Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhihadistët shqiptarë: “Na gjykoni me ligjet e Sheriatit jo të Shqipërisë”

Shko poshtë

Xhihadistët shqiptarë: “Na gjykoni me ligjet e Sheriatit jo të Shqipërisë” Empty Xhihadistët shqiptarë: “Na gjykoni me ligjet e Sheriatit jo të Shqipërisë”

Mesazh nga Agim Gashi Mon Mar 30, 2015 10:33 pm

Xhihadistët shqiptarë: “Na gjykoni me ligjet e Sheriatit jo të Shqipërisë”
Xhihadistët shqiptarë: “Na gjykoni me ligjet e Sheriatit jo të Shqipërisë” Largea_xhihadiste121427220689


Edhe në seancën e dytë gjyqësore, xhihadistët shqiptarë që dërgonin luftëtarë vullnetarë drejt Sirisë, janë shfaqur pa praninë e avokatëve mbrojtës.
Në një zë ata i kanë kërkuar trupës gjyqësore që të gjykohen me ligjet e Allhaut apo Sheriatit, duke kundërshtuar ligjet shqiptare.
Si pasojë e kësaj ata kanë vendosur që të mos mbrohen me avokatë.
Kërkesa për një gjykim të tillë është bërë nga Fadil Mulosmani dhe Gerti Pashaj, të cilësuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda si eksponentë të rrezikshëm në drejtimin e celulës xhihadiste në Shqipëri.
Imami i vetëshpallur i xhamisë në Unazë të Re të kryeqytetit, Gerti Pashaj kërkoi lirimin e tij me pretendimin se është rrëmbyer dhe sjellë forcërisht në sallë, ndërsa për xhihadistin tjetër, Bujar Hysën gjykata po luan teatër me atë.
Procesi ndaj 9 të pandehurve që akuzohen për rekrutim të luftëtarëve në Siri, financim të celulës dhe terrorizëm, kanë qëndruar në të njëjtën linjë, gjykim me ligjet e Sheriatit.
Vetëm 2 prej tyre kanë preferuar të mbrohen me avokatë.
Avokati i të pandehurit Orjon Reçi kërkoi pavlefshmërinë e akteve të përgjimit dhe kërkoi gjykim të shkurtuar, ndërsa i pandehuri Astrit Tola kërkoi veçimin e çështjes në këtë gjykim. Trupi gjykues e shtyu seancën për javën e ardhshme.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi