Haki Bunjaku:Mos e shtrembëroni të vërtetën!
Faqja 1 e 1

Ka kohë që e vërteta në Kosovën tonë po shikohet me syza dielli, me një sy, apo mbyllur të dy. Qytetarët e pandërgjegjshëm, respektivisht të punësuarit që mjelin ndonjë pikë nga gjinjtë e shterur të Kosovës, të cilët duke injoruar realitetin mjerues, po ia qepin qefinin Kosovës, që nëse ndërron jetë ta kallin në dheun e mallkuar.
Çmim të lirë i kanë dhënë Kosovës martire, për një pagë shumë mjeruese, sepse te na nuk ka paga për punëtorinë, por realisht thënë ajo është mashtrim, ndihmë sociale që nuk respekton asnjë kriter të rrogës mujore.
Nuk llogaritet përvoja e punës, kualifikimi profesional, shtesat fëmijërore, sigurimin shëndetësor etj.
Këta shteti i mban si katunari qenin që të lehin për të. Kërkush nga ta nuk thotë se oligarkia, me eksploatimin e milionave po ia rrëmon Kosovës varrin, ndërsa popullatën e saj e degdisi rrugëve të mjerimit, meridianeve të Evropës.
Ishte 17 shkurti në të cilën ditë vërshuan në rrjetin social urimet, pikërisht për pavarësinë që, mjerisht nuk e kemi.
Tjetër punë është me i bë qejf vetit, por kjo nuk e ndryshon realitetin e hidhur.
Edhe pula mos me pa ëndërr që ha grurë, nuk del në Shëngjergj.
Unë jam i pavarur, sepse nuk kam aderuar në asnjë parti politike.
E kam respektue, e kam çmue hyjnorin tonë, Dr.Ibrahim Rugovën dhe vazhdoj ta mbaj qëndrimin e njëjtë. Ishte dhe është i pakrahasueshëm në çështjen organizative, ku krijoi edhe teorinë vetanake mbi filozofinë politike.
Që tash po quhet: Filozofia politike rugoviane, që praqet, pos tjerash, interes për studime sociologjike dhe filozofike.
LDK-ja nuk është ajo që ndërtoi Rugova, por në saje të grykësisë dhe sëmundjes për të udhëhequr, më mirë të thuhet kretenizmit për ta shkatërruar LDK-në, pasi Rugovën nuk mundën.
Këtu po i apostrofoi treshen që zbehu e shfuqizoi LDK-në rugoviane:
1.Fatmir Sejdiu
2.Nexhat Daci dhe
3, Isa Mustafa
Bile ky i fundit ju ka ikur si mizë, me çka ka dështuar moralisht, politikisht dhe kombëtarisht.
Aparatçikët janë lidhur bisht për bishti, si iu kanoset rreziku.
Njerëzit që duheshin t`ishin brenda grilave, u graduan me pozita të larta në shtet.
Bie fjala, Kadri Veseli, në vend të përgjegjësisë penale për krimin mbi shqiptarët, u shpërblye me postin: Kryetar i legjislativit.
Kjo është vrasja e dytë e njerëzve të shumtë që e pësuan nën urdhëresën e tij. Edhe familjarët e të vrarëve ka qenë dashur ta ngrisin zërin e protestës.
LDK-ja ku është? Pse pranoi në heshtje të bëhet Kryetar Kuvendi, njeriu i kreut
Të SHIK-ut që ua vrau gjithë ata bashkëpunëtorë?
Kjo kurdisje fatkobe është pjesë kryekëput e renegatit, mbeturinës komuniste, Isa Mustafa që po fryhet në fotele më keq se zhaba në pus.
Me sa kam mësuar nga librat, njeriu që ka peshë në organet shtetërore, duhet t`i përcillen lëvizjet dhe t ‘incizohen fjalimet dhe nëse shkepon dikund, duhet të jap përgjegjësi për keqpërdorim të detyrës.
Neve duke injoruar realitetin dhe mbështetur gënjeshtrën, jemi kah i hamë
Edhe eshtrat e shtetit, që ende ecë me paterica. Si po duket do ta hamë shapin për sheqer dhe do t`i blejmë b... për veshkë.
Derisa nuk thuhet e vërteta troç nën sy, por ti mvishet me petkun e gënjeshtrës, nuk do të kemi shtet as pushtet dhe as përparim.
Unë shtetin e Kosovës e shoh me keqardhje vetëm si shtet kriminal.
Kjo krejt reale, por aspak normale. Një çështje që më ra në sy ditën e 17 frorit, kur njerëzit bënin homazhe te varri i presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova. Aty përkuleshin miq dhe armiq të deridjeshëm, njeriun e aftë, të mençur.
Kështu konstatova se ne kemi manir, që na dobëson karakterin, sepse
njeriun e aftë, agil e të mençur e duam vetëm të vdekur.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi