Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Letër e hapur : Kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë

Shko poshtë

Letër e hapur : Kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë Empty Letër e hapur : Kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 9:34 am

Letër e hapur : Kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë

Akademik Nexhat Dacit, kryetar i LDD-së, Kryesisë Qendrore të LDD-së, dhe Grupit Parlamentar të LDD-së

Tentimet e koalicionit qeverisës për shtyerjen e zgjedhjeve lokale dhe parlamentare, në njëren, si dhe kaosi që çdo ditë e më shumë është duke e ngulfatur Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj, në anën tjetër, më detyruan t’iu drejtohem përmes kësaj shkrese.
I nderuari dhe shumë i respektuari ak. Nexhat Daci,
më lejoni që në emër të kryesive së 12 Nëndegëve të LDD-së në Landin Nordrhein Westfalien (NRW) të Gjermanisë, të anëtarësisë së gjerë, si dhe në emrin tim personal, t’iu shpreh shqetësimet tona rreth disa ecurive politike në Kosovë, mjerisht jo të favorshme për popullin e Kosovës, siç është paralajmërimi për shtyrjen eventuale të zgjedhjeve të ardhshme lokale.
Ndaj, i nderuari kryetar Ak. Nexhat Daci, ju e nderuara kryesi qendrore dhe i nderuari Grup Parlamentar i LDD-së, si anëtarë të të njëjtit subjekt politik, kërkojmë nga ju që me këmbëngulësi të kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Vendimet e palogjikshme që dalin nga koalicioni aktual qeverisës s’kanë të ndalur, duke filluar me zgjatjen e mandatit të presidentit, nga vetë ai, gjë e cila nuk ndodhë në asnjë shtet të botës demokratike, pastaj shtyrja e zgjedhjeve parlamentare për vitin 2010/11, duke shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës si dhe planin e Ahtisarit, e tash së fundi siç po shihet edhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale!?
Koalicioni aktual qeverisës duke e hetuar se ka humbur besimin tek qytetarët e Republikës së Kosovës me premtimet e tyre boshe gjatë fushatës së kaluar elektorale, tash tenton të marrë kohë me projekte tjera dhe gënjeshtra të radhës. Ky koalicion qeverisës i cili deklaroi se pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe aprovimit të Kushtetutës, në radhë të parë të agjendës së punës do ta ketë sigurinë, luftën kundër korrupsionit, gjendjen e rëndë sociale, arsimin, shëndetësinë, energjinë elektrike, etj, deri më tash pothuajse asgjë nuk realizoi.
Siguria në Kosovë, të cilën tanimë e ka nën mbikëqyrje Qeveria e Republikës së Kosovës, shihet sa është në gjendje të kontrolojë në radhë të parë depot e veta që ka në brendi të atyre organeve të rendit dhe të sigurisë, në të cilat vidhen gjërat e sekuestruara, si dhe humbin dosjet e krimit!!! Pastaj, sigurimi i zonave kufitare, ku çdo ditë e më shumë banorëve u rrezikohet jeta nga kriminelët serbë, siç po ndodhë me Karaçevën dhe shumë fshatra tjera, pastaj me Mitrovicën si dhe enklavat tjera si Shtërpca, ku uzurpohet zyra e kryetarit të komunës dhe vendosin barriera duke kërkuar edhe pagesa për ata të cilët lëvizin në ato territore.
Sikurse, jo shumë larg nga zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës, si në Graçanicë valojnë vetëm flamujtë serbë, dhe çfarë është edhe më e keqe aty përdoren vulat e Serbisë si dhe punohet më valutën serbe!
Dhe kjo sipas kësaj qeverie na qenka siguria e Republikës së Kosovës!?
Gjendja e rëndë sociale e (pa)përmirësuar nga premtimet boshe të kësaj Qeverie, tanimë është prezente tek çdo familje kosovare, duke i detyruar kryefamiljarët që për kafshatë goje të kërkojnë bukë nëpër shportat e mbeturinave në shumë qytete të Kosovës, si dhe shumë të varfër që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Prishtinës dhe të qyteteve tjera të Republikës së Kosovës!?
Premtimet farse të qeveritarëve për përmirësim të gjendjes së rëndë në shëndetësi, tani po del sa kanë qenë jo reale, ku, jo vetëm se nuk ka kushte minimale për mjekim të pacientëve nëpër spitalet e Kosovës, por ç’është më e keqja, edhe rriqrat dhe ethet hemorragjike ka tri vjet që janë paraqitur dhe tash së fundi morën edhe dy jetë në Malishevë, kurse kjo qeveri s’e sheh të arsyeshme të ndërmarrë masa për zhdukjen e tyre, për t’i lënë fshatarët të lirë dhe pa frikë në punimin e tokave dhe mbajtjen e bagëtive të tyre!
I nderuari kryetar akademik Nexhat Daci, duke vlerësuar situatën aktuale në Kosovë dhe ballafaqimin e qytetarëve të saj me probleme nga më të ndryshmet, kërkojmë nga ju që me këmbëngulësi të kërkoni mbajtjen e zgjedhjeve lokale në afatin e paraparë. Po ashtu, besojmë se do të propozoni kandidatët më potencialë dhe më të aftë që ka subjekti ynë politik, për të konkuruar në zgjedhjet e ardhshme, me qëllim për t’iu hequr lakun nga qafa qytetarëve të Kosovës, i cili çdo ditë e më shumë po ua zë frymëmarrjen.
I nderuari dhe shumë i respektuari kryetar akademik Nexhat Daci, shpresojmë së shqetësimet tona do t’i merrni në konsideratë të plotë për t’iu ndalur hovin dukurive negative që çdo ditë e më shumë po e varfërojnë dhe dëmtojnë popullin e shumëvuajtur në Republikën e Kosovës.
Me nderime
Hilmi Gashi, kryetar i nëndegëve të LDD-së në NRW të Gjermanisë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi