Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjithë jetën shqiptar !/ Përzgjeedhur nga Haxhi Muhaxheri!

Shko poshtë

Gjithë jetën shqiptar !/ Përzgjeedhur nga Haxhi Muhaxheri! Empty Gjithë jetën shqiptar !/ Përzgjeedhur nga Haxhi Muhaxheri!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 29, 2015 12:31 pm

Përzgjedhur nga Haxhi Muhaxheri



Gjithë jetën shqiptar !


Gjithë jetën shqiptar !/ Përzgjeedhur nga Haxhi Muhaxheri! Bajram-Muhaxheri-Lala

Anekdotë nga Lugu i Baranit

Bajram Alia i muhaxherve të Kosuriqit apo Lala (si e thirrnin shumica), ish kan merakli i madh i rakisë apo i ujit te bekuar, si ai kish qejf me i thanën. E maronte vetë dhe e pinte si duhet e për shtatë palë qejfe, me miq e dashamirë. E kur ndonjëherë bëhej qefli, ia thoshte edhe këngës malsorqe!
Një ditë e kish pas pyetur njani:
         "Allahile Bajram a po me kallzon diçka".
         "Po vallahi, n'kofte se di, bash drejt kam me t'kallzu...po pse jo?!! - ia kish kthyer Bajrami.
         "Çka je ti... musliman a katolik. Me t'thanen musliman, nuk po ma mbush menen se çdo ditë t'lume po e e pi rakine si ujte. Bile edhe me e maru po e maron vet me kazana n'midis t'oborrit. Kurse me t'thanën katolik, prapë nuk po e rrokë, sepse ti e ki emnin Bajram e baba yt Ali. 
         "Po qebesa po t'kallxoj mirë e drejt. Për bajram jam musliman e për pashkë katolik, kurse gjithë jetën shqiprar!" - ju kish pas pergjigjur Bajrami, kurse ai që e kish pas pyetur i kishte zgurdulluar sytë dhe ishte mbetur gojëhapur nga përgjigja që kishte marrë.

 __________ 

Disa nga komentet në Facebook


SALIH ZOGIANI, mbledhës dhe sudiues i anekdotave
Anekdotë me mesazh të fortë. I lumtë ati që e ka thenë, dhe juve që e postuat.

PAL NDRECAJ, shkrimtar
Nuk I permbaj dot emocionet perpara shembujve te tille! Keso shembuj na duhen. Te lumte Haxhi qe po na I kujton bukur shpesh ! 

AGIM GASHI, rapsod dhe poet
O Ty t´lumtë qe e ke postuar kete anekdote te bukur o Haxhi Muhaxheri! Sa po me pelqen pergjigja e njeriut te menqur dhe mesazhi qe ai percjell. Per anekdota te tilla kemi nevoje sot, me shume se kurre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi