Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët

Shko poshtë

Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët Empty Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2015 12:26 am

Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët

Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët IMG_8008-580x242


Në shkollën fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz diskriminohet gjuha dhe flamuri shqiptar .


Sot në mënyrë solemne u përurua salla e arsimtarëve në Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. 
Sponsorizuesi i këtij projekti 11 mijë eurosh, i punuar me standarde të larta, është Agjencia Turke për Zhvillim e Koordinim TIKA. 
Shiriti i hapjes së kësaj salle moderne u pre nga drejtori i shkollës Nikollë Dukaj dhe përfaqësuesi i agjencisë turke.

Ishte drejtori Dukaj ai i cili injoroi gjuhën shqipe, duke e përdorë atë vetëm shkurtimisht me një përshëndetje, për ta vazhduar fjalën e rastit në gjuhën malazeze, ku foli gjerësisht për projektin, shkollën dhe planet për të ardhmen.
Në sallën e re ku dhe u zhvillua aktiviteti i përurimit, figuronte flamuri i Malit të Zi dhe Turqisë, por ashtu si dhe gjuha shqipe u injorua edhe Flamuri Shqiptar.
As fjalimi i përfaqësuesit të agjencisë turke nuk u përkthye në shqip, por vetëm gjuhën malazeze.
Një injorancë dhe diskriminim i nivelit të tillë është e papranueshme, aq më shumë se ajo është një shkollë ku shumica dërmuese e nxënësve dhe stafit janë shqiptarë, mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe mbi të gjitha ajo shkollë gjendet në Malësi.
Drejtori i shkollës, si subjekt udhëheqës i këtij institucioni arsimor, duhet të jetë përgjegjës për këtë akt diskriminues dhe të turpshëm ndaj gjuhës dhe simboleve kombëtare shqiptare. /MALESIA.ORG/


Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët Nikolle-Dukaj-TIKA-mahmut-lekiq-580x387Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët Salla-mahmut-lekiq-tika-2-580x387Turp! – Shkolla Fillore në Tuz diskriminon shqiptarët Salla-mahmut-lekiq-tika-580x270
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi