Afërdita Morina Biffar:Kush jeni ju o mizerie që ta mohoni rolin e presidentit historik Ibrahim Rugova?
Faqja 1 e 1

Ju që po tentoni ta përdhosni Presidentin Ibrahim Rugova- figurën më emblematike të historisë më të re të Kosovës, jeni mizeria që nuk na shqitet nga këpucët. Jeni dhe do të mbeteni lapidar i shtrembëruar i zgjyrës sonë morale ! Për shkak se jeni kështu si jeni, e jeni kështu çfarë jeni, Gjykata Speciale po troket në derë të Kosovës. Dhe, Kosova do të ia hap derën, me shpresë se së fundi dikush do t’ua ndal turrin e do t’ iu bëjë të paguani për të bëmat tuaja të tmerrshme, në kurriz të popullit e në emër të luftës çlirimtare për liri ! Ju që morët Bajrakun e na thoni përditë se na e sollët lirinë, ju na ngulfatët e na rrjeptë të gjallë tash e 15 vjet.
Ju ia shuat shpresën popullit të mirë të këtij vendi. Juve që bëtë krime makabre e mizore, s’ka më kush t‘ iu mbrojë se ka filluar t’ iu zë gjaku i të vrarëve të pas-luftës. Erën e këtij gjaku keni filluar ta ndjeni e prandaj jeni tërbuar e hallakatur kaq shumë . Aq shumë sa askush s’po ka nevojë t’ua çjerrë maskat, sepse keni filluar t’i çirreni vet ato nga fytyrat tuaja të trishtueshme, duke u sulur edhe kundër dekoratave për njerëzit atdhedashës, filozofë, intelektualë dhe kontribuues më të mëdhenj të çështjes së Kosovës në kohërat më të vështira të saj. Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, Sali Çeka, Tahir Zemaj, Luan Haradinaj, Smail Haradinaj, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, Latif Berisha, Enver Maloku, Bekim Berisha, janë disa nga personalitetet që u dekoruan nga Presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, për kontribute të mëdha në luftën për çlirim dhe pavarësi të Kosovës. Pse e sulmoni Presidentin Rugova e se thoni troç, cili nga këta emra u pengoi !? Mendjendrituri e i urti Enver Maloku apo trimi me zemër- luani Tahir Zemaj !? Shkoni dhe vrajuni dekoratat ashtu siç i vratë ata vet, në mënyrë tinëzare pas shpine, pritave, në terr e mjegull, , ashtu siç vrasin vetëm mjeranët , dallkaukët e kopukët. A mos vallë dekorimi i veprës së tyre ua trazoi ndjenjën e fajësisë dhe gjumin gjumë më s’po mund ta bëni ?! Gjaku dhe shpirti që ua morët po ju zë përfundimisht ! Çirreni kot, se më s’ka kush t’ iu mbrojë . Është gjaku i derdhur pafajshëm, janë shpirtrat që i keni çuar në botën tjetër para kohe, që nuk po ju lënë të qetë dhe ju kanë hallakatur përfundimisht. Prandaj, më shumë se çdo kujt tjetër juve o të mjerë iu duhet ardhja e Gjykatës Speciale.
Ajo do të të jetë vendi ku ju do të rrëfeheni për ëndrrat plotë ankth , nga gjaku dhe shpirtrat e pafajshëm që ua këputët rrugën e jetës mu në mes. Ju keni nevojë të rrëfeheni për ato krime të bëra po aq sa ka nevojë Kosova për drejtësi. Pa u dënuar kriminelët dhe vrasësit e të gjitha ”ngjyrave” të periudhës së pas-luftës edhe liria është gjysmake dhe edhe shtetësia e Kosovës është e brishtë ! Gjykata Speciale së shpejti do të ”ulet këmbëkryq” në Kosovë, për të sjellë drejtësinë në vend, për të lehtësuar dhimbjen e shamizezave që i latë pa burrat e tyre- aktivistë të devotshëm të çështjes kombëtare, drejtësi për lotët e fëmijëve jetim të baballarëve-bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës, për gjëmat e nënave të bijve dhe bijave më të mirë të këtij vendi-veprimtarë të LDK-së së Ibrahim Rugovës, strumbullarit dhe arkitektit të Kosovës moderne dhe evropiane..!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi