Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mediat serbe sulmojnë Gold AG: Vret serbët në videoklip

Shko poshtë

Mediat serbe sulmojnë Gold AG: Vret serbët në videoklip Empty Mediat serbe sulmojnë Gold AG: Vret serbët në videoklip

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2015 9:09 pm

Mediat serbe sulmojnë Gold AG: Vret serbët në videoklip


Mediat serbe sulmojnë Gold AG: Vret serbët në videoklip Largea_goldag1424178858


Publikimin i videoklip më të ri të reperit shqiptar Gold AG, duke se ka rritur pakënaqësitë nga pala serbe. Vetëm disa ditë pas publikimit të këngës “Pushka e Lirisë”, të cilën Gold AG e ka realizuar në bashkëpunim me Hysni Klinakun, gazeta serbe “Novosti” e sulmon atë.
Në kopertinën e të përditshmes një vend i është caktuar edhe reperit shqiptar, jo për ta lavdëruar atë.
“Rebeli nga Kosova vret serbët në videoklip”, është titulli që i është vendosur artikullit. Në tekst thuhet se në njërën nga skenat këngëtari nga Kosova “likuidon policinë serbe”.
Kënga zgjoi reagime të shumta nga serbët që jetojnë në Kosovë dhe ata në Serbi.
Për të njëjtën këngë dje ka reaguar edhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiç, i cili e gjykoi atë si fyese dhe me një përmbajtje të rrezikshme.
Duke folur për median serbe, Rakiç tha se kënga e Arian Agushit, “zmadhon idenë e gjithnjë e më të dallueshme dhe më të rrezikshme e nacionalizmit gjithëshqiptar e të ashtuquajturës Shqipëri e Madhe”. Këtë e theksoi edhe përmes pamjeve të videoklipit në të cilin, shihen skena të vrasjeve të policëve serbë.
Videoklipi “Pushka e Lirisë” nuk mund të shihet momentalisht nga publiku, pasi Gold AG e ka bllokuar nga “YouTube”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi