Qeveritë Shqipëri-Kosovë, Rama: Regjimi i vizave, turp për BE-në (Video)

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se po fillojnë t’i zgjidhin problemet që i kanë preokupuar qytetarët e të dyja vendeve dhe bizneset.
Mustafa po ashtu përmendi të gjitha nënshkrimet që u bënë sot.
“Sot nënshkruam 5 marrëveshje, katër memorandume, dy protokolle dhe një deklaratë të përbashkët. E konsiderojmë të veçantë nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë dhe të punëve të brendshme. Në fushën e ekonomisë që të përfitojnë të dyja palët”, ka thënë ai.
Mustafa ka folur edhe për Listën Srpska, e cila është kthyer akoma në kuvend. Ai tha se shpejt do të kthehen edhe Srpska, megjithatë të gjithë duhet të respektojnë rregullat dhe ligjet, në të kundërtën duhet të përgjigjen.
Edi Rama: Do ta bëjmë bashkimin kombëtar nëpërmes Bashkimit Evropian
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Isa Mustafa ka thënë se me marrëveshjet që u nënshkruan sot po dëshmohet bashkimi mes dy shteteve.
“Me këtë dua të them se ky është bashkimi ynë kombëtar nëpërmes Bashkimit Evropian”, tha Rama në konferencën me gazetarë pas nënshkrimit të 11 marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri.
Rama tha se marrëveshjet e nënshkruara mbulojnë sektorët e sigurisë, kulturës dhe bujqësisë.
Kryeministri Rama premtoi se gjatë kësaj vere shqiptarët e Kosovës nuk do presin në radhë nëpër pikat kufitare por aty do të bëhet një kontroll formal sipas Ramës si në kufijtë e BE-së.
Marrëveshje e rëndësisë të veçantë Rama e konsideron marrëveshje për unifikim të sistemit arsimor e që sipas tij është një angazhim themelor në rrugën e bashkimit të forcave të institucioneve arsimorë për të funksionuar si një forcë e vetme e një populli në rrugën e integrimit në BE.
Kryeministri Rama tha se së shpejti do të hapet konsullata e përbashkët në Milano të Italisë dhe me këtë dy shtetet po unifikojnë përpjekjet diplomatike.
Sipas tij marrëveshjet i administrojnë dy shtetet por aspiratat dhe interesat janë të përbashkëta.
Kosova e Shqipëria me 11 marrëveshje të reja
Ka filluar nënshkrimi i marrëveshjeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë, në fushën e zhvillimit ekonomikë, sigurisë dhe fusha tjera.
Të parët që nënshkruan ishin të kryeministrat, pastaj ministrat e tregtisë, sigurisë dhe po vazhdohen me nënshkrimin e ministrive për fusha të ndryshme.
Konsullatë të përbashkët në Mynih
Pas Milanos Shqipëria e Kosova do të kenë një konsullatë të përbashkët në Mynih. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive Tiranë- Prishtinë që po mbahet në Pallatin e Kongreseve në kryeqytetin shqiptar.
Në axhendë është parashikuar diskutimi i 11 marrëveshjeve.
Thaçi: Shqipëria na ndihmoj të fuqizojmë politikën e jashtme
Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh edhe ministër i jashtëm i Kosovës, gjatë takimit të përbashkët të dy qeverive në Tiranë, ka thënë se shtetet tona vitin e kaluar në Prizren kanë hedhur bazat e një partneriteti strategjik, i cili është ndërtuar mbi bazat e historisë sonë të përbashkët dhe vizionit e aspiratave të njëjta që kemi për të ardhmen.
“Partneriteti strategjik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë mbështetet në disa qëllime, vlera, parime që janë pjesë thelbësore të dy shteteve tona. Ne ndajmë qëllimin e përbashkët për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. Ne kultivojmë vlera dhe parime evropiane e demokratike. Ne ndjekim të njëjtin vizion për paqe, stabilitet dhe prosperitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Bashkëpunimi i ngushtë i vendosur në mes të dy ministrive të jashtme, sipas Thaçit, ka ofruar një mundësi më të gjerë për të adresuar çështjet me interes të ndërsjellë në nivel bilateral, rajonal dhe ndërkombëtar. “Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe ajo Shqipërisë kanë bashkëpunuar ngushtë për anëtarësimin e Kosovës në nismat rajonale dhe organizatat ndërkombëtare. Njëra prej pikave të këtij partneriteti strategjik ka qenë që Kosova të ndihmohet në anëtarësimin e saj në organizata të ndryshme”, ka thënë Thaçi.
Sot në Tiranë, ka shtuar ai, mund të konfirmoj që ne jemi bërë anëtarë të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), që është organizata më e madhe dhe më e rëndësishme politike në Evropën Juglindore, falë mbështetjes së Shqipërisë, por edhe të shteteve të tjera të rajonit. “Një mbështetje e tillë e Shqipërisë ka ndodhur edhe me rastin e anëtarësimit të Kosovës në organizata të tjera të rëndësishme sikurse Komisioni i Venedikut, Frankofonia, në Iniciativën Rajonale për Migracion, Azil dhe Refugjatë, si dhe së fundi edhe në organizatën e rëndësishme rajonale të sigurisë – RACVIAC”, ka thënë zëvendëskryeministri Thaçi.
Bashkëpunimi i Kosovës dhe Shqipërisë, në mbështetje edhe të bashkëkombësve në Luginë dhe Mal të Zi
Kosova synon të hapë një kapitull të ri me NATO-në këtë vit, duke zgjeruar bashkëpunimin politik e ushtarak dhe Shqipëria, sipas zëvendëskryeministrit Thaçi, do të luajë një rol kyç së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë evropianë në këtë proces.
Sipas tij, Kosova ka për synim që të përfshihetnë Partneritetin për Paqe, i cili është një instrument kyç për të hapur perspektivë të qartë për anëtarësimin në NATO. “Lobimi nga kryeministri Rama në Rumani ka kontribuar për hapjen e një kapitulli të ri bilateral në mes të Kosovës dhe Rumanisë, i cili unë besoj se do të finalizohet me njohjen nga Rumania në të ardhmen. Ne do të koordinojmë së bashku përpjekjet tona për të bindur vendet evropiane dhe ato jashtë Evropës që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran”, ka thënë Thaçi.
Kosova dhe Shqipëria kanë arritur të aplikojnë marrëveshjen për bashkëpunimin në shërbimin konsullor, duke përuruar konsullatën e përbashkët Kosovë-Shqipëri në Milano të Italisë. “Së shpejti kjo marrëveshje do të materializohet edhe me konsullatën e përbashkët në Mynih të Gjermanisë dhe të Kanberrëssë Australisë. Ne do të shikojmë edhe për mundësitë e tjera të cilat do të forconin përfaqësimin tonë të përbashkët konsullor dhe diplomatik, duke u lidhur ngushtënë mënyrë të veçantë për diasporën tonë në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, shtoi ai.
Ky bashkëpunim i ngushtë, sipas Thaçit, do të shtrihet edhe në mbështetje më të madhe të bashkëkombasve shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi. “Vizita e Papa Françeskut në Shqipëri, nismat ndërfetare të ndërmarra nga Kosova dhe për më tepër harmonia ndërfetare që ekziston prej shekujsh në traditën tonë ka vendosur vendet tona në një pozitë të veçantë në Evropë dhe botë. “Na takon që të hartojmë dhe implementojmë projekte të përbashkëta të cilat do të promovojnë harmoninë ndërfetare dhe dialogun ndërfetar si mjeti më i rëndësishëm dhe më i suksesshëm për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm dhe fundamentalizmin fetar”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.
Shqipëria do të luaj rol aktiv në procesin e njohjes së Kosovës
Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati ka premtuar se Shqipëria do të luaj rol aktiv në procesin e njohjes së Kosovës, si dhe anëtarësimet e saj në mekanizmat rajonale.
Shqipëria dhe Kosova kanë treguar se mund të jenë aktore kuptimplota në akseptin ekonomik për të zvogëluar hendekut të Ballkanit larg BE-së.
Mustafa: Stacioni ynë i fundit i përbashkët, Brukseli
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha sot në Tiranë se me këtë mbledhje por realizohet ëndrra e kamotshme e kombit për bashkëpunim të papenguar në mes dy vendeve.
Sipas Mustafës ky bashkëpunim mes Kosovës dhe Shqipërisë i konfirmuar edhe në deklaratën e Prizrenit është bërë një model i bashkëpunimit rajonal.
“Për neve mbetet prioritet bashkëpunimi me Shqipërinë, për proceset e integrimeve euroatlantike sepse këto dyja shtete japin kontribut të drejtpërdrejt në paqe dhe siguri në rajon”, tha Mustafa.
Ai tha se Kosova dhe Shqipëria me bashkëpunimin që kanë janë bërë burim global i frymëzimit veçmas në kohën kur ato vlera po përdhosen me gjakderdhje.
Sipas Mustafës edhe Kosova edhe Shqipëria kanë dëshmuar luftën globale kundër terrorizmit si dhe gjatë gjtihë historisë kanë dëshmuar për tolerancë fetare si në ditë të mira por edhe të këqija.
Mustafa ka përmendur prioritetet e Kosovës për bashkëpunim me Shqipërinë që sipas tij është zhvillimi ekonomik.
Sipas kryeministrit të Kosovës integrimi euroatlantik i dy vendeve është aspiratë e popullit që përfaqësojnë. Por sipas tij këtë rrugë ata duhet ta marrin si dy shtete të pavarura.
“Stacioni ynë i fundit i Kosovës dhe Shqipërisë është rrugëtimi për Bruksel dhe shpresoj se këtë do ta arrijmë shumë shpejt”, ka thënë Mustafa në Tiranë.
Rama: Mbajtja e Kosovës nën regjimin e vizave, turp për BE-në
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur mbledhjen e dy qeverive, duke thënë se urat e së nesërmes na dërgojnë drejt qëllimit strategjik për të ardhmen e shqiptarëve në rajon.
Rama edhe një herë kërkoi nga Serbia të drejta të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, duke thënë se ata të kenë të drejta aq më shumë e as më pas sa kanë të drejta serbët në Kosovë.
“Kosova dhe Shqipëria janë një popull qytetarie dhe qytetaresh, për 1 vit treguam harmonizimin e politikave të përbashkëta në fushën e arsimit, ekonomisë, sigurisë ushqimore apo bashkëpunimi në fushën e kulturës”, ka thënë Rama.
Ai tha se Evropa duhet të pranojë sa më shpejt integrimin e rajonit.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk do resht së mbështeturi Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave, pasi që ky regjim i vizave është një padrejtësi cinike, është turp për BE që nuk i ka hequr vizat për Kosovën.
Ai tha se parashikohet të hapet shumë shpejt konsullata e përbashkët në Mynih dhe Milano.
“Instrumentet që do nënshkruhen sot për sigurinë, arsimin, etj do t’kurrin distancat e të dy vendeve”, ka thënë Rama.
Shqipëri-Kosovë, nis takimi me moton “Një tokë, një popull, një ëndërr”
Tashmë ka nisur takimi mes dy qeverive shqiptare.
Me këtë rast, Kryeministria shqiptare ka zgjedhur si moto të kësaj mbledhjeje tre fjalë: “Një tokë, një popull, një ëndërr”.
Intonohen dy himnet në Tiranë
Me një ceremoni zyrtare dhe me antonimin e himneve të të dyja vendeve është pritur delegacioni nga Kosova para Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Së shpejti pritet të filloj edhe mbledhja mes dy qeverive.
Shqipëri-Kosovë, mbledhja e përbashkët në Tiranë
Shqipëria dhe Kosova zhvillojnë sot, mbledhjen e dytë të përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe 11 marrëveshje bashkëpunimi.
Delegacioni i qeverisë kosovare u prit në pikën kufitare të Morinit nga zv/Kryeministri Niko Peleshi dhe Ambasadori Qemal Minxhozi, ndërsa mbërritën rreth orës 10:40 në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku u organizua edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes nën ekzekutimin e himneve përkatëse të dy vendeve.
Gjithashtu, qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës do të nënshkruajnë edhe 11 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, përmes të cilave pritet të thellojnë partneritetin strategjik në disa fusha të rëndësishme, si në fushën e sigurisë, shfrytëzimin e përbashkët të pajisjeve për kontrollin e kufirit, për bashkëpunim financiar, për lehtësimin tregtar, në bujqësi, kulturë, në fushën e arsimit, etj.
Rama -MustafaFoto ARreth orës 12:20, do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp e dy kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Sot takohen dy qeveritë shqiptare
Marrëveshja për sigurinë, arsimin, financat, bujqësinë, tregtinë e kulturën do të jenë fushat kryesore ku do të përqendrohen sot diskutimet gjatë mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Kryeministria në Shqipëri ka publikuar agjendën zyrtare të orareve dhe mbërritjes së delegacionit të Kosovës në Shqipëri, ku mbledhja do të nis në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Agjenda
Mbledhja mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
E hënë, 23 mars 2015
Ora 10:40 - Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.
Ora 11:00 - Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës
Ora 12:00 - Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
Ora 12:20 - Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Ndërsa, lidhur me marrëveshjet që do të jenë në tryezën e bisedimeve, mësohet se do të jenë 11 pika ku do të fokusohet e gjithë mbledhja:
1. Do të diskutohet për bashkëpunim të “Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë”.
2. Memorandum mbi “Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm”
3. Protokoll mbi “Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit”.
4. Protokoll “Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare”.
5. Memorandum i Mirëkuptimit “Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave ”.
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për “Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë”.
7. Marrëveshje e “Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor”.
8. Marrëveshje për “Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar”.
9. Protokoll “Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë”.
10. Memorandum “Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural”.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës
Mustafa: Lista Srbska do të kthehet së shpejti

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi