Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Një ditë bota do e mësojë emrin tim”

Shko poshtë

“Një ditë bota do e mësojë emrin tim” Empty “Një ditë bota do e mësojë emrin tim”

Mesazh nga Agim Gashi Sat Mar 28, 2015 7:14 pm

“Një ditë bota do e mësojë emrin tim”


“Një ditë bota do e mësojë emrin tim” Largea_piloti-i-masakres1427544505


Bota mbarë vazhdon të jetë e shokuar nga historia e pilotit gjerman, Andreas Lubitz, që e përplasi qëllimisht avionin e Germanwings, duke vrarë veten dhe 149 persona në bord.
Ish- e dashura e tij, Maria W., 26 vjeç, që punon si stjuardesë, rrëfen për Bild se gjatë pesë muajve që kanë fluturuar së bashku nëpër Europë, ai i ka thënë se “një ditë bota do e mësojë emrin e tij”.
“Një ditë më tha që do bëj diçka që do e ndryshojë të gjithë sistemin. Atëherë të gjithë do ma mësojnë emrin dhe do më mbajnë mend. Nuk e dija çfarë kishte ndërmend, por tani e kuptoj,” tha ajo.
Maria u shpreh se u nda prej tij për shkak të sjelljes dhe problemeve personale, të cilat e kishin frikësuar.
“Një natë u zgjua papritur dhe ulërinte ‘po rrëzohemi, po rrëzohemi’”.
Lubitz e përplasi avionin në Alpet Franceze.
Sipas gazetës franceze Le Parisien, ai ishte i fiksuar pas Alpeve Franceze, madje i pushtuar prej tyre.
Ai e njihte shumë mirë zonën ku e përplasi avionin.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi