Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Shaqiri:Krimi, korrupsioni dhe nepotizmi, shkaktar të migrimit!

Shko poshtë

Nehat Shaqiri:Krimi, korrupsioni dhe nepotizmi, shkaktar të migrimit! Empty Nehat Shaqiri:Krimi, korrupsioni dhe nepotizmi, shkaktar të migrimit!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Feb 25, 2015 7:57 pm

Nehat Shaqiri:Krimi, korrupsioni dhe nepotizmi, shkaktar të migrimit!


Nehat Shaqiri:Krimi, korrupsioni dhe nepotizmi, shkaktar të migrimit! Largea_krimi-dhe-migrimi1424852191


Kosova është duke u ballafaquar me probleme të shumta. Problemet kryesore për qytetarët tanë janë zhvillimi ekonomik apo papunësia e madhe, problem ky që qytetarëve ua humbi edhe shpresën për të jetuar në Kosovë.
Por, nuk është vetëm problemi te papunësia, ka edhe dhjetëra probleme të tjera, si luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, luftimin e nepotizmit dhe familjarizimit, lufta kundër ekstremizmit e shumë të tjera.
Mos luftimi i këtyre mekanizmave nga shteti ka bërë që mijëra qytetarë ta lëshojnë Kosovën dhe të migrojnë nëpër vendet evropiane, duke kërkuar një jetë më të mirë për të jetuar.
Përderisa luftimi nga ana e Qeverisë dhe institucioneve për parandalimin e këtyre dukurive në vendin tonë nuk po ndodh, shteti i Republikës së Kosovës mbetet një ndër vendet me të prapambetura, më të pa zhvilluara ekonomikisht dhe njëri ndër vendet që krimi i organizuar dhe korrupsioni lulëzon këtu.
Analisti politik, Krenar Shala, thekson se, problemi qëndron tek lidershipi i cili është pa ide dhe vullnet për të promovuar një politikë gjithëpërfshirëse në kuptimin politik dhe ekonomik, në njërën anë, dhe në anën tjetër, problemi qëndron te apatia shoqërore.
“Pra mungon aktivizimi politik te pjesa dërrmuese e qytetarëve për t'i bërë presion lidershipit për ndryshimet e nevojshme. Duke e pasur parasysh mungesën e klasës së mesme, e cila është promotor i ndryshimeve politiko-ekonomiko-sociale, ndryshimet e nevojshme do të jenë shumë të vështira. Në të njëjtën kohë, duke marr për bazë edhe ndërlikimin e rrugës së shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së e cila është mekanizmi kryesor i shteteve për ndikim drejt reformave të nevojshme, problemet vetëm sa do të akumulohen”, thotë Krenar Shala për gazetën “Bota sot”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi