Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faruk TASHOLLI - FLATRIMI I FUNDIT

Shko poshtë

Faruk TASHOLLI - FLATRIMI I FUNDIT Empty Faruk TASHOLLI - FLATRIMI I FUNDIT

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 16, 2015 8:37 pm

Faruk TASHOLLI - FLATRIMI I FUNDIT 1517580_695969283755753_1284439633_n

Faruk TASHOLLI


FLATRIMI I FUNDIT
Për Azem Shkrelin


Faruk TASHOLLI - FLATRIMI I FUNDIT Largea_azem-shkreli-211369386367
Ti fluturove lart më lart se zogjtë dhe retë
Më lart se Olimpi se Bjeshkët e Nemuna,
Nuk shkove Parnasit po muzat erdhën vetë
Me ty te ai qiell ndër yjësi të trembura.

E takove Pegasin në udhët qumështore 
Duke bartur rrufetë me vrap si i çmendur?
Ne liqe të Lasgushit pikase atë gjeratore
Apo Zanën shqiptare fije lirie duke endur?

Cilat duar të shkathta ngritën flamurët
Të ta tregojnë pikën e rënies në Atdhe?
Kur t'u kyç goja magjishëm fole me gurët,
Në luftë me afazinë nxore gjuhë të re.

Grykës së Rugovës zbriti gjëmë lahute
Si përplasin ujëvarat gurëve zhaurimat,
Reliktin e vajeve ndër male sa urt e këpute:
Mos më qani se Fushën e mbysin brerimat!

Ti u përtokëzove me një këngë në gji
Ashtu si zogjtë dhe poetët kanë dëshirë,
Që larg një fjalë ta lëshova me mall ty:
Lamtumirë Azem, lamtumirë!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi