Norvegjia, debate për syrgjynosjen e “predikuesit të urrejtjes”
Faqja 1 e 1

Realitet – Ai është i njohur si Mullah Krekar, megjithëse emri i vërtetë i tij është Najmuddin Faraj Ahmad. Si themelues i një grupimi radikal islamik, Ansar al-Islam, ai ka lidhje si me Al-Kaedën, ashtu edhe me Shtetin Islamik. Për më shumë, dikur ai ka kërcënuar edhe Kryeministren norvegjeze. Por avokatët e tij dhe qeveria në Oslo janë përfshirë në një betejë ligjore, për të cilën tashmë po bëhen shumë diskutime .
Kyrksæterøra është një fshat i fjetur rreth 300 milje në veri të Oslos, i shtrirë buzë maleve e fjordeve. Është bërë i famshëm falë skiatorëve e turistëve me çanta shpine dhe 2700 banorët e tij merren me punët e tyre të përditshme, të pashqetësuar nga diferencat që ofrojnë.
Deri më tani, kështu ka qenë. Sepse, nëse qeveria norvegjeze e bën punën e vet, Kyrksæterøra shumë shpejt do të presë njeriun më të famshëm të momentit e më të diskutueshëm në Norvegji, një radikal, i cili ka kërcënuar jetën e Kryeministres aktuale norvegjeze e që dikur kishte lavdëruar edhe Osama bin Ladenin si “guri i çmuar në kurorën e Islamit”.
Ai është i njohur si Mullah Krekar, megjithëse emri i vërtetë i tij është Najmuddin Faraj Ahmad. Si themelues i një grupimi radikal islamik, Ansar al-Islam, i cili ka lidhje si me Al-Kaedën dhe me Shtetin Islamik – Krekar, 58 vjeç, gjendet në listën e terroristëve të SHBA-së dhe të OKB-së.
Tre vjet më parë, në një konferencë për shtyp, shumë sensacionale në kryeqytetin norvegjez, ai deklaroi në arabisht se: “Vdekja ime do t’i kushtojë shoqërisë norvegjeze. Nëse, për shembull, Erna Solberg [ish-kryeministrja norvegjeze] më përzë nga vendi dhe kjo do të jetë edhe arsyeja se pse do të vdes, atëherë ajo do të vuajë të njëjtin fat”.
Fjalët provokuan menjëherë reagime të forta. I gjendur më pas në gjyq për kërcënime me vdekje, Krekar, i lindur në Irak, u dënua me pesë vjet burg, një vendim që më vonë iu reduktua në 34 muaj. Por muajin e fundit, ai u lirua, duke e vendosur edhe vetë qeverinë norvegjeze në një dilemë.
Megjithëse ka një urdhër përzënieje që daton qysh nga viti 2003, legjislacioni norvegjez ka përcaktuar se ai nuk mund të kthehet në Irak, pasi mund të bëhej objekt i torturave apo ekzekutimit. Por, pasi atij i është deklaruar akuza për “kërcënim të sigurisë kombëtare”, qeveria nuk do që ta mbajë atë më në Oslo.
Kështu, qeveria e zonjës Solberg gjeti një tjetër zgjidhje për këtë çështje. Krekar duhet të izolohet (ose e thënë sipas termave të vjetër, të syrgjynoset) në Kyrksæterøra, për të vijuar të jetojë në një qendër refugjatësh. Ai nuk do të lejohet ta lërë fshatin në fjalë dhe duhet të raportojë tek autoritetet lokale policore tri herë në javë për vendndodhjen.
Në fillim të shkurtit, një gjykatë në Oslo konfirmoi se Krekar mund të detyrohet me forcë të lëvizë drejt fshatit bregdetar – një rregull që duhet zbatuar para se çështja të shkojë në Gjykatën e Lartë.
Për Ståle Vaag, kryebashkiaku i Bashkisë së Hemne-s, e cila përfshin nën administrim edhe Kyrksæterøra-n, ideja për të mirëpritur një rezident kaq të famshëm, është e bezdisshme. “Unë nuk e kuptoj se përse ai do të vijë këtu”, thotë Vaag. “Ne as nuk u pyetëm fare për të dhënë mendimin tonë dhe kur iu drejtuam qeverisë dhe policisë në Oslo, ne nuk morëm një shpjegim siç duhej. Unë nuk jam i kënaqur me këtë që po ndodh. Doja të informohesha më shumë dhe më parë mbi çështjen.”
Megjithatë, Vaag akoma nuk e ka dhënë dorëheqjen. “Ne jemi njerëz mendjehapur. Do ta presim atë siç mirëpresim edhe të tjerë banorë dhe do ta trajtojmë po aq mirë. Ne nuk kemi frikë nga Kreka.” Kur u pyet nëse ai do ta takonte Krekar, Vaag u përgjigj: “Unë nuk do ta kërkoj atë”.
Dy javë më parë, Vaag organizoi një takim me fshatarët për të diskutuar mundësinë e mbërritjes së Krekar. Së pari, ka pasur një reagim. Tashmë banorët lokalë po mësohen me këtë ide. Ca madje edhe janë tallur me Mullahun, që thonë se do të konvertojë “skiatorët” në myslimanë “shiitë” (pavarësisht se Krekar vetë është një mysliman sunit).
Por, gjithashtu në fshat ka mbirë nga pak edhe frika. “Ata janë të frikësuar mbi atë se cilët do të jenë njerëzit që do të kujdesen për atë. Unë jam pak i shqetësuar edhe për këtë”, thotë Vaag. “Krekar do të jetë akoma i aftë të komunikojë me nxënësit e tij në internet”, thonë avokatët e tij, dhe duke shpenzuar kohën në burg, ai tashmë shihet edhe si një martir nga disa. Ndjekësit e tij pritet të shtohen, nëse ai do qëndrojë në Kyrksæterøra.
Ka disa rreziqe të tjera, thotë Herbjorn Jenssen, i cili drejton qendrën ku do të qëndrojë Krekar. Ajo është shtëpia që mban brenda një grup të ndryshëm banorësh: disa po e shmangin shërbimin ushtarak në vendet e tyre të origjinës, të tjerë janë afganë, sirianë, afrikanë, të gjithë që u kanë ikur konflikteve dhe përgjakjes.
Të rëndësishëm aty nuk janë irakianët, të cilët mund të kenë ngritur profilin e tyre edhe më shumë. “Askush në këtë qendër nuk ka dëgjuar për atë, ata nuk dinë shumë për të”, thotë Jenssen, duke shpjeguar se azilkërkuesit, nën kujdesin e tij, nuk e ndjekin median norvegjeze, pasi ata janë shumë të shqetësuar me ngjarjet që ndodhin në vendet e tyre të trazuara të origjinës. “Ata thjesht mendojnë se ai njeri është ndoshta një azilkërkues si çdo njëri prej tyre, dhe se duhet lënë i qetë në hallin e vet.”
Por Krekar nuk është si çdokush prej tyre. Ai është një emër familjar. Krekar mbërriti në vitin 1991 në Norvegji si refugjat, por statusi i tij i refugjatit iu revokua në vitin 2002. “Krekar është një rast i veçantë në Norvegji”, thotë Anders Nyland, kryeredaktor i gazetës së dytë më të madhe norvegjeze, “Bergensavisen”. “Ai ka qenë një temë e madhe debati për vite me radhë.”
Në vitin 2007, gazetat norvegjeze raportuan se është ngritur një faqe në “Facebook” që tërheq qindra ndjekës për të mbledhur fonde për të gjetur një njeri që ta vrasë Krekar. “Për vrasësin e armikut numër 1 të Norvegjisë”, thuhet në faqen në fjalë. Në vitin 2010, një përpjekje e dështuar u bë për t’i marrë atij jetën. Duke dëgjuar vendimin e gjykatës gjatë këtij muaji, avokati i Krekar, Brynjar Meling, i cili ka bërë emër ndërkaq, duke mbrojtur myslimanët dhe emigrantët e tjerë të huaj me akuzat për krime, mori së fundi një valë email-esh kërcënuese, menjëherë pasi apeloi çështjen në Gjykatën e Lartë.
Meling thotë se të ndash Krekar nga gruaja dhe katër fëmijët e tij në Oslo, dhunon të drejtat e njeriut. Deri sa të shpallet vendimi i apelit, Krekar do të qëndrojë në kryeqytet bashkë me familjen, por në një adresë sekrete.
Meling e përshkruan Krekar si një “njeri me principe” dhe beson se vendimi i mëparshëm i dhënë rreth së ardhmes së tij, është i padrejtë. “Ai e ka shlyer atë dhe duhet lënë i lirë të jetojë atje ku do dhe të jetë me familjen e tij”, thotë Meling. “Krekar ka thënë se ai nuk ka pasur ndërmend të kërcënonte askënd dhe se fjalët e tij ishin një metaforë. Ai e ka të qartë se nuk ka fuqi për të ndërmarrë ndonjë akt kundër askujt. Qeveria po e bën këtë vetëm për të treguar muskujt, për të bërë sikur po bën diçka.”
Sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Drejtësisë, përzënia e Krekar drejt Irakut është akoma një prioritet i qeverisë dhe se situata është vazhdimisht nën mbikëqyrje. Por avokatët e Krekar do të luftojnë ekstradimin e tij në të gjitha mënyrat. Ata thonë se do ta trajtojnë çështjen e tij në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, nëse do të jetë e nevojshme.
Për momentin, Krekar dhe fshatarët e Kyrksæterøra-s kanë diçka të përbashkët. Të dyja palët po presin për një përgjigje përfundimtare.
Marrë nga “Newsweek”

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Norvegjia në zi për viktimat e sulmeve
» Franca, Jordania dhe Norvegjia pro Kosovës
» Ukë Rugova hap debate në LDK
» Djegia e Kur’anit, Franca: Nxittje e urrejtjes
» Bekim Bislimi:Petku i urrejtjes nën petkun fetar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi