Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

"Më porositën për të vrarë Doshin"

Shko poshtë

"Më porositën për të vrarë Doshin" Empty "Më porositën për të vrarë Doshin"

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2015 12:14 am

"Më porositën për të vrarë Doshin"
"Më porositën për të vrarë Doshin" Largea_bami-doshi1231425415018


I riu i arrestuar sot, si dëshmitari kryesor në lidhje me atentatin ndaj deputetit, Tom Doshi, ka deklaruar se ka qenë ai që ka marrë porosinë për vrasjen e deputetit.
Sipas A1 Report, Durim Bami që u shoqërua paraditen e sotme në polici, pranoi para oficerëve të policisë, se ishte porositur për të vrarë Doshin. Aktualisht ai ndodhet në ambientet e komisariatit Nr 5 në kryeqytet, ku vijon të merret në pyetje nga hetuesit e çështjes.
46-vjeçari ka tentuar të arratiset nga vendi pak pas mesnatës rreth orës 12:30 dhe është ndaluar në pikën kufitare të Hanit të Hotit për të shkuar në Malin e Zi. Sipas “A1 Report”, pas ndalimit, rreth orës 3 të mëngjesit ai është shoqëruar nga Shkodra për në drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Kush do ta ekzekutonte Doshin!


Policia e Shtetit shoqëroi sot në rajon 46-vjeçarin, i cili dyshohet se ka lidhje me akuzat e deputetit Tom Doshi për vrasjen e këtij të fundit.
Uniformat blu e shoqëruan rreth orës 11:00 të paradites shtetasin Durim Bami, vetëm pak momente pasi prokuroria deklaroi se ka nisur hetimet mbi këto pretendime. Mësohet se shtetasi Bami momentalisht po merret në pyetje nga shefi i krimeve të Rënda, Ilirjan Balla.
Durim Bami është një person me precedentë të mëparshëm penal. Javën e shkuar ai i shpëtoi një atentati me lënë eksplozive. Të dielën e shkuar automjetit të tij tip “BMW X5” iu vendos rreth 200 gram eksploziv, por policia arriti ta identifikonte dhe çaktivizonte në kohë.
Mjeti me targë AA 858 IS ishte parkuar në lagjen “Grumbullimi” në qendër të Fushë Krujës. Policia njoftoi se mjeti i përkiste Durim Bamit, një person me precedentë të mëparshëm penal. Më herët Bami është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.
Bazuar në hetimet e prokurorisë, Bami është personi i fundit që ka takuar Enver Stafukën, i cili rezulton i zhdukur prej një muaji. Bami është biznesmen dhe ka në pronësi disa lokale bastesh në Fushë-Krujë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi