Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

BËN BETIMIN PRESIDENTJA KROATE - PAKICAT KOMBËTARE, PASURI E VENDIT Kitaroviç - Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore

Shko poshtë

BËN BETIMIN PRESIDENTJA KROATE - PAKICAT KOMBËTARE, PASURI E VENDIT Kitaroviç - Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore Empty BËN BETIMIN PRESIDENTJA KROATE - PAKICAT KOMBËTARE, PASURI E VENDIT Kitaroviç - Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 16, 2015 9:52 pm

BËN BETIMIN PRESIDENTJA KROATE - PAKICAT KOMBËTARE, PASURI E VENDIT

Kitaroviç - Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore





BËN BETIMIN PRESIDENTJA KROATE - PAKICAT KOMBËTARE, PASURI E VENDIT Kitaroviç - Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore U2_PRESIDENTJA

Presidentja e parë femër në Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, bëri betimin sot në Zagreb në sheshin “Saint Marko”, ku bëri thirrje për bashkim kombëtar për rritjen e ekonomisë së vendit.

“Vetëm bashkimi do të na mundësojë të ndërtojmë një Kroaci më të mirë. Ne kemi nevojë për bashkim kombëtar përsa i përket çështjeve strategjike, si rritja ekonomike”, deklaroi Grabar-Kitarovic gjatë fjalimit të parë pas betimit si presidente e vendit.

“Të lëmë pas ndarjet tona, duke nisur nga sot bashkimi ynë do të na mundësojë të hapim një faqe të re për një të ardhme më të mirë”, konfirmoi presidentja kroate, 46-vjeçare.

Kitaroviç deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve kroatë, pavarësisht përkatësisë politike, fetare dhe gjinore.

“Pakicat kombëtare janë pasuri e Kroacisë. Do të mbroj të drejtat e tyre, por do të luftoj edhe për të drejtat e popullit kroat jashtë kufijve të Kroacisë”, ka thënë Grabar Kitaroviç.

Ajo po ashtu falënderoi paraardhësit e saj: Franjo Tugjman, Stjepan Mesiç dhe Ivo Josipoviç. Në ceremoni mori pjesë edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. Kolinda Grabar-Kitarovic, ish-ministre e Punëve të Jashtme, fitoi zgjedhjet presidenciale në muajin janar me një rezultat të ngushtë përballë social-demokratit Ivo Josipoviç.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi