ja, shkova në një shpellë, siç më the ti, dhe i bërtita ariut.
-Po pastaj, ç’ndodhi?
-Më bërtiti edhe ariu mua.
-Po pastaj?
-Unë bërtit, e ariu bërtit...
-Ehë, dhe si përfundim?
-Më shtypi treni.
E ka fajin Italia
Në lagje, të gjithë burrat kishin ikur emigrantë dhe vetëm njëri kishte mbetur.
-Po ik, o burrë, edhe ti në Itali, se vetëm ne lamë nam. – i thotë gruaja.
- Mirë, - thotë burri, – po ngjitem në çati dhe nuk do të zbres për disa muaj. Ti thuaj që ika në Itali dhe ma sill bukën lart.
Pas disa javësh vjen në shtëpi dashnori i gruas. Burri nga lart i thotë:
-Ç’të të bëj që kam ikur në Itali, se të isha në Shqipëri ta ndreqja mirë qejfin ty!
Nëna këshillon vajzën
Duke qenë se vajza po rritej dhe po bëhej seksi, nëna e këshillon:
-Kujdes, bija ime! Tani u bëre grua dhe kur një djalë të prek prapanicën i thuaj “mos”, ndërsa kur të prek gjoksin i thuaj “ndalo”.
- E di, mama, e di. E kam mësuar përmendësh se gjithmonë ma thua këtë, ndaj kur Mondi, shoku i klasës, më preku edhe prapanicën edhe gjoksin i thashë “mos ndalo”.
Plaku grindavec
Me kalimin e viteve, plaku ishte bërë aq grindavec sa nuk rrinte dot pa u zënë me gruan. Gjithmonë kur ajo i gatuante ushqim, plaku do të gjente shkak për sherr, sidomos mëngjeseve. Kur plaka i bënte vezë të skuqura, ai i thoshte se i donte të ziera dhe kur ajo ia bënte të ziera, plaku i kërkonte të skuqura. Një ditë plaka i bëri edhe vezë të skuqura edhe të ziera dhe ia vuri të dyja para. Pasi u mendua pak nga kapja në befasi, plaku i tha:
-Plakë, këto vezët e skuqura i doja të ziera dhe këto të zierat i doja të skuqura...
Kohët e rinisë
Dy pensionistë menduan të jetonin për pak kohë sikur të ishin të rinj. Plaku i tha plakës që kur të fishkëllente, ajo të dilte te dritarja. Doli plaku dhe me pas fishkëlleu. Plaka nuk po dukej... Hyri plaku në shtëpi dhe i tha se përse nuk dilte.
- Nuk më la mami, – ia kthen ajo.
Shiu
Tek po binte shi, një polic po ruante një dyqan. Shitësja e shikon dhe i flet.
- Zoti polic, pse nuk futeni brenda se po bie shi?
- Ju faleminderit, por shi po bie edhe jashtë...
Çmimi
- Mora vesh se u bëre me djalë, ë? Hajt, me jetë të gjatë! Po emrin si ia vutë?
- Çmim.
- Çmim! Ç’është ky emër? Nuk e kam dëgjuar ndonjëherë!
- Ia vumë këtë emër që të rritet sa më shpejt.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qesh vetëm qesh Empty Re: Qesh vetëm qesh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi