Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror
Faqja 1 e 1
Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror
NEHAT SHAQIRI
Islami: Personat që merren me haraç dyshohen se janë të lidhur me njerëz të lartë shtetëror
Që nga paslufta në Kosovë dukuria e haraçit nuk ka të ndalur. Janë folë e përfol se shumë njërës në emër të politikanëve dhe komandantë të UÇK-së kanë përfituar nga kjo dukuri, duke u thirr në emrat e tyre.
Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, eksperti i sigurisë Avni Islami thotë se, haraçi më së shumti i shkon përshtati një grupi apo klani të caktuar të cilët mbahen apo mund të jenë edhe në pushet, por edhe jashtë pushtetit, mirëpo që e kontrollojnë një pjesë të biznesit, dhe ata këto para që i fitojnë përmes haraçit i kthejnë në votë klienteliste.
Sipas tij, është interesant se personat që merren me haraç janë të lidhur me figura të larta shtetërore, e që sipas tij, pa njerëz brenda strukturave të shtetit është e pamundur me funksionu mafia.
“Bota sot”: z. Islami çka do të thotë fjala haraç?
Avni Islami: Fillimisht haraçi e ka gjenezën qysh herët, mirëpo në Itali është tashmë që një kohë të gjatë. I njëjti sistem që është i instaluar në Itali ku funksionojnë familjet e mëdhaja aplikojnë tatimin e dyfishtë, apo haraçin.
“Bota sot”: Por si është tatimi i dyfishtë?
Islami: Tatimi i dyfishtë është që shtetit duhet me ia pagua pjesën që i takon mirëpo një pjesë të fitimit do të iu jepet mafies. Pra ata e kontrollojnë tregun e përgjithshëm.
Mirëpo, çka është interesat tek njerëzim që merren me haraç? Interesant është se po të njëjtit persona janë të lidhur me figura të larta shtetërore. Do të thotë pa njerëz brenda strukturave të shtetit është e pamundur me funksionu mafia.
“Bota sot””: Kujt i shkon më së shumti përshtati haraçi në Kosovë?
Islami: Haraçi më së shumti i shkon përshtati një grupi apo klani të caktuar të cilët mbahen apo mund të jenë edhe në pushet, por edhe jashtë pushtetit, mirëpo që e kontrollojnë një pjesë të biznesit, dhe ata këto para që i fitojnë përmes haraçit i kthejnë në votë klienteliste.
“Bota sot”: Si e shihni sistemin e drejtësisë në Kosovë?
Islami: Sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk funksionon tamam si një hallkë zingjirore. Policia e Kosovës mund ta kryej punën e vet ashtu siç duhet dhe siç është më së miri duke bërë hetimin, arrestimin e individëve të dyshuar, ndërsa kur të vjen puna të drejtësia, ajo ka ra. Prokuroria nuk e jep provimin, pasi pjesa dërmuese e prokurorëve të gjykatësve janë të lidhur me mafien.
“Bota sot”: A është instaluar mafia në institucionet e Kosovës?
Islami: Deri me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, politikanët tanë kanë shkuar në derë të mafisë, ndërsa tash nuk ka nevojë të shkohet në derë të mafies, sepse mafia është instaluar në mekanizmat e shtetit. Pra deri me shpalljen e pavarësisë, politikanët tanë, që kanë qenë të lidhur me krimin e organizuar dhe mafien kanë shkuar në zyrat e mafies, ndërsa tash nuk ka nevojë që mafia të shkon në zyrat e politikanëve për arsye se, politika e Kosovës udhëhiqet mbi parimet e krimit të organizuar.
“Bota sot”: Kush mund t’i thyej barrierat e haraçit?
Islami: I vetmi mekanizëm i cili mund t’i thyej barrierat në Kosovë është Prokuroria me Gjykata. Pra, përderisa Prokuroria dhe gjyqësia janë nën ndikimin e politikës Kosova do të vazhdoj këtë trend. Pse? Prokurorët dhe gjykatësit po zgjidhen në baza partiake dhe në bazë të interesit të grupeve të caktume. Pra, Prokurori i Kosovës kur të flet duhet me u dridh prej Presidentes, kryeministrit, ministrat e deri te nivelet më të ulëta. Ndërsa sot nuk në Kosovë nuk është në gjendje me u zgjedh kryeprokurori i Shtetit për arsye se duhet të jetë njeri i afërt me politikën.
“Bota sot”: Kush duhet ta luftoj dhe si dukurin e haraçit?
Islami: Për të luftuar dukurin e haraçit duhet së pari të zgjidhet kryeprokurori i Shtetit, pra të zgjidhen njerëzit e besueshëm, njerëz që nuk janë të aftë me politikën edhe njerëz që nuk janë emra të përmendur apo të etiketuar, pra të vijnë njerëz të rinj që nuk janë të përfshirë në krim të organizuar dhe korrupsion.
Pa një Prokurori të shëndosh nuk luftohet krimi i organizuar, korrupsioni dhe haraçi. Pra edhe gjykatësit janë bërthama që i lufton këto. Pra prokuroria e shëndosh i hap rastet, i ndjek sipas detyrës së tyre dhe gjykata e jep verdiktin final.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi