Shqiptaro-amerikania, Faruza Kallaba, është femra e parë, e cila gjatë intervenimit 78 ditësh të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë, kishte një rol shumë domethënës: me aeroplanin e saj, furnizonte aeroplanët bombardues, në fluturim. Ajo, krenohet që kishte kryer këtë mision të vështirë, sepse, sikurse thotë ajo, po ndihmonte dhe mbronte Atdheun dhe popullin e babait të saj.