Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia e do edhe hisen kosovare në liqenin e Ujmanit?

Shko poshtë

Serbia e do edhe hisen kosovare në liqenin e Ujmanit? Empty Serbia e do edhe hisen kosovare në liqenin e Ujmanit?

Mesazh nga Agim Gashi Tue Feb 24, 2015 11:43 pm

Serbia e do edhe hisen kosovare në liqenin e Ujmanit?


Serbia e do edhe hisen kosovare në liqenin e Ujmanit? Liqeni-i-ujmanit-650x358
Serbia pretendon të marrë një pjesë të Liqenit të Ujmanit që shtrihet në Kosovë


Liqeni shtrihet në dy shtete, atë të Kosovës dhe Serbisë. Por serbët nuk mjaftohen me pjesën që u takon. Kërkojnë hise edhe në pjesën e Kosovës.

Për këtë arsye Serbia insiston që Ujmani (Gazivoda) të jetë pjesë e negociatave në Bruksel. Ky liqen cilësohet si një pasuri e madhe që ka Kosova. Dikur ai ofronte mundësi për të gjithë, por tash janë vetëm serbët ata që e shfrytëzojnë. Megjithatë, Ujmani ruan bukuritë që i ka, raporton RTK.
Liqeni i Ujmanit shtrihet në veriperëndim të Kosovës dhe andej kufirit me Serbinë. Me një sipërfaqe prej 11.9 km² dhe thellësinë maksimale prej 105 metrash, ky liqen është më i madhi në Kosovë. Diga që ndodhet në komunën e Zubin Potokut, hidrocentrali dhe trafoja në Vallaç, aktualisht kontrollohen nga serbët e veriut të Mitrovicës.
Liqeni furnizon me ujë më shumë se gjysmën e Kosovës dhe ujit 20 mijë hektarë tokë, e gjithashtu ofron mundësi të mira për not, ecje si dhe për plazhe.
Nexhmedin Spahiu thotë se përveç se ky liqen gjendet në territorin e Kosovës, pjesa më e madhe tij gjendet në pronat e Hasan Prishtinës
Liqeni i Ujmanit është ndër pasuritë më të mëdha të Kosovës. Vetëm 8 orë mund të punojë Korporata Energjetike e Kosovës pa ujin që i ftoh turbinat e termocentraleve e që vjen nga Ujmani.
Akumulimi i liqenit është ndërtuar nga viti 1973 deri më 1977, duke iu zënë gryka lumit Ibër. Më 29 prill të vitit 2013, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ligjin për ujërat ku thuhet se resurset ujore janë interes i përgjithshëm dhe janë pasuri e Republikës së Kosovës që ruhen e mbrohen me ligj. (RTK)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi