Adnan Abrashi: Ataturku i Turqisë dhe iniciativa për Prizrenin Kryeqytet
Faqja 1 e 1

ATATURKU I TURQISË DHE INICIATIVA PËR PRIZRENIN KRYEQYTET
Nga Adnan Abrashi
Prijës i shquar ushtarak, reformator shetformues dhe baba i Turqisë moderne, Mustafa Kemal Ataturku, nuk konsiderohet vetëm si një figurë e shquar e historisë kombëtare të këtij shteti, por është pjesë edhe e historisë së gjithëmbarshme botërore.
Përveç veprimtarisë së vetë të lavdishme si ushtarak dhe burrështetas i urtë, nga biografia private, Ataturku ka qen i njohur edhe si bohem i madh; posaçërisht adhurues dhe konsumues me pasion i verërave kualitative Andaj, mu për këtë shkak, për të janë shkruar dhe thënë shumë anekdota. Njërën nga mjaftë sosh, do ta tregoja edhe unë në këtë artikull:
Na ishte një koha kur Ataturku, si burrështetas dhe reformator i madh, kishte arritur një famë të pakontestueshëm, jo vetëm në vend por edhe në arenën ndërkombëtare. Një ditë prej ditësh, pa kurrfarë tendencioziteti qëllimkeq, një këshilltar i besueshëm nga suita e tij e afërt, e këshillon:
- Pasha im i nderuar! Ti tanimë i ke realizuar në vepër shumicën e synimeve tuaja. Si një lider i madh popullor dhe kudo i respektuar, mendoj se ka ardhur koha që nga pak ta radhoni përdorimin tepruar te pijeve alkoolike!
- A besoni ju sinqerisht se të gjitha këto të arriturat e sotme të Turqisë janë meritat e mija dhe unë vërtetë jam burrështetas madhor, sikur thoni? – ishte kjo si pyetje në vend të përgjigjes së pritur drejtuar këshilltarit të vetë.
- Po, po, lartmadhëri! Nuk ekziston as më i vogli dyshim në këtë bindje. Jo që e dimë vetëm ne këtë realitet, por edhe gjithë populli turk dhe tërë bashkësia ndërkombëtare!
- Bukur pra! – iu përgjigj qetë Ataturku. – Të gjitha këto rezultate të dëshmuara, unë i kam arritur mu ashtu sikur isha në të vërtetë: në vete i pajisur edhe me atë ves të keq që ti ma konteston. Por, me këtë rast, nëse më duhet të dëgjoj ty dhe në të ardhmen ta eliminoj këtë shprehi, atëherë, unë më nuk do të jem origjinali - ai Mustafai i gjertanishëm. Përkundrazi, do të shndërrohem në dikush tjetër: do jem i mangët dhe jotërësi e mentalitetit tim karakteristik. Edhe diçka, miku im i nderuar! – vazhdoi më tej Ataturku - Ta zëmë, po ta dëgjoj këtë këshillë tënde dhe më të mos konsumoj pije alkoolike, atëherë, patjetër në këtë gjendje të esëllt, ty duhet të të largoj nga posti që ke sot, sepse, edhe atë ditë kurë të kam dekretuar si këshilltarin timin më të afërt, kam qenë mu ai “Ataturk i dehur”...?!!
Rreth propozimit të Prizrenit për kryeqytet të mundshëm
Lajmi i fundit i kërkesës së 10 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të paraprirë nga deputeti Zafir Berisha, që Prizreni të shpallet kryeqytet i Republikës së Kosovës, në opinionin kosovar, e veçanërisht të atij prizrenas, ka bërë një bujë të madhe publicistike. Edhe pse realisht, për shumë shkaqe objektive dhe subjekti, realizimi i kësaj ideja, praktikisht është e pamundshme, efekti i pritur tek masat nga ana e propozim-dhënësve të saj, pa dyshim u arrit. Lajmi i kësaj iniciative fuqimisht u prezantua në të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike të vendit, dhe ishte vërtetë bombastik. Si duket, kjo strategji e përdorimit të opinionit për nevoja propagandistike të disave, u tregua si e përgatitur dhe e orkestruar mirë.
Sipas një vrojtimi tim rreth kësaj iniciative, jehona e madhe që ka bërë ajo posaçërisht tek prizrenasit e mijë, i ka ndarë ata përgjysmë-“fifti-fifti” Unë personalisht, patjetër më duhet të pranoj se, dhuntia ime e brendshme si intuitë, më bënë që më tepër të anoj kah “CONTRA” . Pse është kështu, kam shumë arrësyra të cilat janë të natyrave, sikur logjike, ashtu edhe objektive dhe subjektive, dhe të cilat patjetër duhet eleboruar më gjatë, por, me këtë rast, figurativisht ato do t’i shprehja pikërisht duke e huazuar atë përgjigje metaforike të Ataturkut të madh që ia bënë këshilltarit të vetë qëllimirë nga anekdota e mësipërme: “...Të gjitha këto rezultate të dëshmuara, unë i kam arritur mu ashtu sikur isha në të vërtetë...Por, nëse më duhet të dëgjoj ty, ...atëherë, unë më nuk do të jem origjinali - ai Mustafai i gjertanishëm. Përkundrazi, do të shndërrohem në dikush tjetër; i mangët dhe jotërësi e mentalitetit tim karakteristik...” .
Mu ashtu sikur përshkruhet edhe në rezymenë e këtij propozimit, Prizreni ka qenë dhe është i tillë, pikërisht pse nuk ishte kryeqytet por një qytet i zakonshëm. Andaj, ky status i qyteti të zakonshëm, me një trashëgimi të begatshme kulturore-materiale dhe me popullsi me manire specifike të traditës aristokrotate, ka ndikuar që ai domosdo të kursehet nga imponimet e pashmangshme të një mentaliteti të kaosit moral dhe hapësinor super-urban, që zakonisht i karakterizon të gjitha kryeqytetet tjera, kudo që ato janë.
Dhe, në fund, nuk ka dyshim! Duhet konstatuar se këtë mentalitet të mirëfilltë pozitiv të autoktonisë prizrenase, e që po ashtu përmendet në arsyetim, e kanë krijuar dhe formësuar me kohë si traditë, vetë qytetarët e tij. Mu për këtë shkak, pa marrë parasysh procedurat formale-juridike që duhet kaloj kjo iniciativë, mendoj se paralelisht, patjetër duhet të merret edhe mendimi i tyre.
Krejt në fund, jo rastësisht, këtë artikull do ta përfundoja sërish me metaforën e anekdotës së mësipërme, gjegjësisht me pjesën e dytë të përgjigjes së Ataturkut që ia jep këshilltarit të vetë: “...po ta dëgjoj këtë këshillë tënde dhe të mos konsumoj më pije alkoolike, atëherë, patjetër në këtë esëll, duhet të largoj edhe ty nga posti që ke sot, sepse, atë ditë kurë të kam dekretuar si gjeneral timin më të afërt, kam qen po ai Ataturk i dehur...”
Tupani bie për ata që kanë vesh...?!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi