Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ish i dashuri i kërkon ndihmë Jahjagës: Për hir të dashurisë që kemi pasur e luta të më gjejë një punë

Shko poshtë

Ish i dashuri i kërkon ndihmë Jahjagës: Për hir të dashurisë që kemi pasur e luta të më gjejë një punë Empty Ish i dashuri i kërkon ndihmë Jahjagës: Për hir të dashurisë që kemi pasur e luta të më gjejë një punë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 07, 2015 9:57 pm

Ish i dashuri i kërkon ndihmë Jahjagës: Për hir të dashurisë që kemi pasur e luta të më gjejë një punë

Ish i dashuri i kërkon ndihmë Jahjagës: Për hir të dashurisë që kemi pasur e luta të më gjejë një punë Largea_largea_sotvizitoo714232348791423333231


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka qenë gjatë të premtes në qytetin e Vushtrisë ku është takuar me banorët dhe ka dëgjuar shqetësimet e tyre, nisur edhe nga ikjet e fundit masive të kosovarëve drejt vendeve të BE-së.
“Vizitë Vushtrrisë për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve tanë, për t’u thënë që Kosova është vendi i tyre. Na duhet edhe një shtytje për ta bërë Kosovën vend siç e dëshiruam. Pa ju, Kosova nuk mund të bëhet”, ka shkruar presidentja në profilin e saj në Facebook.
Jahjaga ka postuar edhe dy foto në Facebook, duke u takuar me qytetarët. Në njërën prej këtyre fotove shihet një burrë i lagur nga shiu që qan dhe i mban dorën presidentes Jahjaga. Ndërkohë personi që i ka dhënë dorën Presidentes së Kosovës ka thënë për mediat kosovare se “i ka kërkuar ndihmë ish-të dashurës”, për ti gjetur një punë në polici.
“Për hir të asaj dashurie që e kemi pasur e luta që të më gjejë një punë ose të më mundësojë të iki larg nga këtu”, ka thënë ai. Por presidentja duket se nuk i ka dhënë ndonjë reagim pozitiv. “Ajo vetëm më shtrëngoi dorën dhe me sy ma bëri me dije që nuk mundet me ba asgjë”, ka thënë i përlotur “ish-i dashuri” i presidentes.
Personi në fjalë ka pohuar se ka pasur një lidhje të gjatë 2-vjeçare me Atifete Jahjagën gjatë kohës së studimeve. Vetë Presidentja nuk ka dashur të prononcohet rreth kësaj çështjeje./Opozita/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi