Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sylejman Aliu:ÇUDITË SHQIPTARE!

Shko poshtë

Sylejman Aliu:ÇUDITË SHQIPTARE! Empty Sylejman Aliu:ÇUDITË SHQIPTARE!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 28, 2015 11:04 pm

Sylejman Aliu:ÇUDITË SHQIPTARE! 1098424_10201145147864782_1611677816_n

Sylejman Aliu:ÇUDITË SHQIPTARE!

1. Jabllanoviçi, ministër i Qeverisë Mustafa, u tregua serbi më i sinqert kur nënat shqiptare, të fëmijëve të tyre të masakruar dhe të zhdukur nga egërsia e vazhdueshme gjakpirëse serbe, i quajti egërsira. Ishte serbi i vetëm që e tha këtë pa e fshehur të vërtetën e pangopësisë së tyre kolektive me gjakun shqiptar. Shqiptarët menjëherë, të befasuar nga një britmë e tillë urrejtjeje serbe, reaguan dhe kërkuan të ndërrohet nga pozita e ministrit dhe në vend të tij të zgjidhet një tjetër serb, i cili këtë urrejtje fjalësh duhet të dijë ta fshehë dhe me heshtjen dinake e mashtruese të dijë të jetë ledhatues ndaj shqiptarëve, në mënyrë që sa më parë të shkatërrojë të tashmen dhe të ardhmen e Kosovës dhe të popullit të saj shqiptar.

2. Edhe ministri Stavileci ishte po aq i sinqertë sa Jabllanoviçi dhe i tha haptas, mu si ai, se sa urrejtës patologjik është ndaj pjellshmërisë shqiptare, ndaj familjeve prodhuese dhe ripërtërise shqiptare, ndaj lindshmërisë së shëndosh të popullit shqiptar në Kosovë. I tha të gjitha këto shumë sinqerisht, sepse kështu nuk e fshehi në asnjë mënyrë frymëzimet që kishte nga kërkesat dhe pohimet serbe se nënat tona janë “lavatriçe”, të cilat rrezikojnë të mos shuhet, përkundër të gjitha përpjekjeve në vazhdimësi të serbëve, populli shqiptar.
Njësoj si Jabllanoviçi, i cili nuk u kërkoi falje nënave shqiptare, të cilat i quajti “egërsira”, ashtu dhe ministri Stavileci, nuk kërkoi e as kërkon falje, por të gjitha këto që i tha për nënat shqiptare, si Jabllanoviçi, i vlerësoi vetëm si keqkuptime dhe keqinterpretime!


3. Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani i dha titullin “Nderi i kombit” Behxhet Pacollit, njeriut që Milosheviçi me aeroplan special e dërgoi pas mesnate nga Beogradi në Prishtinë me një grumbull detyrash kundër çdo përpjekjeje të atëhershme shqiptare për liri dhe çlirim të Kosovës nga kriminelja Serbi, të cilën ky, që tash ka në duar nga predisenti Nishani “Nderin e Kombit”, e quan nënë, pa të cilën Kosova nuk mund! (“Kosovo ne mozhe bez majke Sërbije” – “Kosova nuk mundet pa nënë Serbinë”). 
Shtrohet tashmë pyetja se cilat ishin “meritat” e grumbulluara në ndërgjegjen dhe në tavolinën e këtij presidenti që të jape merita të tilla njerëzve të tillë që ishin aq kundërkombëtar? Nuk mund të besohet se ky president të ketë pasur diçka të tillë të vlerëshme, përveç interesave dhe bashkinteresave material dhe biznesore të jashtëligjshme!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi