Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Hyseni:A do të bëhet 2015-ta në Kosovë sikur '97-ta në Shqipëri?

Shko poshtë

Nehat Hyseni:A do të bëhet 2015-ta në Kosovë sikur '97-ta në Shqipëri? Empty Nehat Hyseni:A do të bëhet 2015-ta në Kosovë sikur '97-ta në Shqipëri?

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 19, 2015 4:01 pm

Nehat Hyseni:A do të bëhet 2015-ta në Kosovë sikur '97-ta në Shqipëri?
Nehat Hyseni:A do të bëhet 2015-ta në Kosovë sikur '97-ta në Shqipëri? Largea_largea_largea_nehat-hyseni138091692914029127671424330693


Fundviti 2014 shënoi fundin e ngërçit politik gjashtëmujor të tentativës së Bllokut katër partiak: LDK, Lëvizja Vetëvendosje, AAK dhe Nisma ( LVAN ), për ndryshimin e konceptit shtatëvjeçarë të (keq) qeverisjes së vendit nga PDK dhe Qeveria Thaçi-1 dhe Thaçi-2.
Në fakt, e tërë fushata parazgjedhore e këtyre katër partive politike ishte zhvilluar në frymën anti-PDK dhe anti-Qeveri Thaçi.
Mund të thuhet lirisht se fushata parazgjedhore për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014 kishte një emërues të përbashkët: rrëzimin e qeverisjes së vendit nga PDK.
Por, problemi qëndronte në faktin se të gjitha këto parti pitike të Kosovës, edhepse karakterizoheshin me frymën e përbashkët" anti-PDK" dhe "anti-Thaçiste", megjithatë, kishin një të metë të madhe.
Sepse, ashtu si i karakterizonte të gjithë fryma kundërshtuese dhe kritikuese e keqqeverisjes Thaçi, gjithashtu këto parti kishin edhe një karakteristikë tjetër të përbashkët: secila prej tyre, përveç Nismës, pretendonte se do të del fituese e zgjedhjeve të 8 qershorit, meqë ishin trimëruar edhe nga çarbj që kishte ndodhur në PDK me paraqitjen e fraksionit Nisma nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

LDK ishte e bindur se do t'i fitoj ato zgjedhje, meqë ishte imponuar bindja e meritokracisë denigruese të kësaj partie, se përvoja e çarjes së LDK-së dhe paraqitja e fraksionit LDD që pasoi pas Kuvendit "të karrigave", dhe e çoi LDK-në në opozitë, duke e humbur primatin e saj si parti e parë në skenën politike të Kosovës, vendin e të cilës e zuri fuqishëm PDK e Hashim Thaçit.
Burokratizimi ekstrem i LDK-së nga "meritokracia" megalomane e saj në periudhën postrugoviste paraqet problem të madh dhe nevojë për një reformim radikal të kësaj partie, për ta aftësuar atë për qeverisje efikase dhe demokratike të Kosovës.

Si pasojë e mendjemadhësisë dhe bindjes që imponohej nga kuadrot e vjetra, LDK kishte reduktuar deri në ekstrem mundësinë e analizave dhe sondazheve profesionale nga ekspertë politikë brenda saj, meqë ishin bllokuar nga fodullëku irritues i meritokracisë brenda saj, e cila "dinte gjithçka"!
Prandaj, kjo parti doli e zhgënjyer dhe e befasuar nga humbja që e pësoi nga zgjedhjet, duke u radhitur bindshëm pas PDK-së, e cila i fitoi zgjedhjet e 8 qershorit me 37 deputetë, kurse LDK fitoi 30, dmth 7 deputetë më pak.
Kjo disfatë e LDK-së u përjetua rëndë edhe nga elektorati i kësaj partie, meqë u zhgënhyen se pas 8 qershorit do të ndodhnin ndryshimet e premtuara të qeverisjes së Kosovës, të cilat konsistonin në rrëzimin e Qeverisë Thaçi.
Por, ambicie për fitore të këtyre zgjedhjeve kishte edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ishte thellë e bindur se do i fitonte zgjedhjet, meqë kreu i saj ishte i entuziazmuar, madje i dehur nga fitorja e papritur dhe befasuese e zgjedhjeve lokale të fundvitit 2013, me fitoren e postit të kryetarit të komunës së Prishtinës nga kandidati i saj Shpend Ahmeti.
Asnjëherë VV nuk doli me sinqeritet ta pranoj faktin se me koalicionin anti-LDK e fitoi Prishtinën dhe se PDK luajti rolin vendimtar për fitoren e Shpend Ahmetit.
Përkundrazi, ata u treguan të pasinqertë edhe ndaj vetvetes, meqë asnjëherë nuk morën guximin së paku në qarqe interne dhe me ithtarët e vet besnikë ta analizojnë këtë fakt me ekspertë dhe ta pranojnë vlerësimin profesional.

Natyrisht se kjo mungesë ekspertize e sinqeriteti iu hakmor atyre në zgjedhjet e 8 qershorit, duke i radhitur as si parti e parë apo e dytë, por e treta, me vetëm 16 deputetë gjithsej.
Prandaj, Albin Kurti e pa se nuk ka kurrëfarë shanse as "pa xhepa" t'i fitoj ndonjëherë zgjedhjet dhe ia lëshoi vendin Visar Ymerit për kryetar të VV, kurse ai do t'i kthehet turmave dhe protestave, që ndoshta do ta kthejnë në krye të skenës politike kosovare?!
Kurse, AAK është tregim në vete, Kjo parti ishte pothuajse më e suksesshme derisa e kishte kryetarin Haradinaj në Hagë se sa pas kthimit të tij.
Edhe kjo parti, ashtu si LDK dhe VV, kishin pasur ide megalomane dhe kishte ëndërruar se do i fitonte zgjedhjet. Por, përfundoi me gjithsej 11 deputetë, si parti e katërt.
Pra, përveç Nismës së Fatmir Limajt, të gjitha partitë tjera, që e formuan LVAN-in, si Bllok për rrënimin e Qeverisë Thaçi, kishin pasur plane jorealiste dhe karakterizoheshin me ide megalomane që ishin shumë larg realitetit.
Prandaj, si ëndërrimtarë të mëdhenjë edhe u zhgënjyen thellë në mbrëmjen e 8 qershorit, kur u bënë të ditura rezultatet preliminare të zgjedhjeve.

Kështu, kur e panë se të ndarë nuk kishin kurrëfarë shanse për ta rrëzuar Qeverinë Thaçi, ata, me propozimin e Albin Kurtit qysh më 10 qershor formuan Bllokun LAN, kurse nga 10 shratori 2014 atyre iu bashkëngjit edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Mirëpo Blloku LVAN rrezistoi gjashtë muaj dhe u dorëzua. Atë e rrëzoi PDK me pamundësimin që Isa Mustafa të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe me këmbënguljen kokëfortë të AAK-së që Ramush Haradinaj të bëhej patjetër Kryeministër.
Në rethanat e reja, i vetmi opsion i mundshëm mbeti koalicioni PDK-LDK, që kishte 67 deputetë.
Ky koalicion qeverisës filloi punën në gjysmën e dhjetorit 2014.
Por, meqë fushata parazgjedhore e LDK-së kishte qenë thellësisht anti-PDK dhe kishte pasur deklarata dhe premtime të fuqishme, madje edhe betime publike se "nuk do të ketë kurrësesi koalicion me PDK-në, pa marrë parasysh rezultatin eventual të zghedhjeve!", formimi i këtij koalicioni qeverisës i zhgënjeu thellë anëtarësinë dhe popullin e Kosovës.
Me formimin e koalicionit PDK-LDK u fundosën të gjitha shpresat se në Kosovë do ndryshoj diçka për të mirë.
U humb besimi plotësisht në politikbërjen kosovare dhe në moralin politik të politikanëve aktualë.
Ky zhgënjim ishte i thellë, madje alarmant.
Menjëherë filloi shpërngulja masive e popullsisë drejtë Serbisë, pastaj Hungarisë dhe kampeve të refugjatëve gjithandej nëpër Europë.

Numri i tyre është tejet i madh, madje, edhepse nuk ka statistika të sajra, megjithatë supozohet se janë mbi 100.000 shqiptarë të shpërngulur gjatë tre-katër muajve të fundit.
Për të qenë e keqja edhe më a madhe, vendet e BE-së paralajmërojnë se pothuajse të gjithë do të kthehen.
Ky kthim i këtyre emigrantëve ilegalë do të paraqiste katastrofë të vërtetë humanitare dhe Kosova nuk ka kapacitete financiare dhe ekonomike për ta përballuar këtë.
Kthimi i shpejtë i këtyre emigrantëve të zhgënjyer do e destabilizonte nga themeli shtetin e brishtë të Kosovës, meqë do të thoshte bukvalisht importim të dhunës në Kosovë.
Se në çfarë përmasash mund të eskaloj dhuna, u pa në protestat e 24 dhe 27 janarit 2015.

Kurse, partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosha, AAK dhe Nisma janë duke llogaritur shumë në këtë fakt dhe janë duke e shikuar si shansë për t'u katapultuar në pushtet.
Prandaj edhe janë ofruar që t'i prijnë turmave të pakënaqura.
Në mbledhjen e fundit të Kuvendit të Kosovës, kur debatohej për Trepçën, Ramush Haradinaj nuk hezitoi që të kërcnohej nga foltorja e Kuvendit të Kosovës se "pranvera po vjen dhe moti po nxehet dhe do të ketë protesta".

Pra, paralajmërohen trazira dhe protesta.
Por, partitë i shfrytëzojnë ato pakënaqësi të popullit për të ardhur vet në pushtet, kurse edhe sikur të vijnë ato në pushtet, as që do t'i përfillnin nevojat dhe kërkesat e tyre, ashtu si nuk i përfillën premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore.
Por, megjithatë dëmet do të jenë të mëdha. Madje nuk hezitohet të paralajmërohet edhe "Revolucioni i Vonuar Demokratik" i '97-tës në Shqipëri?!
Si entuziastë të mëdhenj, që me shumë zell do vihen në ballë të protestave, janë deklaruar Albin Kurti, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Roli i tyre do të jetë t'i gjejnë temat dhe arsyet e protestave, si dhe t'i dalin zot mllefit dhe pakënaqësisë së popullit dhe, natyrisht, përfitimi eventual politikë nga dhuna nëpër rrugët e Prishtinës dhe qyteteve të tjera të Kosovës, si dhe dëmet që do i shkaktohen pronës e pasurisë publike e private.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi