Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

PSHDK-ja në Gjermani hudh poshtë marrëveshjen e Ton Markut me Zef Morinën

Shko poshtë

PSHDK-ja në Gjermani hudh poshtë marrëveshjen e Ton Markut me Zef Morinën Empty PSHDK-ja në Gjermani hudh poshtë marrëveshjen e Ton Markut me Zef Morinën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 16, 2009 9:38 am

PSHDK-ja në Gjermani hudh poshtë marrëveshjen e Ton Markut me Zef Morinën



Bashkësia e degëve te PSHDK-së në Gjermani është e idinjuar thellë lidhur me dredhitë e fundit që i bëri ish-kryetari i PSHDK-së Ton Marku apo anëtari më i ri i PDKI-së së Zef Morinës prandaj kjo Bashkësi e degëve të PSHDK-së del me këto konkluzione:
1.Bashkësia e Degëve të PSHDK-së në Gjermani qëndron pranë qëndrimeve të mëhershme që Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës duhet të bashkohet por ky bashkim të ndodhë nëpër bashkësi të degëve në tërë Kosovën.
2.Veprimin e fundit të ish-kryetarit të PSHDK-së Ton Markut dhe anëtarësimin e tij në BDKI-në e Zef Morinës gjoja duke u thirrë në një marrveshje të bashkimit, ne e hedhim posht dhe këtë gjest e shohim si vendim individual të ish-kryetarit të PSHDK-së, Ton Markut dhe i urojmë sukses atij në partinë e re PDKI.
3.BD te PSHDK-së në Gjermani fton kryesinë komplete të PSHDK-së në Kosovë që pas kalimit të ish-kryetarit në një parti tjetër udhëheqja e partisë t´i kalojë nënkryetarit të parë dhe të thirret urgjentisht Kuvendi i jashtëzakonshëm i PSHDK-së ku do të zgjidhet edhe kryetari i ri i PSHDK-së.
4.BD të PSHDK-së në Gjermani fton gjithashtu partinë e koalicionit PDK-në, që mos të përzihet në rrjedhat e organizimit të PSHDK-së por të shikojnë punët e tyre, se PSHDK ka qenë dhe do të mbetet parti e djathtë kombëtare.
Për BD të PSHDK-së në Gjermani, Luz Thaçi, kryetar
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

PSHDK-ja në Gjermani hudh poshtë marrëveshjen e Ton Markut me Zef Morinën Empty Konsiderohet se demokristianët tanimë janë të bashkuar

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jun 27, 2009 10:27 pm

Konsiderohet se demokristianët tanimë janë të bashkuar

Takim i dy kryesive të demokristianëve në Zvicër



PSHDK-ja në Gjermani hudh poshtë marrëveshjen e Ton Markut me Zef Morinën 000%20pshdk%20zvicer
Pamje nga mbledhja e përbashkët

Në praninë e mbi 40 anëtarëve të kryesive së dy BD të Demokristianëve (PSHDK-së dhe PDKI-së) që veprojnë mbi 17 vjet në Zvicër, si dhe në prezencën e deputetit të Parlamentit të Kosovës, Zef Morina, tani bashkkryetar i Demokristianëve të Kosovës, u mbajt mbledhja e zgjeruar e Bashkësive të Degëve. Mbledhjen e udhëheqi koordinatori për diasporë, Marash Berisha, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, fjalën ia dha Zef Morinës, i cili pasi përshëndeti ngrohtësisht të pranishmit, u ndal në fillim në situatën aktuale politike në Kosovë dhe bëri një rezyme të shkurtër të të gjitha ngjarjeve të fundit dhe proceseve pozitive nëpër të cilat po kalon vendi ynë, gjë që u mirëprit nga gjithë të pranishmit.
Pastaj, Morina, të pranishmit i njoftoi detalisht me procesin e firmosjes së bashkimit të Demokristianëve të Kosovës, nga ana e dy kryetarëve (Ton Marku dhe Zef Morina) dhe të dy subjekteve politike (PSHDK - PDKI), tani në një, si të unifikuar. Projektmarrëveshje, kjo, mbi bazën e së cilës është firmosur bashkimi, duke e lexuar të tërën, dhe duke e elaboruar pikë për pikë.
Nga të gjithë diskutuesit, shihet një mbështetje e plotë për këtë Projektmarrëveshje dhe një interesim i jashtëzakonshëm për bashkim, gjë që kemi pritur me padurim që kjo të ndodhë. Më të zëshmit në këtë drejtim ishin themeluesit e këtij subjekti politik në diasporë.
Nga këtu konsiderohet se demokristianët tanimë janë të bashkuar, me dy bashkëkryetarë dhe me dy Kryesitë Qendrore, deri në Kuvendin e ardhshëm të Partisë. Kuvendi u kërku të mbahet ashtu si ta parashohin dy kryesitë e bashkuara sipas marrëveshjes.
Me një atmosferë vërtetë gëzimi, dhe duke iu uruar njeri-tjetrit bashkimin, u mbyll ky tubim me dëshirë që shum shpejt në mesin tonë t´i kemi dy bashkëkryetarët Ton Markun dhe Zef Morinën, bashkë me kryesitë, që të konkretizojnë edhe zyrtarisht bashkimin e dy Bashkësive të Degëve si dhe për t`i dhënë instrukcionet e mëtejme rreth organizimit partiak.
Urojmë që të mbretërojë respekti, toleranca fryma demokratike dhe sinqeriteti si bazë mbi të cilat udhëton demokristianja. Tani, kjo është formula që do t´i kënaqë të gjith demokristianët si subjekt i jetës plurale politike në Kosovë, si mjaft e nevojshme për proceset e ardhshme demokratike.
Këshilli për informim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi