Pa viza për shtetas serbë të Kosovës
Faqja 1 e 1
Pa viza për shtetas serbë të Kosovës
Pa viza për shtetas serbë të Kosovës
Ahtisari u garanton serbëve të Kosovës dyshtetësinë. Kështu barazia multietnike e qytetarëve të Kosovës, do të jetë e dobishme edhe për atë pjesë kosovare, që dyshtetësia do t’ua garantojë lëvizjen e lirë evropiane pa viza në pasaportën e Serbisë (dyshtetërore). Po meqë Serbia, në fakt Rezoluta 1244, ende gjithnjë është në fuqi dhe e konsideron territor sovran të saj shtetin e pavarur të Kosovës, përveç dyshtetasve kushtetues, dyshtetësia u takon të gjithë qytetarëve të Kosovës, deshën a s’deshën ata, sepse të gjithë janë kosovarë sipas Kushtetutës. Nëse duan, nëse dëshirojnë të lëvizin lirshëm pa viza nëpër Evropë, e marrin legalisht pasaportën e shtetit të Serbisë në emër të dyshtetësisë kosovare, dhe s’ka kush ua ndalon këtë që ua garanton Kushtetuta. Në përrallat e Lizës në botën e çudirave politike, përparësi dyshtetësie u lejohet me ligj vetëm kosovarëve, e jo edhe shqiptarëve, por ofiqaritë serbe në të gjitha zyrat e Serbisë nëpër enklava, veprojnë sipas Kushtetutës së Kosovës, edhe pse formalisht nuk e pranojnë, por për të mirë të dyshtetasve kosovarë, pasaportë pa viza mund të marrin edhe shqiptarët që Kushtetuta i ka maskuar të duken si kosovarë të vërtetë ku “etnia” (nacionaliteti trashëgimor) nuk ka rëndësi politike. Kjo është një metodë bukur origjinale e Evropës për ta integruar popullin kosovar në gjirin e saj nëpërmjet pasaportave të Serbisë. Kosova në vitin 1999 e ka sulmuar Serbinë me aeroplanë bombardues të NATO-s, kështu që tash nuk ka çka kërkon të shpallet shtet pa viza me Evropën, se ka qenë agresore ndaj Serbisë paqedashëse të Milosheviqit. Kushtetuta e OKB-së fundja nuk dallon kosovarë serbë apo kosovarë shqiptarë, por kosovarët i mban grumbull në Kushtetutë, kështu që kush do liri kushtetuese që garanton integrime evropiane, le të marrë pasaportë dyshtetësie, se kjo i lejohet me ligjet e Këshillit të Sigurimit, ku përveç Kinës, shumica e anëtarëve janë përfaqësues evropianë. Kushtetuta e Kosovës nuk mund të jetë më e mirë në botë për pakica, nëse në emër të pakicave mund ta shfrytëzojnë të gjithë kosovarët që duan pasaportën “libera” të Mëmës Plakë Evropë. Këto të drejta ua siguron dyshtetësia kushtetuese që e ka përpiluar sponsori 1244 në fuqi. Rezoluta 1244, e cila në “largim e sipër” të UNMIK-ut, zbatohet nga zyrat evropiane nën komandën e “asociacioneve” të ndryshme, spekulative ligjore, po ankohet se faktoriteti kosovar i Kosovës nuk po i pranon në “bisedime” funksionarët e gjorë të UNMIK-ut, demek nuk po e duan UNMIK-un disa kosovarë, siç nuk e donin serbët qe dhjetë vjet, edhe pse UNMIK-ut po i zbatohet në përpikëri kushtetuta e tij e Kosovës. Kosovës nuk mund t’i liberalizohen vizat evropiane, sepse shqiptarët janë maskuar si kosovarë, kështu kosovarët serbë në saje të dyshtetësisë, edhe pse janë nga Kosova, nuk janë bash-bash kosovarë, por janë edhe dyshtetësisht serbë, ndaj kanë të drejtë për ta gëzuar liberalizimin e vizave të Evropës. Vetë kanë faj ish-shqiptarët, çka iu desh shqiptarëve ta bombardonin me aeroplanë të NATO-s Serbinë e gjorë që Evropa e integron për ta shpëtuar nga ndonjë agresion tjetër i rastit që mund ta bëjnë shqiptarët e paparashikueshëm në të ardhmen, edhe pse nuk kanë aeroplanë, e le më ushtri. Evropa ua ka parë sherrin me shekuj shqiptarëve që e sollën Turqinë në Evropë me “marrëveshjet” xhentëlmene ruso-evropiane. Bash nëse insistojnë, nga Turqia e kemi rrugën pa viza, dhe një ditë kur Turqia të bindet se nuk është e krishterë, ne do të integrohemi me të, por i bie keq Greqisë. Lajmi për liberalizimin e vizave të Serbisë, dhe për getoizimin zyrtar të Kosovës, mbase do t’u bjerë në kokë kosovarëve fanatikë që angazhohen me histeri të integrohen në Evropë. Evropa nuk na i mbyll dyert, përkundrazi na i hapë dyert me mundësinë që na jep nëpërmjet dyshtetësisë 1244 dhe Kushtetutës së Kosovës të marrim pasaporta të Serbisë, dhe kështu të relativizohet edhe më “numri” i kosovarëve brenda diversiteteve të krishtera në “djepin e Serbisë” së UNICEF-it! Veç një gjë le ta dijë Evropa e “krishterë” komuniste: kosovarët kanë kërkuar integrim me të, kurse shqiptarët (para lufte) kanë kërkuar integrim ekskluzivisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe me askënd tjetër që është në anën e shtetit tradicionalist terrorist serb.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi