Haziri – Jahjagës: Ne jemi shkaktarë që qytetarët e kanë humbur shpresën

Në prononcimin para medieve, kryetari Haziri e ka falënderuar presidenten për respektin dhe vlerësimin që ka treguar për gjilanasit me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, sikurse edhe për vizitën e saj të parë zyrtare për të përçuar mesazhin kundër migrimit ilegal.
“Me këtë rast vizita ka të bëjë me biseda të drejtpërdrejta edhe me komunën edhe me qytetarët lidhur me lëvizjet e fundit drejt perëndimit. Personalisht kam qenë i angazhuar me policinë dhe prokurorinë e shtetit që të punojmë shumë në parandalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja dhe në ‘tokën e Shamit’ që është një shqetësim serioz i joni. Lëvizja drejt perëndimit për gjilanasit nuk është normale sepse në këtë fazë duhet t’i japim shancë marrjes së datës për liberalizimin e vizave. Është mundësia e vetme legale për t’iu bashkangjitur familjeve tona jashtë ose për të parë mundësi më të mëdha”, është shprehur kryetari Haziri.
I pari i gjilanasve ka ripërsëritur qëndrimin e tij se udhëheqësit politik janë shkaktarë që qytetarët e kanë humbur shpresën në marrjen e liberalizimit të vizave
“E ruaj vlerësimin që e kam dhënë edhe më herët që ne, udhëheqësit politik, jemi shkaktarë që qytetarët e kanë humbur shpresën në marrjen e liberalizimit të vizave dhe në integrim të shpejt europian. Besoj shumë që tash edhe me angazhimin e presidentes, e cila udhëheq mekanizimin për integrime evropiane, do ta detyrojë qeverinë dhe institucionet tjera të punojnë më shumë, të angazhohen më shumë në mënyrë që t’i ofrojmë shpresë qytetarëve, e në veçanti rinisë së Kosovës, e në këtë rast edhe rinisë së qytetit tonë. Qytetarët treguan problemet e tyre, që kryesisht janë probleme sociale që trajtohen nga ana e Komunës, por që natyrisht duhet ta rrisim fondin dhe mundësitë në mënyrë që qytetarët të punojnë vetë nga të jetojnë vetë nga djersa e tyre, e jo me qenë të varur qind për qind në kartelën sociale”, ka theksuar kryetari Haziri.
Nga ana e saj, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, tha se rruga e migrimit ilegal, nuk është rrugë e lehtë, është përplot me rreziqe dhe e pa garantuar.
“Jam sot këtu në Komunën e Gjilanit për të bashkëbiseduar me qytetarë, për të parë nga afër gjendjen, brengat, hallet, por edhe arsyet e largimit të numrit shumë të madh të qytetarëve tanë nga vendi. Rruga e migrimit ilegal nuk është rrugë e lehtë, është përplot me rreziqe dhe e pa garantuar. Si institucione jemi të përkushtuar të punojmë për ndërtimin e një mirëqenie më të mirë të qytetarëve, për ndërtimin e jetës më të mirë për qytetarët, në mënyrë që t’u kthejmë besimin dhe dinjitetin. Kjo rrugë nuk është mesazh i mirë për Kosovën si shtet, për qytetarët tanë në përgjithësi, e veçanërisht për rininë tonë, që është pasuria më e madhe e jona. Kjo rrugë bëhet edhe më e pasigurt, pas deklarimeve nga shtetet e BE-së, të cilat e kanë thënë se të gjithë këta qytetarë do të kthehen në Kosovë”, tha Jahjaga.
Presidentja e Republikës pohoi se e ardhmja e të rinjve është në Kosovë, por duhet të punohet për ndërtimin e saj.
Kjo është vizita e parë në komunën e Gjilanit e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja Atifete Jahjaga ka vizituar sot Gjilanin, ku bashkë me të parin e këtij qyteti, Lutfi Haziri, me qëllim që bashkë të përçojnë mesazhin kundër migrimit ilegal të qytetarëve në perëndim.
Pas takimit në zyrën e kryetarit, Jahjaga e Haziri kanë ecur në këmbë duke takuar dhe biseduar me qytetarë, derisa patën edhe një kafe rasti me të rinjtë e Gjilanit.Në prononcimin para medieve, kryetari Haziri e ka falënderuar presidenten për respektin dhe vlerësimin që ka treguar për gjilanasit me rastin e 70-vjetorit të masakrës së Gjilanit, sikurse edhe për vizitën e saj të parë zyrtare për të përçuar mesazhin kundër migrimit ilegal.
“Me këtë rast vizita ka të bëjë me biseda të drejtpërdrejta edhe me komunën edhe me qytetarët lidhur me lëvizjet e fundit drejt perëndimit. Personalisht kam qenë i angazhuar me policinë dhe prokurorinë e shtetit që të punojmë shumë në parandalimin e pjesëmarrjes në luftëra të huaja dhe në ‘tokën e Shamit’ që është një shqetësim serioz i joni. Lëvizja drejt perëndimit për gjilanasit nuk është normale sepse në këtë fazë duhet t’i japim shancë marrjes së datës për liberalizimin e vizave. Është mundësia e vetme legale për t’iu bashkangjitur familjeve tona jashtë ose për të parë mundësi më të mëdha”, është shprehur kryetari Haziri.
I pari i gjilanasve ka ripërsëritur qëndrimin e tij se udhëheqësit politik janë shkaktarë që qytetarët e kanë humbur shpresën në marrjen e liberalizimit të vizave
“E ruaj vlerësimin që e kam dhënë edhe më herët që ne, udhëheqësit politik, jemi shkaktarë që qytetarët e kanë humbur shpresën në marrjen e liberalizimit të vizave dhe në integrim të shpejt europian. Besoj shumë që tash edhe me angazhimin e presidentes, e cila udhëheq mekanizimin për integrime evropiane, do ta detyrojë qeverinë dhe institucionet tjera të punojnë më shumë, të angazhohen më shumë në mënyrë që t’i ofrojmë shpresë qytetarëve, e në veçanti rinisë së Kosovës, e në këtë rast edhe rinisë së qytetit tonë. Qytetarët treguan problemet e tyre, që kryesisht janë probleme sociale që trajtohen nga ana e Komunës, por që natyrisht duhet ta rrisim fondin dhe mundësitë në mënyrë që qytetarët të punojnë vetë nga të jetojnë vetë nga djersa e tyre, e jo me qenë të varur qind për qind në kartelën sociale”, ka theksuar kryetari Haziri.
Nga ana e saj, presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, tha se rruga e migrimit ilegal, nuk është rrugë e lehtë, është përplot me rreziqe dhe e pa garantuar.
“Jam sot këtu në Komunën e Gjilanit për të bashkëbiseduar me qytetarë, për të parë nga afër gjendjen, brengat, hallet, por edhe arsyet e largimit të numrit shumë të madh të qytetarëve tanë nga vendi. Rruga e migrimit ilegal nuk është rrugë e lehtë, është përplot me rreziqe dhe e pa garantuar. Si institucione jemi të përkushtuar të punojmë për ndërtimin e një mirëqenie më të mirë të qytetarëve, për ndërtimin e jetës më të mirë për qytetarët, në mënyrë që t’u kthejmë besimin dhe dinjitetin. Kjo rrugë nuk është mesazh i mirë për Kosovën si shtet, për qytetarët tanë në përgjithësi, e veçanërisht për rininë tonë, që është pasuria më e madhe e jona. Kjo rrugë bëhet edhe më e pasigurt, pas deklarimeve nga shtetet e BE-së, të cilat e kanë thënë se të gjithë këta qytetarë do të kthehen në Kosovë”, tha Jahjaga.
Presidentja e Republikës pohoi se e ardhmja e të rinjve është në Kosovë, por duhet të punohet për ndërtimin e saj.
Kjo është vizita e parë në komunën e Gjilanit e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi