Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA

Shko poshtë

AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA Empty AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 06, 2015 5:39 pm

AGIM GASHI


EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA


I varfëri e ka dashurinë e mbjellur për atdheun.Andaj edhe mbetet i varfër!

Sot bëra bukë shpije. Jo që kisha marak të bëj, por që më duhet patjeter të ha. Ju vie njerzëve puna edhe kështu.Falë Zotit që e kisha miellin. Po mos të ishte mielli, sdo të ishte as buka. 
Buka gjithmonë më del e mirë sepse brumi ka frikë nga mjeshtri. 
Shpesh më pyesin njerzia se pse shkruaj shumë për të varfërit. Dhe ua tregoj një thënje të një njeriu që ishte rrëzue nga dardha. Ai kishte pas dhimbje dhe lëndime të mëdhaja, andaj kishte thënë: 
-Le të vijnë të më shofin vetëm ata që u rrëzuan nga dardha!
Edhe unë shepesh u rrëzova nga dardha.Bile akoma spo mundem me u ngritë nga ato rrëzimet e jetës. A më ka faj dikush që jamë në këtë gjendje? Jo.Askend se fajsoj, sepse dy gjëra dikur i kisha të mjaftueshme: shëndetin dhe paranë. Nuk dita me i rua asnjëren dhe që të dyjat më nuk i kamë. Po mos ti ndihmoja atdheut, ndoshta sot do të isha milioner, ose do ta kisha një pasuri normale. Por, unë isha me atdheun i lidhur mu si nëna me fëmiun e saj. Jamë akoma i lidhur edhe pse më para e vrapime, atdheun spo mundem me i dhurue. 
Atdheu se përbuz askend. Të përbuzin njerzit e atdheut ashtu si përbuzën çdo kend. E vodhen të tërin. Ku të marri atdheu me ju ndihmue të vrfërve? Edhe ato që i ndan me i ndihmue, ia vjedhin karaxhozat që sot e kapen shtetin e pushtetin dhe duan që edhe frymen të ia zënë.
Unë do të gatuaj prap vetëm miellin ta kem, do të duroj edhe për kafshaten e gojes, por në atdheun sdo të marr hidhërime. I shkreti atdhe. Ai e ka vështirë të çlirohet nga djemtë e vetë të kçinjë, hajdut e karaxhoza. Tani edhe agjenturat e huaja me mjekrrosha spiuj, po gjejne vend këtu. Djemve të kqinjë ju intereson vetëm paraja. 
Unë do të gatuaj prap. Do të gatuaj dhe do ta dua atdheun. I varfëri ka dashuri të madhe ndaj atdheut. Atij nuk ia fshin trurin as paraja, as hoxha e as lavirja. 
I varfëri e ka dashurinë e mbjellur për atdheun.Andaj edhe mbetet i varfër!

06.04.2015
Düren



AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 11091138_10152815468389077_1170014155102562189_n



AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 1507785_10152815468414077_8250093246488928125_n

AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 11146280_10152815468454077_8162379519544745198_n





AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 10982815_10152815468829077_8684827332747346244_n

AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 11102635_10152815469229077_956632921042012041_n



AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 22824_10152815469494077_2695724715262599575_n



AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 10982815_10152815469949077_6310379163278977932_n



AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 1798728_10152815469959077_9087206359153314071_n



AGIM GASHI - EDHE NË PLEQËRI GATUHET BUKA 18921_10152815470669077_8709082627088092583_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi