Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjermania nis kthimin e shqiptarëve në Kosovë

Shko poshtë

Gjermania nis kthimin e shqiptarëve në Kosovë Empty Gjermania nis kthimin e shqiptarëve në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 17, 2015 10:15 pm

Gjermania nis kthimin e shqiptarëve në Kosovë


Gjermania nis kthimin e shqiptarëve në Kosovë Largea_kthehen17021424191772


Një javë pas marrjes së vendimit për riatdhesimin e azilkërkuesve shqiptarë nga Kosova, landi i Bavarisë ka kthyer sot në vendlindje rreth 30 shtetas kosovarë.
Sipas medieve gjermane, në drejtim të Prishtinës nga aeroporti i Munihut sot është nisur avioni i parë me 30 refugjatë shqiptarë në bord.
“Eksodi nga Kosova dhe abuzimi me të drejtën gjermane të azilit duhet të ndërpriten menjëherë dhe në mënyrë efektive. Njerëzit në Kosovë duhet të kuptojnë se në Gjermani nuk mund të fitojnë azil”, ka thënë ministri bavarez i punëve të brendshme, Joachim Herrmann, nga partia që ka shumicën në ketë land, CSU.
Nga ana tjetër ai i ka bërë thirrje Gjermanisë dhe Bashkimit euroian që të mbështesin ekonomikisht Kosovën, me qëllim për të shmangur këto ikje masive.
Sipas “welt.de”, qeveria e Bavarisë e konsideron vend të sigurt Kosovën dhe të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, megjithëse azilkërkuesit nuk largohen për shkaqe politike, por ekonomike.
Vetëm gjatë ditëve të para të shkurtit në Gjermani shkuan 3400 azilkërkues nga Kosovës, 800 prej të cilëve vetëm në Bavari./shekulli/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi