Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skender Zogaj: BIOOGRAFIA E SHKURTER E KOLONEL AHMET KRASNIQIT

Shko poshtë

Skender Zogaj: BIOOGRAFIA E SHKURTER E KOLONEL AHMET KRASNIQIT  Empty Skender Zogaj: BIOOGRAFIA E SHKURTER E KOLONEL AHMET KRASNIQIT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Mar 03, 2015 7:23 pm

Skender Zogaj: BIOOGRAFIA E SHKURTER E KOLONEL AHMET KRASNIQIT  10364096_772275386127853_1796425687883085863_n

Skënder Zogaj:

BIOOGRAFIA E SHKURTER E KOLONEL AHMET KRASNIQIT 


Skender Zogaj: BIOOGRAFIA E SHKURTER E KOLONEL AHMET KRASNIQIT  11029565_888099281212129_832602702457445692_n


Kolonel Ahmet Krasniqi është lindur më 15 janar 1948, në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë, Kosovë, në gjiun e familjes së patriotit të mirënjohur Aziz Zhilivoda. Shkollën tetëvjeçare e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa shkollën e mesme teknike në Prishtinë (1964-1969), gjatë së cilës kohë dallohet për veprimtarinë e tij patriotike, si bashkëpunëtor i afërt i patriotit të devotshëm, Metush Krasniqi dhe pjesëmarrës aktiv në demonstratat studentore të ‘68-tës në Prishtinë. 
Pas kryerjes së shkollës së mesme Ahmet Krasniqi arrin të regjistrohet në Akademinë Ushtarake të Ushtrisë Tokësore në Beograd, ku dallohet si njëri nga kadetët më të aftë dhe arrinë të diplomojë me sukses të lartë, në afatin rekord (1969-1973). Oficeri i ri shqiptar nuk kënaqet me kaq dhe, i vazhdon studimet në Akademinë Komanduese të Shtabit Komandues, që e kryen me sukses të plotë (1981-1983). Pas kësaj e fillon karrierën ushtarake në Zagreb, e pastaj caktohet komandant në Garnizonin e Gospiqit, ku e zë lufta kroato-jugosllave. 
Si njohës i mirë i historisë, i realitetit të kohës, i përbërjes dhe mënyrës së funksionimit të federatës jugosllave, eksperti ushtarak, Kolonel Ahmet Krasniqi, i kishte plotësisht të qarta qëllimet e luftës së nxitur nga hegjemonizmi serbosllav, prandaj, nw rastin e parë që i krijohet mundësia e ikjes, dezerton nga radhët e APJ-së dhe vihet në anën e luftës kroate, së cilës i bën shërbime të larta e shumë të dobishme, çfarë nuk kishin mundur t’ia bënin as institucionet ushtarake kroate. Mirëpo, puna dhe mundi i tij i jashtëzakonshëm, jo vetëm që nuk i vlerwsohen, por përcmohen dhe përbuzen deri në denigrim të plotë nga ana kroate, që pasi kryen punën e vet, ia kthen shpinën dhe e le në pamëshirën e armiqëve serbë, të cilët e hetojnë aktivitetin pro-kroat të Kolonelit Krasniqi, prandaj e burgosin, me akuzën për “Rrënimin e fuqisë mbrojtëse të Forcave të Armatosura të RSFJ-së”! 
Pas hetimeve të para në burgun e Rijekës, Koloneli Krasniqi ekstradohet në Beograd. Bie në gojën e ujkut, dhe kur gjithcka duket se po i afrohej purfundimit, në rrëmujën e luftës serbe kundër kroacisë, Kolonelin e nxjerrin nga burgu dhe dërgojnë në frontin e luftës, ku i punon fati: arrin të ik dhe përkohësisht strehohet në Kosovë, pastaj kalon në Maqedoni, në Shqipëri dhe nga Shqipëria prap kthehet në Kroaci. 
Pushteti i Tuxhmanit dhe individë të lartë ushtarak, edhe pse e dinin kontributin e Ahmet Krasniqit në luftën kroate, kthimin e tij nuk e mirëpresin, sepse e kishin vështirë të t’ia pranonin meritat madhështore një oficeri shqiptar, prandaj e lënë nën hije, si një qytetar të rëndontë, i cili duhet të luftojë për kafshatën e bukës, të cilën e fiton si punëtor fizik.
Në këtë kohë, Kolonel Ahmet Krasniqi kontakton me Qeverinë e Republikës së Kosovës, e cila duke e njohur mirë personalitetin e tij të lartë patriotik dhe profesional, e emëron Ministër të Mbrojtjes dhe Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kosovës. I vetëdijshëm për situatën në Kosovë dhe i lumtur që iu dha rasti për t’i shërbyer atdheut të tij të robëruar, Ahmeti i rreket punës me përkushtim të zjarrtë, për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Mirëpo, këtë objektiv nuk arrin ta realizojë deri në fund, sepse duke parë angazhimin e tij serioz dhe dëshirën e vërtetë, për të ta bërë Kosovën me ushtri sa më të mirë, një dorë e zezë, (padyshim dorë tradhëtie) e qëllon fshehtazi dhe e vret, në natën e vonë të 21 shtatorit 1998, në Tiranë.
Ishte ky një atentat i kurdisur tradhëtie, që e indinjoi opinionin e gjerë liridashës shqiptar, i cili, tek Kolonel Ahmet Krasniqi kishte mbështetur shpresën e luftës çlirimtare dhe çlirimin e definitiv të Kosovës. Pjesëmarrja tepër masive e njerëzve në ceremonialin e përcjelljes mortore, që iu organizua në kryeqytetin e Shqipërisë, ishin dëshmi e dashurisë dhe adhurimit të figurës madhore të Ahmet Krasniqit, ushtarakut dhe luftëtarit të devotshëm atdhetar, oficerit me pergatitjet me te larta shkollore dhe ekspertit të dëshmuar për aftësi të jashtëzakonshme në artin luftarak, që spontanisht dhe pa asnjë dilemë ia ofruan zgjedhjen Ministër i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe komandan i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës – FARK, në të cilat detyra u vra me atentat, për t’u përjetësuar në dhembjen krenare duke zënë vendin e nderit në panteonin e figurave më të shquara të kombit shqiptar.
Kolonel Ahmet Krasniqi është autor i shumë punimeve studimore e publicistike, që janë botuar nëpër gazeta e revista profesionale. Gjithashtu, ka lënë të pabotuara edhe disa dorëshkrime dhe një ditar, që janë interesante dhe me interes. Nga shënimet e tij shihet se ka qenë një lexues i pasionuar i krijimtarisë letrare, ka shkruar vjersha dhe ka qenë adhurues shumë i madh i pikturës. Nga shokët dhe miqët, bashkëpunëtorët dhe të gjithë ata që e kanë njohur nga afër, mësohet se ka qenë një njeri i tepër i vacant, me virtyte të larta njerëzore, human, trim i vendosur, guximtar e besnik, optimist dhe modest, një patriot i pastër, besimtar i madh në forcën e popullit të tij.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi