Nehat Shaqiri: Intervistë ekskluzive me Shpend Kursanin: Qeveria nuk është e Kosovës, andaj nuk është për Kosovën
Faqja 1 e 1

Nehat Shaqiri:Intervistë ekskluzive me Shpend Kursanin: Qeveria nuk është e Kosovës, andaj nuk është për Kosovën
Shpend Kursani në këtë intervistë ka folur edhe për krijimin e Gjykatës Speciale, ku thotë se krijimi i saj është e panevojshme dhe se kjo Gjykatë nuk bëhet si mjet i drejtësisë, por i politikës.
Ndërsa, për çështjen e migrimit ai theksoi se si shkaktarë thelbësorë janë vetë politikat e ushtruara në Kosovë nga të gjitha regjimet e 15 viteve të fundit. Këto regjime ndoqën politikat e privatizimit që lanë një ekonomi të pashpresë për një zhvillim potencial.
Kursani gjithashtu foli edhe për faljen e borxheve që e bëri Qeveria, por thekson se është një padrejtësi për ata që i kanë paguar këto borxhe, por e mirëpritur për ato familje që nuk kanë pasur mundësi t’i paguajnë borxhet.
“Bota sot”: Si e vlerësoni Gjykatën Speciale? Si dhe a do ta pastroj luftën e UÇK-së dhe imazhin e Kosovës, ashtu si po flitet?
Shpend Kursani: Me gjithë argumentet paraqitura dhe shtytjet politike që janë bërë për këtë Gjykatë, mendoj se ajo është krejtësisht e panevojshme, dhe arsyeja kryesore për këtë është se kjo Gjykatë nuk po bëhet si mjet i drejtësisë, por si mjet i politikës. Fillimisht ishte Gjykata e Hagës, e cila merrej me krimet e luftës në ish-Jugosllavi gjatë viteve 90-ta, Gjykatë e cila e përfshiu dhe u morr edhe me Kosovën. Kjo Gjykatë megjithatë e përfundoi mandatin e saj pa e përfunduar punën e saj. Pastaj ishte UNMIK-u i cili merrej me çështjet delikate të drejtësisë së pas luftës në Kosovë, gjegjësisht me rastet e krimeve të ushtruara gjatë një periudhe të luftës dhe pas luftës në Kosovë. Edhe ky mekanizëm ndërkombëtar i drejtësisë pushoi pa e përfunduar punën. Pastaj erdhi EULEX-i i cili merrej me të njëjtat çështje delikate të drejtësisë, dhe po del që edhe ky mekanizëm ndërkombëtar të mos jetë i aftë ta përfundojë punën e tij. Këta mekanizma ndërkombëtarë mendoj që të gjitha ishin të ndikuara politikisht, dhe gjykonin njerëz të dobët, ndërkaq të fortit nuk i preknin për shkak se të fortit i duheshin komunitetit ndërkombëtar që të manipulojë me ta që të manipulojë më lehtë me Kosovën. Tash po vjen Gjykata Speciale, e cila mendoj po ashtu do të jetë mjet politik për të kërcënuar e shantazhuar politikanë të kërcënueshëm e të shantazhueshëm të Kosovës për qëllimet e ndërkombëtarëve, që viteve të fundit po bëhet e qartë se ndryshojnë nga qëllimet dhe interesat e Kosovës.
“Bota sot”: Kush ishte shkaktari i kryesor i migrimit?
Shpend Kursani: Ka shumë shkaktarë të emigrimit që ndërlidhen njëri me tjetrin, dhe këta shkaktarë janë të periudhave dhe të natyrave të ndryshme. Si shkaktarë thelbësorë janë vetë politikat e ushtruara në Kosovë nga të gjitha regjimet e 15 viteve të fundit. Këto regjime ndoqën politikat e privatizimit që lanë një ekonomi të pashpresë për një zhvillim potencial. Këto regjime po ashtu e dëmtuan dhe e shëmtuan arsimimin dhe tashmë po prodhohen të rinj krejtësisht të panevojshëm për ekonominë, politikën, dhe drejtësinë e vendit. Këto regjime po ashtu përbrendësuan nepotizmin ku në vend të dijës vlerësohet servilizmi, në vend të guximit vlerësohet nënshtrimi, në vend të mundit vlerësohet abstenimi, e në vend të mendjes së hapur vlerësohet mendja e mbyllur. Qytetarët u goditën nga gjitha këto, ndërkaq e vërtetuan atë se çka po e pret Kosovën me sjelljet tallëse të politikanëve gjatë gjashtë muajve të ngërçit politik, që në vend të shpresës e vulosen pashpresën në Kosovë.
“Bota sot”: Si e vlerësoni gjendjen aktuale në Qeveri, puna e Qeverisë gjatë këtyre ditëve?
Shpend Kursani: Siç e kam thënë edhe më herët, kjo Qeveri nuk është e Kosovës, andaj nuk është për Kosovën. Kjo Qeveri nuk është e qytetarëve, andaj nuk është për qytetarët. Kjo Qeveri u krijua dhe është e disa ambasadave të huaja, andaj edhe është për këto ambasada. Po ashtu kjo Qeveri nuk është qendra e vetme ekzekutive e vendit, e cila do të duhej mbajtur përgjegjëse për vendimet e saj, sepse është vetëm njëra nga tri qendrat ekzekutive që veprojnë së bashku me këtë Qeveri në Kosovë, e ato janë: disa ambasada të huaja në Kosovë dhe Qeveria e Serbisë që së bashku me Qeverinë e Kosovës ushtrojnë ndikimin e tyre ekzekutiv mbi Kosovën. Ndërkaq nëse e vlerësojmë vetëm Qeverinë e Kosovës, ajo deri më tani ka qenë pak më shumë se inerte.
“Bota sot”: Si e vlerësoni faljen e borxheve nga Qeveria?
Shpend Kursani: Mendoj se është vendim i mirë dhe praktik. Qeveria e ka vlerësuar mençur që ndoshta do t'i kushtonin më shumë Qeverisë të vrapoj pas atyre borxheve se sa vetë borxhet. Po ashtu, për disa paraqet lehtësim, edhe pse nuk besoj se dikush e ka pasur ndërmend t'i paguaj këto borxhe, por gjithsesi e liron Qeverinë administrativisht që të merret me një gjë të tillë. Natyrisht se kjo paraqet një padrejtësi për ata që i kanë paguar këto borxhe, por në përgjithësi, dhe sidomos nëse i prek familjet që nuk kanë pasur mundësi t'i paguajnë këto borxhe, mendoj se ka qene vendim i mirë.
“Bota sot”: Po për listat e veteranëve të UÇK-së, cili është mendimi juaj?
Shpend Kursani: Çështja e veteranëve të luftës është komplekse në rastin e Kosovës, dhe do të duhej të priteshin turbullira të tilla për faktin se lufta e shqiptarëve kundër regjimit të Serbisë nuk është bërë me ushtri të rregullt, por me përpjekje guerile. Si rezultat i kësaj lufta nuk është bërë vetëm nga një formacion i armatosur, por ka pasur disa të tilla. E problemi fillon këtu që ka shumë të tjerë që janë përpjekur edhe me armë ta rezistojnë Serbinë, ndërkaq dështojnë për t'u përfshi në këto lista. Sidoqoftë, problemin me përpilimin e listave të veteranëve të UÇK-së e shoh nga një këndvështrim krejt tjetër nga debati që po bëhet në Kosovë. Numri i veteranëve që po duket ta kalojë 20 mijëshen do të paraqes problem për gjeneratat e ardhshme të cilat me doemos do të duhet të pyesin se si është e mundur që me një pjesëmarrje kaq të madhe në luftë nuk u arrit të mbroheshin gjithë ata civil që u masakruan nga paramilitarët Serbë, dhe së fundi, çka na u desh intervenimi i NATO-së, intervenim të cilin po e paguajmë sot, si me ekonomikisht ashtu edhe politikisht. Ndërkaq, nëse ky numër është i saktë, atëherë mendoj se UÇK-ja paska pasur komandantët më të dobët të mundshëm të cilët me gjithë këta ushtarë e pjesëmarrës nuk arritën t'i mbrojnë civilët dhe kërkuan intervenimin e NATO-së. Duhet të jesh komandant jo kompetent të përfundosh me një rezultat të tillë të luftës me gjithë këta pjesëmarrës në luftë.
“Bota sot”: Problemin me Doganat dhe Devollët për çështjen e miellit, si e vlerësoni ju këtë?
Shpend Kursani: Problemi i fundit me këtë korporatë të madhe në Kosovë është vetëm simptomë e prodhuar nga sistemi ekonomik në Kosovë. Tregu i lirë, i përqafuar dhe në fakt ekskluzivisht i rezervuar me Kushtetutë të Kosovës si sistem i vetëm ekonomik që duhet ndjekur, prodhon këso probleme. Mbi premisën e tregut të lirë "Devolli", dhe nëse jo "Devolli" me siguri do të ishte një kompani tjetër private, forcohet shumë duke koncentruar kështu kapital të madh në duart e dy-tri vëllezërve të cilët pastaj këtë kapital, sërish me rregullat e tregut të lirë, e përdorin për të sabotuar biznese të vogla në mënyrë që ta përforcojnë pozitën e monopolit të tyre në treg. Në anën tjetër i kemi disa medie të cilat po ashtu me rregullat e tregut të lirë duhet të mbijetojnë dhe fillojnë të shantazhojnë biznese dhe korporata të mëdha, o për inate personale të mungesës së ndonjë reklame, pra të hyre nga ai biznes, o për t'i shantazhuar këto korporata të mëdha në mënyrë që t'i detyrojnë ato të reklamojnë tek këto media, pra të marrin para nga to. Këto janë rregulla të xhunglës të cilat i mundëson tregu i lirë dhe sistemi neoliberal kapitalist i ekonomisë ekskluzivisht i zbatuar në Kosovë, sistem i cili nëpërmjet logjikës së arsyetimit të mjetit për qëllimin i forcon të fortit e i dobëson të dobëtit. Kjo duhet të ndryshoj që mos të kemi këso probleme.
“Siç e kam thënë edhe më herët, kjo Qeveri nuk është e Kosovës, andaj nuk është për Kosovën. Kjo Qeveri nuk është e qytetarëve, andaj nuk është për qytetarët. Kjo Qeveri u krijua dhe është e disa ambasadave të huaja, andaj edhe është për këto ambasada”, thotë analisti politik Shpend Kursani në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Nehat Shaqiri:Njerëz nga qeveria e tanishme janë të implikuar në vrasjen e gazetarit Ajeti
» Nehat Shaqiri:Sa është Kosova në rrezik nga sulmet terroriste?
» Muharrem Sfarqa:LDK ISHTE DHE ËSHTË ALTERNATIVA E VETME PËR KOSOVËN-intervistë me Qazim Bajgoraliun
» Ekskluzive: Ky do të jetë kundërshtari i Shpend Ahmetit, si kandidat i LDK-së
» Nehat Shaqiri:17 Shkurti

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi