Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Prend BUZHALA (poezi):Në tri rruzare

Shko poshtë

Prend BUZHALA (poezi):Në tri rruzare Empty Prend BUZHALA (poezi):Në tri rruzare

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 26, 2015 2:08 pm

Prend BUZHALA (poezi):Në tri rruzare 11057512_10205320837812668_3892310817532805878_n

Prend BUZHALA (poezi):Në tri rruzare


NGA LIGJËRIMET E NJI PLAKE
NË DITËN E SHËN PREMTES
(Në tri rruzare)


(RRUZARJA E PARË):

Mos harro:
Emni i Gjergjit, i atij t’moçmit, nga Loza e Kastriotëve, 
asht trashëgues i rranjës sonë, i emnit tonë e i gjakut tonë. 
Emnin e tij na e përmendim
e, e përtrijmë në martesa e kur bajmë kunorë te lteri; 
ditën e Zisë, kur i çojmë në vorr ma t’dashtunit 
dhe në ato dekika, kur na humbin e na qesin fare. 
E pagëzojmë fëmijën tonë dhe lidhemi me Gjergjin tonë, 
kur e dhezim zjarmin n’calik t’votrës 
a qirin për festa e për Shëngjergj, 
kur i lulojmë dyert me lulet e Shëngjergjit.

Nga nji Gjergj e kemi pasë në krejt ato tefteret e ushtrive t’hueja, 
kur na i kanë marrë djemtë nëpër ushtri t’veta, 
nëpër hapsane, 
kur na i kanë ba sejmenë t’pashallarëve 
a kur na i kanë degdisë si asqerë e jeniçerë n’Jemen a n’Anadoll.

Nga nji Gjergj e kishim, kur na e varshin nji njeri n’konop 
A kur e vrasin mbas shpine. 
E hala e varin e, e mbysin.

(RRUZARJA E DYTË):

Mos harro: 
kush asht tash edhe ky Gjergji ynë,
djali ynë, që e çuem n’kishë? 
Tash e shohim, tash s’e shohim. 
Na fëmijëve e nipave ju kallëzojmë 
bash ato kallëzimet ma t’bukura për Gjergjin tonë. 
Secili thotë: unë e kam emnin Gjergj. 
E pra, na emnat i kemi krejt ndryshe, 
po te krejt këta emna asht ai emën. 
Te emnat e të dekunve e te emnat e të gjallëve. 
Ai asht te emnat e shumë vorreve 
e te emnat e shumë kishave, 
te emnat e kullave, maleve, ujnave, 
te emnat e luleve e te emnat e festave. 
Te shumë kryqe mbi Dhé e nën Dhé. 
Te emnat e cubave t’malit. 
Asht i mfshehun, t’duket sa humb krejt, 
e mandej krejt pa pritë e pa kujtue, 
ngjallet e bahet ushtar 
e, ua nxen pritën zabitve t’mbretit. 
Çon peshë nji krahinë dhe e dhez nji luftë.

(RRUZARJA E TRETË):

Mos harro: 
nga nji Gjergj 
për me peshue me emën e trimni, 
e kem nxjerrë n’ secilën kohë. 
Kush don me e kërkue Gjergjin,
ka me e gjetë te emni i vet.

(Ripublikim, 2007)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi