Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - MOS MA VRISNI ATË PAK LIRI

Shko poshtë

AGIM GASHI - MOS MA VRISNI ATË PAK LIRI Empty AGIM GASHI - MOS MA VRISNI ATË PAK LIRI

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2015 1:39 pm

AGIM GASHI - MOS MA VRISNI ATË PAK LIRI 8rLKHLYtPvf0Redbt6kM7DrL7OiN2pdB7Fi7TDGiUK8x66n4A8n4Tw==



AGIM GASHI


MOS MA VRISNI ATË PAK LIRI


Qofsh i lumtur o populli im
Ti që shqip edhe dashuron, 
Rrekju punës me ja thënë këngës
Gjaku huç të mos na shkon.


Ëndërr t´jetës kishim lirinë
Në gjenerata pa pushu, 
Tani kur në grusht e kemi, 
Nuk po dimë për me e ru.

Liria është si dashuria
Gjithmonë i duhet ledhatimi, 
Nuk duron tradhëti, mashtrime,
Sepse shpejt e rrok zhgënjimi.

Ata trima që në luftë ishin
Dhe për popull s´kursyen jeten, 
Duhet në paqë e në liri
T´përballen shumë me të vërteten.

Mos të thirren më kapedana
Se n´liri nuk ka të tillë, 
Kur të kryhet lufta e popullit
Duhet të rrinë urtak të dlirë.

Ata duhet tash të pushojnë
Mos të hynë kah politika, 
Luftëtari në politikë
Si me i ra lirisë me thika.

Sot Kosovës i mbinë udhëheqës
Për luftëtar i doli nama, 
Veteran motra, veteran vllau, 
Babë e nëna Kapedana.

Mosni more o profiter
Mos e shkelni mundin tuaj, 
Këtu ishim edhe ne
Jo more jo, nuk ishim t´huaj.

Kjo Kosovë, kjo Dardani, 
Bjen përkulet, ju lutë përsëri,
Mos mi shkelni varret e mia
Mos ma vrisni atë pak liri.

Se ky popull mjaft duroi
Mungojnë barnat dhe mungon buka, 
Populli merr rrugë t´egzodit
E lirisë iu mbush kupa.


Kjo liri që me gjak u la
Në shekuj lypte rrugë të mbarë, 
Kur na erdhi në këto troje
Do me ikë ekzil me dalë.

Shteti sbahet me profitera
Me hajni s´ruhet liria, 
Natë e ditë o ju të mjerëve
Ju mallkon pa ndal Arbëria.

Është mërzitë edhe atdheu
Varret vajit marrë ia kanë, 
Po shumë hajna kish pas atdheu
Derë ktij populli kund si lanë.

Po qajnë fshatrat dhe qytetet
Me hidhërim në zi kto troje, 
Populli i shkretë po e lshon atdheun
Se ju mor buka buzë goje.

Porse shpresat sdo ti himbim
Se një ditë të qesh liria, 
Do të kthehemi në vatrat tona
T´lumturohen trojet e mia.

28.02.15
Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi