Entela Safeti Kasi: Letërsia dhe fabrikimi
Faqja 1 e 1

Raporti i lexuar në konferencën e PEN
LETËRSIA DHE FABRIKIMI
Nga Entela Safeti Kasi
Misdis botës së librit qëndron jeta e përditshme e çdo shkrimtari dhe çdo lexuesi, dhe midis tyre, letërsia mbetet retorika e përhershme, e cila përballet me kufijtë e përkohshëm, të fabrikimit të librit dhe politikave për të fabrikuar letërsi.
Ky fabrikim, kjo tregëti e librit ecën paralel me atë çka lexuesi kërkon???
Kur nisa të mësoj Anglishten, me shpresën për të hapur një dritare komunikimi me botën, arsyeja themelore ishte të lexoja kryeveprat e letërsisë të shkruara në këtë gjuhë të madhe, e në një nga metodat e gjuhës më pati bërë përshtypje ky shembull:
Një studente I tregonte profesorit të saj për një libër të famshëm që kishte lexuar së fundmi, dhe po e pyeste nëse edhe profesori I nderuar e kishte lexuar librin.
Profesori e pyeti se për cilin libër bëhej fjalë, dhe ajo gjithë entuziazëm I tha se ishte një libër I famshëm që ishte botuar për herë të parë, disa muaj para, e se ky na ishte një “bestseller”
“ Edhe unë kam qënë duke lexuar kohët e fundit, një libër të famshëm, që nuk është aspak bestseller: Komedinë Hyjnore të Dante Aigerit. Studentja tha:- Kur është botuar ky libër? Nuk kam dëgjuar që të jetë “bestseller”.Kush është Dante Aligeri?
Ky shembull ka anën e vet komike dhe tragjike, pasi ajo që besohet të jetë e famshme sot në brezin e studentëve dhe të rinjve, duhet patjetër të jetë bestseller dhe po ashtu në modë, e nëse nuk është në ekranet e faqet e shypit, nuk ka mundësi të jetë libër I shëklqyer.
Në fakt, unë nuk kam asgjë kundër, këtyre që quhen bestseller, por ajo që reklama e fabrikimit të librit po I bën publikut, po bën përditë e më shumë që lexusit e letërsisë të jenë profesorët seriozë, shkrimtarët seriozë, por edhe lexuesit që janë vazhdimisht në kërkim të letërsisë, e ky lloj lexuesi është një lexues përtej të zakonshmes.
Na ndodh shpesh të kthehemi pas në kohë, dhe sa herë që unë kthehem pas në kohë, këkroj targjedianët grekë, e konkretisht Eskilin. Është thënë se Eskili ka shkruar më tepër se tragjeditë që ne njohim sot, e se numuri më I madh I tyre kanë humbur.
Nëse unë hyj sot në një librari dhe pyes: Cilët janë librat që lexuesi kërkon sot, rezulton që shumë pak njerëz kërkojnë Eskilin dhe shumica këkron atë që është në modë, apo qoftë edhe e lehtë, e ky libër I lehtë I modës është bestselleri.
Paralel me këtë mendimet e mia shkojnë tek Servantesi, e më konkretisht tek Don Kishoti.
Shembull: Një shkrues po shfaqte në skenë një lojë interesante rreth dashurisë të një zonje me një kalorës, e audience po duartokiste, e shkruesi I skenës ishte I lumtur për suksesin dhe famën. Don Kishoti shfaqet këtu, e lufton me shpatë e me fjalë, e ndërkohë shkruesi I cili pretndonte të ishte Komedian e pyet se psërse ai po I shkatërronte punën, famën, dhe suksesin.
Don Kishoti u përgjigj: Letërsia nuk është për të luajtur, e nuk është aspak e lehtë!
Por çfarë është letërsia në fakt?
Bota e sotme po merr një tjetër formë dhe me aq sa unë kuptoj shkrimtari nuk është gruaja apo burri I skenës, apo gruaja dhe burri I famës. Të jesh në skenë është krejt ndryshe nga të shkruash e të jesh shkrimtar në arenën e letërsisë të shkëlqyer.
Le të kthehemi në pas në kohën jo shumë të largët të vendeve të izoluara ku libri dhe shkrimtarët drejtoheshin nga pushteti poiltik dhe ideologjik I diktaturave, apo qoftë edhe direkt nga shteti. Në këtë ftohtësi të menduari pas afro 20 vitesh është fare e qartë që ka tre kategori:
Shrimtarë që kanë krijuar letërsi të shkëlqyer në kushtet e absurdit, dhe që vazhdojnë të jenë edhe në kohën e lirisë shkrimtarë të letërsisë së shkëlqyer.
Të tjerë që u fabrikuan si shkrimtarë, e që libri I tyre nuk tejkaloi as kohën e ekzistencës së tyre fizike.
Dhe disidentë, të cilët kanë libra, për të cilët ende koha nuk ka folur.
Le të marrim një shembull:
Në Shqipërinë e vitit 89, ende pa mbërritur vitet 90, kur unë isha nxënëse e shkollës së mesme, ishim detyruar të lexonim dy autorë, një burrë dhe një grua, për të cilët po na thuhej se ishin të mëdhenj dhe të famshëm. Duke mos qënë edhe shumë e sigurtë për veprën e të dyve, I këkrova mendim një njeriut tim të afërm. Ai nuk tha asnjë fjalë.
Diktatura ra, e Shqipëri u bë një vend I hapur, njerëzit filluan të flasin lirisht dhe pas afër 20 vitesh janë botuar dy libra të një poeti të ekzekutuar në Shqipëri gjatë diktaturës në vitin 1976, e është zbuluar dhe vërtetuar me dokumenta që janë marrë në shërbimin sekret shqiptar se dy autorëve, emrat e të cilëve tashmë s’kanë aspak rëndësi, dua të them të dy autorëve që brezit tim para viteve 90 po I servireshin si të famshëm, e që ne na kishin detyruar tu lexonim librat, kishin ndërtuar karierën e tyre letrare duke shkruar ekspertiza letrare për këtë poet.
Ky poet disident për të cilin po ju flas sot, është Vilson Blloshmi, I cili u ekzekutua në luginën pranë fshatit të tij I shpallur fajtor nga shteti shqiptar për poezitë që kishte shkruar dhe përkthimet që kishte bërë, e me këtë rast desha të theksoj mendimin se me sa duket ata dy personat që shkruan aktekspertizat letrare, fabrikimi i ptlitikës së shtetit të asaj kohe I bëri të tregëtojnë jetën e një njeriu, të një poeti !!!
Por le të ndryshojmë atmosferën, më lejoni të sjell midis nesh Don Kishotin!
Në një konkurs të rëndësishëm letërsie, Don Kishoti I thotë një shkrimtari: nëse ti vlerësohesh me çmimin e dytë, kjo do të thotë që je shkrimtar, sepse çmimine parë duhet ta marrë përgjithmonë një burrë i politikës, e nuk është e rëndësishme që ky të jetë shkrimtar!
Bota e librit duket se ka ende të njëtën problematikë si në kohët antike, mesjetare apo edhe në kohën tonë moderne. Fabrikimi I famës prej politikave dhe influencave të politikës, preferencave të grupeve të intersit edhe në fushën e librit, ku libri tashmë është edhe tregëti, duket sikur po orienton lexuesin drejt një produkti I cili nuk është aspak I shëndetshëm për botën shpirtëtore. Përpjekja e fabrikimit të famës për bestsellera të kësaj kategorie nuk ka asnjë lidhje me vlerat e letërsisë së shkëlqyer.
Me aq sa unë shoh dhe kuptoj, me aq sa edhe koha ka provuar, kjo Famë e ky Luks bestsellerash nuk shkon as përtej kohës fizike të autorëve dhe as përtej kohës fizike të politikave të tregëtimit të librit nga grupe interesi të lidhura shumë ngushtë me politikën e,sidomos në vende që kanë qënë të bllokut lindor, si Shqipëria.
Historia e letërsisë dhe koha na kanë treguar pamëshirë se vetëm letërsia e shkëlqyer ka arritur të thyejë kufijtë e kohës, madje edhe të ekzistencave të përkohëshme fizike njerëzore të shkrimtarëve pasi këta përveç se shkrimtarë janë edhe njerëz me dhe natyrisht që kanë edhe një fat njerëzor.
A lexojmë ne ende targjedianët grekë, Dante Aligerin, Servanetsin, Ismail Kadarenë, Ibsenin, Franc Kafkën, Emili Dikinsonin, Kamynë, Xhojsin, e Umberto Ekon? A kërkojmë ne ende letërsinë e shkëlqyer? A I këkron edhe lexuesi veprat e tyre? Po.
Letërsia ka atë që Romakët e quajnë “Fortuna”, e pranojmë dot apo jo, letërsia është fati I atij që Ka këtë “Fortuna” për të qënë shkrimtar!!!Të jesh shkrimtar është kaq ndryshe nga të ëndërrosh të jesh shkrimtar, por edhe të ëndërrosh të jesh shkrimatr është diçka e bukur, kur ke kuptuar dallimin midis letërsisë dhe asaj çka mund të jetë gjithçka tjetër por jo letërsi!!!
Nuk di ndonjë shembull që fabrikimi I librit dhe politikave të fabrikimit të famës të gjithçkaje tjetër të kenë mbëritur letërsinë, apo të kenë tejkaluar qoftë edhe kohën e vet fizike!
Ajo që di është se fabrikimi I librit, dhe politikave të çdo kohe kanë luajtur në mënyrën më barbare dhe banale me letërsinë e shkëlqyer dhe shkrimtarët e shkëlqyer, lojën e përkohëshme të intrigës të skenës,ose edhe të prapaskenës, pasi nuk kanë mundur asnjëherë të hyjnë në arenën e letërsisë, e cila sikur e ka thënë Don Kishoti nuk është aspak e lehtë. Ajo që unë di shkëlqyer dhe që bota di shumë mirë është, se njerëzimi ka patur fatin e madh të ketë midis Shkrimtarët e letërsisë të shkëlqyer, që nga dita e parë!!!
E me këtë rast dua të them se letërsia nuk mund të matet as me politikë, as me pozicione gjeografike,e as me kufij gjuhësorë, sepse kur ajo ndodh të jetë e tillë të gjithë kufijtë gjuhësorë dhe gjeografikë shemben, dhe se politika qoftë edhe më absurdja nuk mundet ta përmbajë atë.A nuk ka bota letrare shembuj të pafundëm që na I kianë provuar këtë të vërtetë? A nuk është Ismail Kadare shembulli I shkrimtarit të shkëlqyer, I kësaj të vërtete të pamohueshme? Letërsia ka vetëm një fat, të jetë ose të mos jetë letërsi dhe për shkrimtarin e letërsisë të shkëlqyer, pavarsisht origjinave gjuhësore, gjeografike, dhe kohës, atdheu I tij mbetet bota e letërisë së shkëlqyer.

Ohër,12 Qershor 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi