Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mustafa fajëson prindërit për vdekjen e fëmijës në Hungari

Shko poshtë

Mustafa fajëson prindërit për vdekjen e fëmijës në Hungari Empty Mustafa fajëson prindërit për vdekjen e fëmijës në Hungari

Mesazh nga Agim Gashi Thu Feb 26, 2015 2:05 am

Mustafa fajëson prindërit për vdekjen e fëmijës në Hungari


Mustafa fajëson prindërit për vdekjen e fëmijës në Hungari Largea_isa-mustafa-konferenc-21424880878
Foto Bota sot


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka folur në konferencë për gazetarë në Qeverinë e Kosovës edhe për vdekjen e fëmijës, i cili është marrë nga familjarët për ta migruar jashtë vendit.
Mustafa ka thënë se ndjen keqardhje për fëmijën nga komuna e Vitisë, i vdekur në kufirin Serbi-Hungari, por për këtë ka fajësuar prindërit si të papërgjegjshëm.
“Sa i përket njerëzve që kanë migruar, unë ndaj dhimbjen me atë familje për fëmijën i cili ka vdekur atje, por konsideroj se përgjegjësia themelore për fëmijët është përgjegjësi e prindërve dhe këto përgjegjësi ne duhet t’i kemi sepse askush nuk mund t’i merr fëmijët në krah, ta lëshojë Kosovën dhe të marrë rrugë pa e ditur adresën se ku po shkon dhe pa pasur siguri”.
“Dhe këtë përgjegjësi ne duhet ta ngremë si përgjegjësi të çdo individi. Nuk mundet as kryeministri i vendit, as presidenti i vendit të merr përgjegjësinë e nënës, as të babait, as të familjes, sepse ato janë përgjegjësi që ne duhet t’i ndërtojmë si përgjegjësi sociale dhe si etikë tonën morale ndaj familjes”, tha Mustafa.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi