23 vjeçarja, që 10 vjet është në gjendje kome
Faqja 1 e 1

Liridona Gashi, 23 vjeçare, për 10-të vite është në “koma vigjile”, apo siç njihet në popull gjendje kome. Në një gjendje të tillë, ajo ishte kthyer nga Zvicra pas një marrëveshje mes shtetit zviceran
Liridona Gashi, ishte dërguar në Zvicër për trajtim mjekësor në vitin 2005, ndërsa pas tri viteve, autoritetet zvicerane e transferuan atë në Kosovë, në Kliniken private “ Euromed”.
Kthimi i saj ishte bërë bazuar në marrëveshjen e Institucioneve të Kosovës me shtetin zviceran, ndërmjetësues i së cilës ishte UNMIK, ka bërë të ditur për Radio Kosovën, zyra diplomatike zvicerane në Prishtinë. Por Radio Kosova është interesuar të mësojë se si dhe në çfarë rrethanash kjo paciente kishte shkuar në Zvicër.
Zyrtarë të ambasadës zvicerane kanë hezituar të japin një përgjigje konkrete lidhur me statusin e Liridonës, derisa ajo ka qëndruar atje. Ata vetëm kanë pranuar se vajza është kthyer në atdhe në bazë të një marrëveshjeje të Institucioneve të Kosovës me shtetin zviceran.
“Në tetor 2005 Znj. Gashi ka udhëtuar për në Zvicër për arsye mjekësore. Ndërsa, për arsye të mbrojtjes së personalitetit dhe të dhënave, Ambasada Zvicerane nuk mund të jap informata të më tejme rreth kësaj çështje. Në nëntor të vitit 2008 autoritetet kompetente të Zvicrës, kanë kthyer familjen në Kosove. Kthimi the transferimi në Kliniken “ Euromed” është bërë bazuar në ndërmjetësimin e një marrëveshje të arritur mes Zvicrës dhe Institucioneve të Kosovës përmes UNMIK-ut”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës zvicerane, në Prishtinë.
Që nga ajo kohë, më saktësisht viti 2008, vajza mbeti barrë e Klinikës private Euromed. Klinika paguan të gjitha shpenzimet ditore, ku hyjnë terapia e përditshme, kujdesi për higjienën e saj dhe nevojat tjera, thotë Leart Jakupi, njëri nga pronarët e kësaj klinike.
I shqetësuar rreth rastit, Learti thotë se janë në pikë të hallit, sepse përpos shpenzimeve për tretmanin që duhet t’i ofrohet pacientes, ata kërcënohen vazhdimisht nga familjarët e saj.
Familja e pacientes fajësojnë drejtorin e kësaj Klinike Dr.Habib Jakupi, se pse kishte pranuar që vajza të shtrohej në klinikën e tij. Në të kundërtën ata kishin shpresuar për rregullimin e leje qëndrimit në Zvicër.
“Sikur ta dinim se në çfarë gjendje do të vinim, ne as që e kishim pranuar. Ne nuk e kemi njohur familjen e vajzës dhe askënd tjetër lidhur me te. Ne, në këtë rast e kemi pa si partner Qeverinë e Kosovës edhe ambasadën e Zvicrës. E kanë sjellin vajzën...saktë tash me cilën datë nuk po e di përmendësh, por edhe atë e kam të dokumentua, në vitin 2008 dhe po në atë kohë babai im e merr një thirrje prej babës se vajzës i cili i thotë se: “nuk e paskam ditë që vajza ime e paska edhe një prind tjetër, se kjo nuk është vajzë e jotja, e ty ta kam parë sherrin, na ke kthye në Kosovë”. Pas kësaj, babai im, urgjentisht e merr ambasadën në telefon, urgjentisht e merr Ministrinë e Mirëqenies Sociale në telefon dhe në të njëjtën kohë e thirr edhe policinë, se i kërcënohen babës tim. Policia vinë, ambasada vinë. Ministria e mirëqenies sociale e kishte sjellë vajzën dhe kishin lutur babain që ta pranojë vajzën për një periudhe të shkurtër kohore duke i premtuar se shumë shpejt do ta largonin pacienten nga aty”.
Ambasada zvicerane shpjegon përmes postës elektronike se nuk ndiejnë asnjë obligim legal as ndaj Kosovës e as ndaj familjes Gashi por që për arsye humanitare kanë intervenuar herë pas here te ministrat e shëndetësisë, për ta zgjidhë këtë çështje.
“Zyra diplomatike zvicerane në Prishtinë, për mes adresës elektronike ka thënë se autoritetet e Zvicrës, për arsye humanitare dhe në mënyre që të mbështes të afërmit për gjendjen e vështirë, autoritetet zvicerane janë pajtuar që ta mbështesin kthimin dhe rivendosjen e znj. Gashi në Kosovë. Prej asaj kohe asnjë autoritet zviceran nuk ka ndikuar tek asnjë mbështetje te mëtutjeshme. Ajo qartë ka qenë një mbështetje e vullnetit të mirë. Gjithashtu Autoritet zvicerane përkundër që nuk kanë asnjë obligim legal ndaj qeverisë së Kosovës, e as ndaj familjes Gashi, Autoritet Zvicerane disa here kanë intervenuar te ministrat e ndryshëm, në mënyrë qe të zgjidhet ky rast”, thuhet në përgjigjen zyrtare të ambasadës zvicerane.
Se ambasada zvicerane ka bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për rastin këtë e pohon edhe vet ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani. Ai tha për Radio Kosovën se është njoftuar me problemin, por agjenda ditore dhe problemet e shumta, kanë bërë që ende të mos merret me të. Ministri
Rrahmani pohon se është në dijeni për gjendjen e pacientes dhe se lidhur me te është njoftuar nga vet ambasadorja e Zvicrës.
E megjithatë ministri Rrahmani duket sikur nuk ka dijeni se në llogari të kujt shkojnë gjithë shpenzimet për tretmanin e kushtueshëm ndaj pacientes.
Ministri Rrahmani: E kuptoj që institucioni privat një kohë të gjatë është kujdesur por ndoshta...
Radio Kosova: Është ende duke u kujdesur.
Ministri Rrahmani: Është duke u kujdesur për një kohë të gjatë, por besoj se ndoshta harxhimet dhe shpenzimet ju kanë kompensua institucionit.
Radio Kosova: Kanë thënë vetëm gjashtë muaj.
Ministri Rrahmani: Tash ka mbetur barrë e institucionit. Familjaret duke e vlerësuar që aty japin shërbimet me të mira, ata nuk e kanë marrë një hap të tillë... Është e vërtetë që ambasadorja zvicerane më ka potencua ketë çështje, por për shkak të agjendës edhe për shkak të problemeve ditore shumë urgjente nuk kemi mundur deri sot me u marrë më konkretisht me problemin e Gashit.”
Ndërsa, Leart Jakupi, njëri ndër pronarët e klinikës private “Euromed” shpjegon se ky institucion shëndetësor, deri më sot nuk është kompensuar nga askush, përpos gjashtë muajt e parë nga ambasada zvicerane.
“Ambasada e Zvicrës i ka mbuluar shpenzimet për gjashtë muaj. Vajza sot është më mirë se sa në kohen kur e kanë sjellë në klinikë. Ministria e Shëndetësisë e ka parë vajzën, po ashtu ajo e Mirëqenies Sociale e ka parë vajzën dhe është më shendosh se sa e kanë pru në atë kohë. Stafi i jonë e mbikëqyrë atë sikur të ishte e familjes sonë. Ne jemi njerëz dhe nuk mundemi me e lënë keq për shpenzime edhe pse për neve po janë barrë ekstrem e madhe. Qeveria e Kosovës duhet me e zgjidhë me në fund këtë rast. Ne po e mbajmë këtu, por nuk e di se ku dojnë me dalë njerëzit dhe institucionet me këtë rast. Na kanë pru një paciente në derë edhe nuk e largojnë”.
Ndërkohë që askush nga Institucionet nuk merr përgjegjësinë për ta zgjidhur këtë problem, terapia dhe tretmani tjetër që i bëhet Liridonës në klinikën Euromed, i kushton kësaj të fundit, 200 euro vetëm për një natë.
Meqenëse, sipas pronarëve të klinikës, familja e pacientes nuk shpenzon asnjë cent për këto shërbime, në kliniken private, ku ajo po trajtohet që shtatë vite me radhë, ne pyetëm ministrin e shëndetësisë Imet Rrahmanin, si një nga institucionet më përgjegjëse në këtë drejtim, se çka mund të bëjnë lidhur më rastin.
“Kjo është shumë komplekse, tani ndoshta duket të formohet një grup prej dy tre vetëve, përfaqësues të ministrisë edhe të Shërbimit Klinik Spitalor Universitarë të Kosovës, të kontaktojmë më avokatin e familjes dhe me “Euromedin” dhe te shohim se cila është mundësia e zgjidhjes. Po tash për tash, nuk mund të them se jam marrë më këtë problem edhe nuk kemi mundur me gjetur zgjidhje. Nuk dua të ju vej në lajthitje. Nuk jemi marrë me këtë problem edhe pse është ngritë edhe gjatë takimit me ambasadoren e Zvicrës. Tentativa ka pas ma herët, nuk kanë rezultuar me marrëveshje që të bartet në institucionet publike pacientja në fjalë. Por me koma vigjile kemi edhe pacientë që trajtohen në shtëpi”.
Edhe për Curr Gjocin drejtor i Shërbimit spitalor Klinik Universitar të Kosovës, ky rast është i njohur. Në kohën kur nisi ky problem, Gjoci ishte zyrtar në Ministrinë e Shëndetësisë. Ai shpjegon arsyet e mosarritjes së marrëveshjes që vajza të transferohet nga Institucioni privat në Institucion publik.
“Bëhet fjalë për një pacient, që është kthye në kuadër të procesit të kthimit nga shtetet tjera dhe ka pasur disa përpjekje që pacienti të kthehet në sektorin publik, por nuk ka qenë gatishmëria e familjarëve. E në ketë rast, janë personat e autorizuar me ligj që të flasin në emër të pacientit. Dhe ka ardhur deri aty sa edhe sot kjo çështje me sa di unë është në organet e drejtësisë. Ne si institucione publike kemi garantuar që mund të ofrojmë shërbime ashtu si për të gjithë qytetarët. Pra SHSKUK-së, është i gatshëm që të pranojë rastin, por në asnjë mënyrë që ta merr rastin me dhunë ose pa dëshirën e familjes, ose pa një urdhër të një institucioni i cili na obligon që ta marrim pacientin, që ta transferojmë në institucionin tonë”.
Learti nga Klinika “Euromed” thotë se familjaret e vajzës janë prezent çdo ditë në klinikë por nuk pranojnë të bisedojnë për rastin e familjares së tyre.
“Familja, unë e di që vjen çdo ditë. Vjen nëna, babai, vëllai... neve nuk na përshëndesin, nuk na flasin. As qe kemi mundësi të kontaktojmë me ata. Do të thotë neve ata na llogaritin si fajtorë. Tash, ne nuk mundemi me qenë fajtorë, vetëm pse kemi ekzistuar si spitali i parë privat i licencuar në Kosovë”.
Përderisa, pronari i spitalit privat Leart Jakupi, është në pikë të hallit, sepse siç thotë ai, deri më tani shpenzimet kanë arritur shumën afër gjysmë milioni euro, ministri i shëndetësisë Rrahmani, pak jep shpresë se ky problem do të merr kahen e duhur për një zgjidhje të mirë për të dy palët.
“Ato çështjet private te prindit, fëmijës, “Euromedit”. Janë çështje mes tyre. Por mund të them që ende nuk kemi mundur të gjejmë zgjidhje. Megjithëse nuk jam marr konkretisht me rastin, por në bazë të informatave që unë kam pranuar kur e kam marr postin. Mua mu është thënë që është provuar por nëse nuk nënshkruan dikush atëherë është vështirë me e bartë vajzën dikund, sepse atëherë kemi të bëjmë me padi ndaj institucionit edhe krijojmë probleme ndaj institucionit edhe hapim probleme të panevojshme. Edhe ashtu, shëndetësia ka mjaft probleme”.
Radio Kosova ka bërë përpjekje të mësojë më shumë se cilat ishin shkaqet që Liridona Gashi ka mbetur në gjendje kome që nga mosha 13 vjeçare dhe për më tepër të gjejë një shpjegim nëse ishte bërë ndonjëher kërkesë që pacientja të dërgohet nga Institucioni privat në atë publik. Ruzhdi Gashi avokat i kësaj familje nuk ka dashur të flas për këtë. Ai tha por radion tonë se pas bisedës me familjen e Liridonës, këta të fundit e kanë urdhëruar atë që të mos flas lidhur me rastin.
Si do që te jetë, vajza po vazhdon të trajtohet në Kliniken “Euromed” edhe pse Learti thotë se rasti është paraqitur në polici, në gjykatë dhe në të gjitha institucionet e drejtësisë, por deri me tani ende nuk ka zgjidhje.
Ai u benë thirrje të gjithë akterëve përgjegjës, si dhe familjarëve, të marrin vendimin e duhur që vajza të largohet nga Klinika “Euromed” dhe po ashtu të paguhen të gjitha shpenzimet për trajtimin e vajzës, të cilat deri me tani kanë shkuar deri në gjysmë milioni euro.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi