Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Samson PjetrajFesta e Shën :Valentinit është katolike dhe myslimane. Ja pse!

Shko poshtë

Samson PjetrajFesta e Shën :Valentinit është katolike dhe myslimane. Ja pse! Empty Samson PjetrajFesta e Shën :Valentinit është katolike dhe myslimane. Ja pse!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 14, 2015 10:08 pm

Samson Pjetraj:Festa e Shën Valentinit është katolike dhe myslimane. Ja pse!
Samson PjetrajFesta e Shën :Valentinit është katolike dhe myslimane. Ja pse! Largea_sami13021423857485
Kjo historilegjendë është më e përhapura për sa i përket jetës së shën Valentinit dhe marrëdhënies së tij me të dashuruarit. Sipas saj tregohet se një i ri centurion romak i quajtur Sabin, duke kaluar nëpër sheshin e ternit, e pa një vajzë të bukur me emrin Serapia dhe u dashurua në të marrëzisht. Sabino i kërkoi prindërve të saj që ta martohej me të, por ata e refuzuan këtë gjë kategorikisht: Sabini ishte një pagan ndërsa familja e Serapisë ishte e besimit të krishterë. Për të kaluar këtë pengesë, Serapia e bukur i sugjeroj Sabinit që ai të shkonte tek ipeshkvi i tyre Valentini dhe të afrohej me besimin e familjes së saj dhe të merrte pagëzimin, gjë që ai e bëri menjëherë në emër të dashurisë që kishte për të. Ndërkohë që Sabini po përgatitej për pagëzim dhe martesë, por për fat të keq Serapia u sëmurë rëndë nga tuberkulloza. Atëherë Sabini kërkoj që ta çonin atë tek shtrati i të sëmurës e cila ishte në buzë të vdekjes. Sabini iu përgjërua Valentinit që ai mos të ndahej nga e dashura e tij, meqë jeta e tij pa të do të ishte vetëm një vuajtje e madhe. Valentini e pagëzoi Sabinin dhe i bashkoi dy të rinjtë në kurorën e martesës. Ndërkohë që ai po i lartësonte duart për t’u dhënë bekimin përfundimtar të kremtimit një qetësi e lumtur i mbështolli dy të rinjtë që kaluan në amshim.
Trupat e dy të rinjve u varrosën së bashku dhe kërkimet arkeologjike në Pentina kanë zbuluar një sarkofag që mbante brenda kufomat e dy të rinjve dhe që kështu kanë konfirmuar vërtetësinë e këtij fakti.


Legjenda e trëndafilit të pajtimit

Shën Valentini punonte shpesh në kopshtin e tij në të cilin kultivonte trëndafila të bukur. Një ditë Shën Valenini afër kopshtit të tij vërejti një çift të fejuar të rinjsh të cilët po fjaloseshin mes vete. Atëherë Valentini vendosi t’u shkonte në takim duke mbajtur në dorë një trëndafil të mrekullueshëm. Ua dhuroj trëndafilin çiftit të fejuar dhe i luti që ata ta shtrëngonin në duart e tyre dhe të ruheshin që të mos i thernin duar e tyre në ferrat e trëndafil dhe në ndërkohë të luteshin që Zoti të mbante të gjallë dhe të amshueshme dashurinë e tyre. Në ndërkohë ai u foli atyre për dashurinë e vërtetë që është dhuratë e Zotit. Çifti i ri u pajtua dhe kohë më vonë ata u kthyen tek Valentini që ai t’i lidhte në sakramentin e kurorës së shenjtë. Kjo histori u përhap shpejtë dhe kështu shumë çifte tjera filluan të shkojnë tek ipeshkvi i Ternit që ai ta bekonte dashurinë e tyre dhe familjet e tyre të reja.



Legjenda e fëmijëve dhe pëllumbave

Shën Valentini kishte një kopsht të madh të mbushur plot me lule. Çdo ditë Valentini e hapte kopshtin e tij dhe u lejonte të gjithë fëmijëve që të hynin dhe të luanin brenda. Dilte shpesh në dritare dhe gëzohej duke i parë se si luanin. Në mbrëmje ai zbriste në kopsht e pasi i bekonte fëmijët u dhuronte atyre na një lule që ata t’ua çonin nënave të tyre: në këtë mënyrë ai sigurohej se ata do të ktheheshin shpejt në shtëpitë e tyre dhe do të ushqenin respekt dhe dashuri për prindërit e tyre.

Kur ushtarët romak e morën dhe e burgosën Valentinin fëmijët qanë shumë. Valentini mendonte shpesh për ta dhe për faktin se ata nuk do të kishin më vend ku të luanin. Por Zoti u kujdes për këtë gjë. Dy pëllumba që Valentini i mbante në kopshtin e tij ikën nga kafazi i tyre dhe të udhëhequr nga një instinkt misterioz e gjetën burgun ku ishte i mbyllur Valentini. Dy pëllumbat shkuan dhe u vendosën mbi dritaren e qelisë ku gjendej Valentini i cili përgatiti dy kuti që i lidhi në qafën e pëllumbave. Në qafën e njërit në një kuti në formë zemre ai kishte shkruar një copë letër dhe në të shkruante: “Të gjithë fëmijëve që unë i dua shumë... nga Valentini i juaj”. Ndërsa në qafën e pëllumbit tjetër vendosi çelësin e vogël të derës së kopshtit të tij që në këtë mënyrë fëmijët të mund të hynin brenda dhe të luanin brenda.


Shërimi i vajzës së verbër të Asterit

Në Kronikën e vonshme dhe legjendare e martirizimit të tij, “Passio maris et Marthae”, tregohet se si perandori Klaudio Gotiku, kureshtar për famën e shenjtërisë që kishte Valentini, i cili ishte burgosur për shkak të besimit të tij, e solli në pallatin e tij. Perandori e pyeti Valentinin: “Përse nuk dëshiron të jesh miku ynë duke adhuruar hyjnitë tona dhe të braktisësh këto supersticione?” Valentini iu përgjigj perandorit: “Po të njihje ti hirin e Zotit nuk do të thoshe kështu, por do të përbuzje idhujt e tu dhe do të adhuroje Zotin e vërtetë që është në qiell”. Valentini vazhdoj të fliste me një gojëtari të tillë saqë në fund perandori Klaudio duke e lëshuar i urdhëroj prefektit që të dëgjonte me durim dhe më pas të vendoste për të sipas asaj që thotë ligji.

Prefekti vendosi t’ia dorëzonte një ministri me emrin Asterio duke i këshilluar atij: “Provo të flasësh me të dhe t’ia ndërrosh mendjen me lajka”. Duke hyrë në shtëpinë e rojtarit të tij Valentini u lut duke thënë: “O Zot Jezus, drita e vërtetë, shndrite këtë shtëpi në mënyrë që banorët e saj të të pranojnë si Hyjin e tyre”. Asterio iu përgjigj duke i thënë: “Po dëgjoj se tip o thërret Krishtin dritë. Nëse pra, Hyji yt do t’i kthejë shikimin vajzës sime që është e verbër që kur ishte dy vjeçe, do të të jap çkado që të më kërkosh”. Valentini, pasi u përqendrua disa çaste në lutje, i vendosi gishtat e tij mbi sytë e vajzës e cila në atë çast e rifitoj dritën e syve. Kjo mrekulli nxiti tërë familjen që të ktheheshin. Kur perandori mori vesh për këtë gjë urdhëroj që Valentini të vritej duke ja prerë kokën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi