Xhevaat Rexhaaj:Djegia për së gjalli e Nanës, vëllait dhe dy djemve të axhës si dhe kunatës time
Faqja 1 e 1

Xhevat Rexhaj:Djegia për së gjalli e Nanës, vëllait dhe dy djemve të axhës si dhe kunatës time
Mars-prill 1999 Schaffhausen Zvicër. Ishim në vlugun e aktiviteteve me kolegë nga LDK ja prirë nga veprimtari i palodhshëm Sokol Rragami, oficeri ushtarak A. Shatri, aktivistët, Maliq Maliqi, Zeqë Rragamaj, Ramadan Qerimi, Hamdi Bunjaku, Nijazi Thaçi, Afrim Alidemaj, Agim Mehmetaj dhe 82 shqiptarë të tjerë që bëheshim gati me të gjitha përgatitjet që të niseshim për në Shqipëri....Me miqtë zviceranë nga shoqata që e kisha themelue me 1995 kishim tubue mjete të ndryshme ??? që do i dërgonim së pari në Shqipëri, vlera e përgjithshme e atij shleperi ishte dikund 1.1 milion Franka zvicerane, më së shumti pajisje mjekësore por edhe .....kuptohet! Si pararojë dërguam oficerin ushtarak me bashkëkoleg të tij, që të përgatitej terreni për shkuarje tonën, unë isha kryetar i LDK-së dhe Grupit të Emergjencës, për koordinim të hapave ku lidhje kryesore kishim edhe Kryesinë e Degës . Shkuarja e kolegëve tanë në Shqipëri, për përgatitje terreni që ne të shkonim ditët në vijim kishte kalue keq! Kuqaloshët e LPK-së, pra klaneve banditeske të këtyne që sot thirren “komandanta” kishin kërcënue grupin tonë që kishte detyrë të shkoi në Ministri të Mbrojtjes....gjëra të tmerrshme për të cilat nuk e kam lejen të shkruaj nga ata që ishin atje ende, do vijë koha! Ne megjithatë ishim këmbëngulës 97 burra të shkonim në front lufte, por me kthimin e grupit tonë dhe me sqarimet që na sollën ne u detyruam ta shtyjmë shkuarjen për në Shqipëri, por vendosa që të dërgojmë kamionin me dy prikolica mbushur plotë me pajisje të ndryshme të nevojshme për luftëtarët e FARK ut. Sokoli, unë dhe miku zviceran ( Dr. Phil. J. Z. ) zgjodhëm dy aktivista të devotshëm të LDK-së që të përcillnin kamionin, me ngasës një zviceran.....Eh fatkeqësisht edhe kamioni me ata që kanë udhëtue, sapo ka mbërritur në tokën shqiptare ka hasur në probleme të mëdha nga grupet marksiste -leniniste dhe policia e Shqipërisë... fatmirësisht shoferi zviceran dhe dy kolegët tanë nuk kanë pësue fizikisht, por janë kthye mbrapa në Zvicër, duke lënë pajisjet milionëshe në duar të hajnave, ngase përndryshe do pësonin me jetë... I thashë këto pakëz që të vij te data 31 mars, para 16 vitesh.
Ishim në takim me veprimtarë se si do duhej të gjenim një zgjidhje që të shkonim në Shqipëri, vendosëm që të kërkojmë siguri dhe info nga shtabi i FARK ut në Tiranë, nga ministria e Mbrojtjes, por ata nuk ishin në gjendje të na siguronin thuaja asgjë...Në mbramje, pasi mbërriva në banesë, më thirri me telefon satelitor djali i axhës Qerim Ragipi nga Cerrca, dhe më tha se ishte te Nana ime dhe mundë të bisedonim, u gëzova shumë. Fola me Nanën dhe vëllaun Rifatin, ju thashë që bashkë me familjet e mëhallës të dalin e kalojnë në Shqipëri, se ashtu bëheshin gati, ngase në Istog dy ditë përpara shkiet kishin vra e masakrue Dajën tim Bekë Imeraj me 6 fë4mijë dhe me 12 anëtarë të tjerë të Familjes. Nana më tha shkurt: “oj loke po thonë se Amerika ka me e hjek shkaun nga Kosova, e unë se kam njet me ik, due me ndejtë me Rifatin , Kadrin, Isufin e Shaken këtu, ata munen me na vra, po token nuk muj ua marrin juve fëmijëve tanë, se Amerika po thonë e ka djeg Beligradin....“ U mundova të them ma shumë por nuk bani punë, me dy Prill në lajmet e TV së u dha lajmi se në mengjes janë djeg për së gjalli 5 anëtarë të Familjës Rexhaj.... Po u mërzita, por kisha mërzi për të gjitha vrasjet, ishte tmerri i shqiptarëve, por megjithatë nuk ndaleshim së punuari për mbledhje ndihmash, armësh dhe për shkurje në luftë ne që ishim të nënshkruar me duart e tona....por jo që të shkonim ishte e vështire, ngase në Shqipni filluan vrasjet, maltretimet dhe kërcnimet më të mëdha ndaj institucionalistëve, e ne ishim institucionalista, por edhe luftëtarë të gatshëm. ....Dikush, që dihet kush ka pengue me mijëra shqiptarë që kishin vullnet të shkonin në luftë...do vij koha të dalin edhe më shumë çështje në pah!
Ta përfundoi, ngase nuk ka të bëjë me lavde personale, jo assesi, por me ativitete të mëdha të LDK-istëve në botë kudo, e veçanërisht në Zvicër, Gjermani, e Amerikë. Pas vrasjes së familjarëve të mi dhe Familjes Rexhaj, thuaja se çdo ditë më digjej dhe vritej Nana përsëri, por tani pas vdekjes Nanen ma ridigjnin për së vdekuri, kërcënuesit me emna shqiptarësh. Kisha terror psikologjik me telefonata, duke më dërgue selame të tilla si kështu: „ O Xhevat udbashi i Shallit ( Ibrahim Rugovës) o kemi me ta q..N....ty dhe tanë udabashwve të LDK-së “Nuk shkuam në Shqipëri 97 vullnetar me nënshkrime e pajisje të gatshme, ngase nuk dëshironim të vriteshim në mes vete, me shqiptarët që e kishin zaptue luftën, sikur sot që kanë zaptue lirinë tonë. Shaku më dogji Nanën, vëllaun e tre familjarë të ngushtë, por zjemi ende më djeg në brendi shpirti kur më kujtohen sharjet ndaj Nanës time, nga folës shqiptarë.....
Miqë të mi, që më keni ngushëllue, ju falënderoi nga zemra, më keni ba të më shkojnë lotet, ngase ishte shpirti juaj që ngushllonit, Zoti na bekoftë me të mira, të harrojmë nuk guxojmë, por të ecim përpara duhet gjithsesi. Nana më pati thënë: shkirt tokën nuk do muj e marrin,se Amerika ashtë e fortë, me na vra munden, por jo tokën!!!!
Para 16 vitesh

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi