Për terrorizëm po hetohen 135 persona, nën mbikëqyrje edhe rrjetet sociale

Autoritetet e sigurisë dhe të ndjekjes penale në Kosovë, tashmë kanë konfirmuar se po zhvillojnë hetime nën dyshime për përfshirje në rastet që ndërlidhen me terrorizmin ndaj 135 personave, raporton Radio Evropa e Lirë.
Përfshirja e tyre në luftërat e Lindjes së Mesme ndërlidhet me rreshtimin e tyre përkrah organizatave ndërkombëtarisht të njohura si terroriste, Shteti Islamik dhe Al-Nusra.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për ndalimin e pjesëmarrjes në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës.
Miratimi i këtij ligji është parë si një prioritet për faktin se Kosova është zotuar të përfshihet në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, konsiderojnë se ligji do të sanksionojë të gjithë ata persona që mund të përkrahin ose bëjnë thirrje në çfarëdo forme për të marrë pjesë në konflikte jashtë vendit.
Daut Haradinaj, kryetar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, thotë se ligji do të sanksionojë, po ashtu, edhe strehuesit dhe propaganduesit e mundshëm.
“Ligji i sanksionon po ashtu rrjetet sociale, të cilat keqpërdoren për sensibilizim të aktiviteteve ekstremiste fetare. Me këtë ligj, mendoj se institucionet fuqizohen dhe krijohen kapacitetet e mjaftueshme për t’i sanksionuar”.
“Tash [grupet e caktuara] nuk po bëjnë ‘zhurmë’ në aspektin radikal fetar nëpër xhami, por gjithsesi është fakt shqetësues që shumë të rinj tanë janë atje [në vatrat e luftës]. Personat që mund të rekrutojnë njerëz i kanë rrjetet e veta. Shqetësuese mendoj që është fakti se edhe organizatat joqeveritare që thirren në emër të humanizmit në Kosovë, po keqpërdorin rininë tonë”, thotë Haradinaj, për REL.
Nuredin Ibishi, anëtar i Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri në Kuvendin e Kosovës, thotë se thirrjet për pjesëmarrje në luftën e Sirisë, janë zbehur.
Ai mendon se tash forma e thirrjeve për pjesëmarrje në luftërat e Lindjes së Mesme, është më shumë në nivelin e komunikimit individual dhe jo aq shumë kolektiv.
“Unë tash e shoh një rrezik të madh që [format e komunikimit] do të rrëshqasin drejt ftesave, qasjes individuale. Qasja apo adresimi individual do të bëhet shtëpi për shtëpi, apo individ për individ, ose edhe përmes adresimit personal në adresa të e-mailit, në Facebook, Twiter, në rrjetet sociale përgjithësisht, çka unë e shoh si një rrezik të madh”, vlerëson Ibishi.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Haxhi Shala, duke mos dashur të flasë shumë rreth kësaj çështjeje, shkurtimisht thotë se Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI), është e angazhuar në këtë drejtim me të gjithë mekanizmat në dispozicion.
“AKI-ja është duke punuar në këtë fushë përmes agjentëve të vet që i ka, po ashtu edhe përmes formave elektronike, por edhe në debatet të ndryshme nëpër xhami. Ajo informohet dhe është duke vepruar në mënyrës shumë precize”, shprehet Shala, duke nënvizuar se aktualisht nuk ka ndonjë valë thirrjesh për t’iu bashkuar luftërave në Irak dhe Siri.
Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi, thotë se gjykata të cilën e drejton, përveç aksionit që është ndërmarrë vitin e kaluar me arrestimin e më shumë se 50 personave nën dyshimet për aktivitete terroriste, ka ende çështje të hapura.
“Qëndron konstatimi se ka ndryshuar metoda [e rekrutimit] dhe sikur është në trend përdorimi i rrjeteve sociale edhe komunikimi tash në forma më perfide, normalisht shumë më perfide”, thekson Ibrahimi për REL.
Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, ka konfirmuar se janë rreth 300 persona nga Kosova që janë përfshirë deri më tani në luftë në Siri apo edhe në Irak
.
Kosova, sikur edhe shumë shtete të ndryshme të botës, vazhdon të jetë e kërcënuar nga aktivitete të ndryshme terroriste, thonë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi