NEHAT SHAQIRI:Ja rrëfimi i luftëtarit Arif Malokut, për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Faqja 1 e 1

Arif Maloku, bashkëluftëtari i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut, në një rrëfim ekskluziv për gazetën “Bota sot” tregon pothuajse gjithë historinë e luftës së UÇK-së në zonën ku ai ishte pjesëmarrës në luftë.
Luftëtari i UÇK-së, rrëfimin e tij e nis duke treguar për vitet e 90-ta, kur Kosova ishte e okupuar nga Serbia dhe ushtrimi i dhunës brutale, gjithashtu persekutimet që i kryente Serbia ndaj popullit shqiptar, thotë se nuk i mbeti rrugë tjetër pos çlirimit të vendit me luftë.
“Me fillimin e formimit të UÇK-së, edhe pse isha në moshë të re vendosa që ti bashkangjitëm grupeve të armatosura të UÇK-së, ku në fshatin Gjocaj me bashkëfshataret e mi filluam që të mobilizohemi dhe të armatosemi me qëllim që ta mbrojmë vendin tonë, me një rezistencë të armatosur”, thotë ai.
Maloku shprehet se i tërë ky organizim ka filluar gjatë muajit prill 98, pas rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit në Prekaz.
“Ne ishim të organizuar për mbrojtjen e fshatit Gjocaj, ku më pas me futjen e Brigadave të para të Ministrisë së Mbrojtjes gjatë muajit qershor 98 në Jasiq ka arrit Brigada 131, një pjesë e tyre janë pozicionua në Jasiq me të kuptuar se në mesin e tyre gjinden dhe epror ushtarak të profesionit. Ne kemi marr vendim që ti bashkangjitemi dhe ti njohim për Komandant Rrustem Berishën dhe Agim Ramadanin me shokë”, shprehet luftëtari.
Takimi i parë i zhvilluar i tyre me Agimi Ramadanin dhe me Rrustem Berishën ishte në fshatin Jasiq. Sipas tij, ai ishte një takim sa vëllazëror aq edhe i hapur ku janë prezantuar me emër dhe mbiemër të gjithë luftëtarët, si dhe nga vinë dhe kanë prezantuar qëllimin e tyre të përbashkët.
“Me prezentimin e planit operativ për zhvillimin e një lufte të mirëfilltë për ti dalë ndihmë popullit tonë dhe çlirimin e atdheut është vërejtur një dakordim dhe një gatishmëri në mesin tonë, ku Agimi ishte i gatshim kushdo të jetë udhëheqës-komandant vetëm se të shkojnë punët si duhet, mirëpo duke pas parasysh se Agimi dhe Rrustemi ishin njerëz të profesionit ushtarak ne u dakorduam që të sistemohemi nën komandën e Rrustem Berishës”, tregona ai.
Ai thotë se, ditët e para Agimi me shokët kanë udhëzuar për hapat që duhet ndërmarr për mbrojtjen e fshatrave Gjocaj dhe Jasiq si dhe kanë kërkuar nga ta që ta formojmë njësitin “KOBRA” me qëllim të vëzhgimit të terrenit tu përfshi dhe brezin kufitar. Sipas tij, vëzhgimet kishin për qëllim grumbullimin e informacioneve të përditshme të lëvizjes së ushtrisë serbe si dhe organizimin, sigurimin e korridorit për hyrjen e njësive apo grupeve të UÇK-së nga territori shqiptar në brendi të Kosovës dhe anasjelltas.
“Njësiti “KOBRAT”, kemi marr pjesë në shumë aksione sulmuese ndaj forcave serbe gjatë muajit qershor- korrik 98 nën udhëheqjen e Agim Ramadanit, ku kemi vrarë dhjetëra ushtarë serb dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur, kurse nga ana jonë kanë rënë 3 dëshmor dhe dy të tjerë mbetën të plagosur së bashku me mua. Edhe pse isha i plagosur nga granata e dorës serbe në krahun e majtë dhe pjesën e qafës, posa kam marr ndihmën e parë kam vazhduar luftimet me shokë”, shprehet ai.
Ai thotë se, vlen të ceki se para luftimeve në Zharrë tek ta në Gjocaj ka arritur këta edhe njësiti i Bedri Shalës si përforcim.
“Ata kanë mbetur një skuadër ku vet ka shkuar në Junik pasi që kishte shenja se serbet po përgatiteshin ta sulmojnë Junikun dhe fshatrat ku gjendeshim ne, çka edhe ndodhi ashtu. U sulmua fshati Junik dhe luftimet zgjaten më shumë se një javë, ku dhe njësiti jonë ka marrë pjesë në ato luftime të fuqishme. Për fat të mirë që me një organizim, disiplinë, komandim të mirëfilltë kemi arritur që ti përballojmë luftimet dhe popullatën civile ta evakuojmë nga fshati, gjatë këtyre luftimeve kemi kuptuar se ka rënë dëshmor dhe “ABEJA” Bekim Berisha. Po ashtu vlen të ceket se në spitalin ushtarak në Gacaferr deri sa isha për trajtimin e plagës kanë sjell të plagosur edhe Bedri Shalën për trajtim”, rrëfen Maloku.
Ai thotë se, ushtria barbare serbe, për shkak të humbjes së ushtarëve dhe të plagosurve gjatë luftimeve në Junik, pritej që të hakmerrej ndaj popullatës civile shqiptare, ku në mesin e popullatës ka pasur shumë të plagosur dhe nga komanda e tyre është kërkuar që të i dalin në ndihmë të plagosurve, tu përfshi dhe popullatën e rrezikuar me qëllim të sigurimit të një korridori për të dalë në territorin shqiptar, ku me ditë dhe net të tëra i kanë dal në ndihmë dhe strehuar në shtetin amë, në Shqipëri.
“Për ne ishte me rëndësi që lufta të vazhdoj deri në çlirimin e çdo pëllëmbe të Kosovës më sa më pak gjak të derdhur, e në fakt armikut t’i shkaktojmë humbje sa më të mëdha, si në ushtar po ashtu edhe në teknologji”.
“Me të dalë në territorin e Shqipërisë prapë me lejen e Agim Ramadanit kam vazhdua me një trajtim mjekësor, ku pas kërkesës së Agim Ramadanit jam paraqit në njësitin “COBRAT” gjatë kohës së realizimit të vëzhgimeve. Vlen të ceku se jam ftuar nga vet Agimi në telefon që të paraqitem në Repartin ushtarak në Babin ku dhe jam paraqit menjëherë, deri sa isha në mesin e disa komandantëve dhe ushtarëve që shprehnin dëshirën të sistemohem në njësit e tyre unë prisja të arrije Agimi dhe të marr detyrën nga ai, me të arritur Agimi me drejtohet “Ti që ke hy si ujku mesin e deleve e din ku e ki vendin, dua me të pa sa më shpejt lart””, tregon luftëtari.
Ai thotë se po atë natë, me një grup ushtaresh këmbë janë nisur për në QS Papaj, ku kanë arritur rreth orës 23:00.
“Në Papaj kam kalua një natë, të nesërmen në mëngjes më ka ftuar Agimi në zyre dhe nga unë ka dashtë opinionin tim rreth terrenit dhe një prezantim në hartë topografike pasi që isha shumë i njoftuar me terrenin ku pritej të thyhej kufiri. Ditën e kemi kaluar së bashku, kurse në mbrëmje kanë arritur Albert Kuqi dhe Demush Gacaferri për të më marrë dhe jemi nisë menjëherë për në Padesh. Aty kam kuptuar se komandant i “COBRAVE” është Naser Vllasi, ku kam qen i mirëpritur, pasi që Agimi paraprakisht e kishte njoftuar Naserin për mua”, thotë ai.
Ai thotë se, menjëherë të nesërmen i kanë marr detyrat për vëzhgimin e terrenit, ku njëkohësisht vet fakti me vëzhgimet që i bënin përpilohej dhe kompletohej plani operativ për thyerjen e kufirit, ku vëzhgimet kanë vazhduar në mënyrë sistematike pa ndërprerë, pa u hetuar nga armiku, po ashtu duke e ruajt sekretin për punën që bënin.
“Ne “COBRAT”, gjithherë ishim një hapë përpara. Vet fakti se ne me komandantin e ri Naserin na u kish besuar realizimi i vëzhgimeve. Me 8 prill më kujtohet se nga komandanti Agim Ramadani është kërkua që të shkoj Komandant Naseri në bazën komanduese në Padesh, ku me tu kthyer nga Agimi ne Bazën e “COBRAVE” po ashtu në Padesh gjegjësisht në shtëpinë e Sadikut, Komandant Naseri ka kërkua prej neve që të përgatitemi për një vëzhgim, por kësaj radhe ka kërkua nga ne që të përgatitemi sikurse të hymë në sulëm, ku duhet të pajisemi mirë me armatimin e duhur, municion të mjaftueshëm, granata dore po ashtu edhe me ushqim së paku për 24 orë”, rrëfehet luftëtari.
Ai thotë se menjëherë kanë fillua me përgatitjen, dhe po atë natë, si çdo natë tjetër që bënin roje për sigurinë tonë ai ishte sipas orarit 2 orë roje, mirëpo Naseri ka insistuar që të bëjnë pushimin e natës, mirëpo tek ta ishte një parandjenjë që nuk kishin gjumë, por prisnin kur do të vijë urdhri për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar...
VIJON
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Vazhdon rrëfimi: Ja si u thyen forcat ushtarako-serbe në Koshare?-Pjesa e dytë

Pasë pjesës së parë të rrëfimit ekskluziv të Arif Malokut, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut, gazeta “Bota sot” sjellë pjesën e dytë të rrëfimit të tijë për luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që kanë bërë në Koshare.
Dje ishte publikuar rrëfimi i parë, ndërsa sot, ne sjellim pjesën e dytë, ku tregon se si UÇK-ja, pra njësiti “COBRA”, e kishte fituar betejën në objektin e Koshares.
Prisnim kur do të vinte urdhri për thyerjen e kufirit
“Ne “COBRAT”, gjithherë ishim një hapë përpara. Vet fakti se ne me komandantin e ri Naserin na u kish besuar realizimi i vëzhgimeve. Me 8 prill më kujtohet se nga komandanti Agim Ramadani është kërkua që të shkoj Komandant Naseri në bazën komanduese në Padesh, ku me tu kthyer nga Agimi ne Bazën e “COBRAVE” po ashtu në Padesh gjegjësisht në shtëpinë e Sadikut, Komandant Naseri ka kërkua prej neve që të përgatitemi për një vëzhgim, por kësaj radhe ka kërkua nga ne që të përgatitemi sikurse të hymë në sulëm, ku duhet të pajisemi mirë me armatimin e duhur, municion të mjaftueshëm, granata dore po ashtu edhe me ushqim së paku për 24 orë”, vazhdon rrëfimi i luftëtarit.
Ai thotë se menjëherë kanë fillua me përgatitjen, dhe po atë natë, si çdo natë tjetër që bënin roje për sigurinë tonë ai ishte sipas orarit 2 orë roje, mirëpo Naseri ka insistuar që të bëjnë pushimin e natës, mirëpo tek ta ishte një parandjenjë që nuk kishin gjumë, por prisnin kur do të vijë urdhri për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar.
“Ne ishim pa gjumë, dhe kur shënon ora 2:00, ne “COBRAT” së bashku me Naserin, jemi nisë për “vëzhgim” nga shtëpia e Sadikut në drejtim të përroit. Aty jemi ndal për një kohë të mjaftueshme dhe kemi pritur derisa ka ardhë edhe një komandant me ushtarë. Nga aty kemi vazhduar në drejtim të shpatit, përpjetë përroit ku pasi kemi arrit në një lartësi të lart kemi dëgjuar disa zëra dhe aty ishte Agimi me Saliun së bashku me ushtarët e tyre”, tregon ai.
Në atë rast, ai së bashku me bashkëluftëtarët e tij, e kishin ë qartë se nuk po shkojnë në vëzhgim, por ishin duke shkuar për të thyer kufirin me 9 prill të vitit 1999.
Fillimi i luftimeve në objektin e Koshares
“Aty çdo komandant kishte marr përgjegjësit për drejtimet e veprimit dhe pa humbur kohë Agimi ka kërkua për zbatimin e urdhrit të dhënë nga Komandant Rrustemi për thyerjen e kufirit. Ne “COBRAT” ishim të parët në drejtim dhe në mbështetje kishim Skënder Hasanxhekajn me ushtarë, që së bashku në kolonë për një kemi vazhduar drejt kazermës së Koshares ku ka qenë një teren shumë i papërshtatshëm. Ishte i minuar dhe me një kujdesje të madhe ju kemi ofruar objektit të Koshares bashkërisht me ushtarët e Skënderit, dhe pa u vërejtur nga Rrasa ku akoma ishin ushtarët serb duke vrojtuar në drejtim të 7 korrikut pasi që atje kishin rënë predhat e para. Komandant Naseri, na njoftoj se me të dëgjuar brohoritjet e para në drejtim të krahut të djathtë ka Vrojtoret, drejtimi Shkoze –Mulliq, atëherë do të hapim zjarr të fuqishëm në drejtim të forcave serbe dhe objektit ku e kishim si në pasqyre. Posa kemi dëgjuar një zjarr breshërish në drejtim të Shkozës përnjëherë edhe ne hapëm zjarr në drejtim të ushtarëve serb dhe objektit duke i shkaktuam humbjet e para armikut në njerëz”, tregon Maloku.
Armiku i befasuar
Ai thotë se, edhe pse i kanë sulmuar në befasi, armiku u ishte kundërpërgjigj me një rezistence të fuqishme pasi që ishin mirë të fortifikuar përreth objektit. “Mirëpo zjarri i tyre vërehej që ishte më shumë bosh dhe nga frika, se akoma nuk dinin ku ishim të pozicionuar ne. Luftimet vazhdonin pa ndërprerje, derisa pasdite ka ardhur urdhri për tërheqje, por me këtë urdhër ne “COBRAT” nuk kemi pranuar që të tërhiqemi pasi pak para urdhrit të tërheqjes ne kishim kërkua një top 75mm të cilin e ka sjell Milaim Mazreku bashkëluftëtar i yni. Ne “COBRAT” vazhduam luftimet dhe goditjet e para me top 75mm i epen nga Alberti, Demushi dhe ne të tjerët. Mu më kujtohet se i kishim në dispozicion edhe 8 apo 9 predha, para se të terrohej. I kemi hedhe nëpër pozicionet serbe dhe kemi dëgjuar britmat e të plagosurve duke kërkuar ndihmë”, thekson ai duke shtuar se me këtë sulm “COBRAT” i kanë befasuar edhe bashkëluftëtaret e tyre pasi nuk janë tërhequr kurrsesi.
Luftëtari i UÇK-së, thotë se atë natë rreth orës 23:00 së bashku me Naserin dhe Skënderin kanë vendosur që pranë mitralozit kundërajror të bëjnë roje ushtarët e këmbësorisë me ndërrime deri në mëngjes, ndërsa këta kanë vazhduar në bazën e tyre e cila ishte Shtëpia e Sadikut dhe aty janë takuar me Komandant Agimin dhe Saliun.
Futja në objekt e njësisë “COBRA”
“Naseri me Saliun dhe Agimin kanë dalë në katin e dytë të shtëpisë dhe kanë biseduar për ditët e ardhshme, kurse ne ushtarët e tjerë pa humbur kohë kemi filluar terjen e uniformave, pasi kushtet atmosferike ishin të vështira, me të reshura të shiut dhe borës. Natën e kaluam aty dhe në mëngjes jemi përgatitur dhe kemi vazhduar në drejtim të pozicioneve ku me vete kemi marr dhe predha tjera të topit 75 mm, dhe pa u vërejtur jemi pozicionuar në pozicionet sulmuese. Aty ishte një qetësi e madhe, edhe pse e dinim se serbët kishin pasë kohë të mjaftueshme gjatë natës të vendosen prapë nëpër pozicionet e fortifikuara. Ata nuk u zbulonin dhe prisnin gabimet tona, mirëpo ne ishim të vëmendshëm dhe për një kohë të mjaftueshme gati se i zbuluam ku janë të pozicionuar dhe përforcuar. Dhe rreth orës 10:00 të datës 10 prill ‘99 kanë filluar të shtien në drejtim tonin me armë snajperike, njëkohësisht ne i zbulonim caqet dhe i asgjësonim me zjarr”, tregon ai.
Më tej, ai thotë se rreth mesditës njësia “COBRAT” duke e llogaritur mbështetjen e këmbësorisë kanë vendosur që të futen në objekt me luftime. “Derisa zhvilloheshin luftime të kombinuara edhe me artilerinë e rëndë e të dyanshme ne i afroheshim me luftime objektit. Përgatitja jonë ishte aq e mirë dhe i ka befasuar serbet. Ata s’kanë mundë të besojnë që ka njësi aq mirë të përgatitura të UÇK-së për luftime. Andaj, nga dera e pasme e kishin braktisur objektin ushtarët serb, por nga ana e poshtme nëpër pozicionet akoma shtinin në drejtim të objektit, po ashtu edhe nga forcat tona është shti në objekt ku tani më gjendeshim ne të tre brenda. Për momentin, deri sa u ndërpre zjarri nga forcat tona, Naser Vllasi - Cobra, ka dal në hyrje të objektit me berete të kuqe në dorë duke menduar se e kanë kuptuar se ne jemi në objekt dhe përnjëherë nga forcat tona është hapë zjarr në të, si dhe është kërkua në gjuhen serbe nga Fadil Maloku-Mortaja që ne të dorëzohemi, sepse ata akoma nuk kishin kuptuar që ne jemi brenda”, thotë ai, duke treguar se falë një vrimës së shkaktuar ditë më parë në objekt kanë ra në kontakt me Fadil Malokun-Mortajen dhe i kanë treguara se ata janë brenda, ndërsa Mortaja i ka njoftuar të tjerët.
Triumfi i njësisë “COBRA” dhe shpartallimi i serbëve
“Brenda portës menjëherë Naseri dhe ne dy kemi dalë jashtë objektit dhe më pas në shenje fitoreje ka shti në ajër Naseri e më pas edhe unë. Posa kanë filluar të ofrohen ushtarët tanë ne “COBRAT” kemi kontrolluar objektin për tu siguruar edhe njëherë dhe kemi vazhduar për marrjen e bunkerëve dhe pozicioneve si në anën e poshtme të kazermës, ashtu edhe në anën e sipërme. Fadili me Albertin, Qamilin, Arbenin, Raketen-Isniun, Demushin e tjerët e kanë pas për detyrë marrjen e pozicioneve në anenë e poshtme të objektit, ndërsa në anën e sipërme unë me Naserin, ku dhe kemi arritur te bunkeri kryesor që e kanë pas për mbrojtjen e objektit dhe aty kem has në pajisjet e lëna nga ushtaret serb”, rrëfehet ai.
Ai tregon se komandant Naseri ka kërkuar që të vendosen në atë pozicion ku ai do të dërgojë ushtarë në përforcim. “ Unë isha i vetëm në pozicion në mbrojtje të objektit që kish kaluar tashmë në duart tona, e në anën e sipërme ushtarët e këmbësorisë për çështje sigurie e pastronin atë pjesë të terrenit, me ç’rast kanë shti me armë të zjarrit në drejtim ku isha unë dhe më pas kam kërkuar me zë të lartë nga komandanti i tyre që mos të shtien se jam unë Arif Maloku, pjesëtar i “COBRAVE” në atë pozicion. Atë natë pa ushqim dhe pa ndërrim fare kam qëndruar në pozicion deri ditën e nesërme në ora 8:00, e më pas kishte ardhur një ushtarë të cilit nuk ia di emrin që e kishte dërguar Naseri...

Re: NEHAT SHAQIRI:Ja rrëfimi i luftëtarit Arif Malokut, për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Rrëfimi përfundimtar: Ja si u shpartalluan forcat ushtarako-serbe në kufirin shqiptaro-shqiptar
Arif Maloku, bashkëluftëtar i Agim Ramadanit dhe Sali Çekut, në rrëfimin e tij për luftën e UÇK-së në Koshare dhe thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, sot në pjesën e tretë tregon përfundimisht se si triumfuan Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe njësia “COBRA”.
Ai tregon se komandant Naseri ka kërkuar që të vendosen në atë pozicion ku ai do të dërgojë ushtarë në përforcim. “Unë isha i vetëm në pozicion në mbrojtje të objektit që kish kaluar tashmë në duart tona, e në anën e sipërme ushtarët e këmbësorisë për çështje sigurie e pastronin atë pjesë të terrenit, me ç’rast kanë shti me armë të zjarrit në drejtim ku isha unë dhe më pas kam kërkuar me zë të lartë nga komandanti i tyre që mos të shtien se jam unë Arif Maloku, pjesëtar i “COBRAVE” në atë pozicion. Atë natë pa ushqim dhe pa ndërrim fare kam qëndruar në pozicion deri ditën e nesërme në ora 8:00, e më pas kishte ardhur një ushtarë të cilit nuk ia di emrin që e kishte dërguar Naseri”, thotë ai.
Maloku thekson se, më 11 prill nga komandant Naseri në bashkëpunim me Agimin është kërkua që ai të vazhdojë të mbetet po në atë pozicion pasi që kishte pamje të mirë për mbrojtjen e objektit dhe ishin të bindur se do ta kryej detyrën me sinqeritet të lart.
“Luftimet dhe granatimet kanë vazhduar edhe me 11 prill, mirëpo në Rrasë të Koshares dhe kah krahu i djathtë dëgjoheshin luftime granatime të fuqishme edhe përkundër se ne ishim me një numër të vogël dhe rezistonim fuqishëm duke mos u zmbrapsur, sepse forcat serbe tentonin ti rikthenin pozicionet dhe objektin. Rreth mesnatës “COBRAT” kanë sjellë në objektin e Koshares një trup të vrarë, mua personalisht më ka njoftuar Isni Rama-Raketa dhe Demush Gacaferri se është vrarë Agimi”, tregon luftëtari.
Ai rrëfen se me 12 prill si çdo ditë tjetër, herët në mëngjes fillonin luftimet. “Unë e dëgjova zërin e Demushit duke kërkuar ndihmë pasi që ishin plagosur nga predhat e artilerisë serbe. Me të arritur të plagosurit Qamil Jasiqi dhe Demush Gacaferri si dhe Arben Sejdiu, unë me Fadilin- Mortaja kemi përgatitur me thika disa drunë në formë të shkopinjve për tërheqjen e të plagosurve ku më parë i kishim marr masat për ndërprerjen e gjakderdhjes nga plagët e marra. Ne deri te Përroi i Koshares kemi bërë tërheqjen e tyre ku aty kanë arritur edhe bashkëluftëtaret tanë që shërbenin në kuadër të policisë ushtarake, pasi që kishin sjell barelat për tërheqje. Tërheqjen e kishim më lehtë ku bashkërisht E kemi bërë deri te baza e fundit e jona, para thyerjes së kufirit, tek shtëpia e Sadikut. Aty Fadili e ka sjell një veturë që kishim marr nga ushtria serbe dhe i ka marr dy të plagosurit dhe i ka nisë për në spital të Bajram Currit. Me ta ka qenë dhe doktori Afrim Sylejmani. Posa i kemi dërgua në spital menjëherë jemi kthyer mbrapa për tu ndalur së pari te komandant Rrustemi që i shprehem ngushëllimet e para për vrasjen e komandant Agimit dhe të rënët tjerë”, tregon ai.
Ai thtoë se në ato momente kërkesa e Rrustemit ishte e njëjtë me atë të Saliut që sa më parë të kthehen që të mbrojnë tokën ku u derdh gjaku i Agimit dhe dëshmoreve tjerë.
“Më 13 prill ‘99 ju kemi bashkangjitur Naserit herët në mëngjes jemi ngjit në Rrase të Koshares ku na ka pritur komandant Saliu dhe ka kërkuar prej neve që njëkohësisht të vëzhgojmë terrenin dhe të bëjmë vlerësimin sa mundemi të futemi në brendi, deri sa i ofroheshim pozicioneve në Zharre. I vërenim gjurmët se si kishin bërë tërheqjen e të vrarëve dhe të plagosurve forcat serbe, pasi që kishim detyrë vëzhgimi edhe pse kishim mundësin ti sulmojmë forcat serbe, mirëpo pasi që radiolidhja nuk na funksiononte se ishte një distance ku mungonin valët në vendosem që ta zbatojmë urdhrin e komandant Saliut, dhe pa u vërejtur nga forcat serbe jemi kthyer në Rras te Saliu për ta njoftuar për çdo gjë që kemi vërejtur. Derisa ne ishim në vëzhgim Saliu me shokë zhvillonte luftime të fuqishme në Rrase të Koshares ku me tu kthyer, ne ju kem bashkangjitur luftimeve”, rrëfehet ai.
Luftëtari tregon se me 15 prill ‘99 një pjesë e “COBRAVE” kanë qëndruar në mbrojtje të pozicioneve përball minahedhësve dhe një pjesë tjetër me Naserin kanë vazhdua në drejtim të kronit të Botoshes ku janë përball me forcat serbe në luftime.
“Armiku donte të na mbaj nën presion duke na sulmuar e garantuar që ne të lodhemi, mirëpo vullneti e gatishmëria për ta liruar vendin nga armiku më barbar serb nuk mungonte në mesin e ushtarëve tan. Dita e 16 prillit ishte një ditë sa e lavdishme për ne aq edhe e dhimbshme, gjatë luftimeve, forcat barbare serbe tentonin që ti tërhiqnin kufomat ushtarëve të vrarë gjatë ditëve të mëparshme, mirëpo edhe kjo ditë ju kushtoj me dhjetëra ushtarë serb të vrarë dhe të plagosur. Shumë shpejt është kërkua nga Saliu që Naserit ti bashkangjitëm unë ndërsa “COBRAT” tjerë të shkojnë me të. Unë dhe Naseri me disa ushtarë tjerë jemi nisur në drejtim të kroit ku veç tani zhvilloheshin luftimet në anën e majtë të Gomureve komandant Skënderin me ushtarët e vet, me të arritur në vijën e parë ku pritej nga krahu i djathtë i yni të arrije Saliu. Aty kam vërejt se është i plagosur Skënderi dhe ishin disa ushtar duke i dhënë ndihmën e parë. Për një moment arrin edhe Saliu, dhe Milaim Mazreku që u vendosen në krahun e majtë timin. Ne mendonim se në drejtimin ku ishim nisë se janë forcat tona të vendosura, aty ishin shtrirë forcat serbe. Naseri kërkoj që të kemi kujdes se edhe nga ai drejtim po vinë plumbat në drejtimin tonë. Në ndërkohë komandant Saliu ka kërkua nga unë që të shkoj të marr radiolidhjen nga Komandant Skënderi, kam marr radiolidhjen dhe jam kthyer prapë në pozicion pran Saliut dhe Milaimit ku me ne ishte dhe Naseri, deri sa hapej zjarr i fuqishëm nga dy anët në drejtimin tonë”, tregon ai.
Maloku thotë se komandant Saliu akoma ishe në dyshime se a janë forcat e UÇK-së apo ato serbe. Por, sipas tij, Milaimi pasi i kishte turbit i ka parë një grumbull ushtarë serb të vëshur edhe me helmeta dhe me shenja serbe, dhe përnjëherë ka dhënë sinjal që të hapin zjarr në drejtim të tyre që në atë moment i vritet armikut disa ushtar serb.
“Tashmë ishte e qartë vija e mbrojtjes dhe shtrirja e armikut që për neve ishtë shumë më lehtë. Në ndërkohë në drejtim timin, një largësi afërsisht 25-30 metra kam vërejtur pran një guri, një ushtar serb, se ka ngritur kokën dy herë ka shikua në drejtim timin, deri sa unë e prisje ta ngrit kokën prapë dhe momentin që e ka ngrit përnjëherë kam shti në të, por edhe ai në mua ku me ka qëlluar në nofull, gjegjësisht në pjesën e gojës. Ndihmën e parë e kam marrë nga Milaim Mazreku përderisa Naseri me Saliun dhe shokët kanë vazhduar luftimet. Unë nuk isha akoma njohuri se a kemi ndonjë ushtar tanin të vrare, porsa e kam marr ndihmën e pare më kanë drejtuar për në Kazermën e Koshares ku menjëherë me një veturë me kanë dërgua në Bajram Curr, në spitalin ushtarak. Aty kam marr trajtimin e mëtejshëm mjekësor dhe të nesërmen më kanë dërguar për në spitalin ushtarak të Tiranës”, tregon ai.
Ai tregon se si e ka kuptuar edhe vdekjen e djalit të axhës së tij. “Më 18 prill unë ekuptova se kushëriri im i dashur, djali axhës Fadili, po atë ditë kur unë isha plagosur, ai kishte rënë dëshmorë në vijën e parë të mbrojtjes, për të cilin do të flasin shokët që ishin ato qaste pran tij. Kjo ishte një humbje dhe dhimbje e madhe si për mua, familjen Maloku, poashtu dhe për të gjithë ata që e njohën Fadilin si një trim të rrallë e të gatshëm për çdo gjë, vetëm se vendit të vet ti sjellë lirinë”, tregon Maloku duke shtuar së më pas për trajtim mjekësor e kanë oreientuar në Spitalin Austriak.
“Ky ishte një rrëfim i shkurtër i imi, ku shpresoj se në të ardhmen bashkërisht me shokët do të përmbledhim rrëfimet në detaje, ashtu si janë zhvilluar luftimet e jo si kemi dëshirë. Për kohen e luftës jam tejet i kënaqur me atë që na ofroj lufta ku ndiheshim si një familje, e për kohën që jem tani do t’i mbetet secilit në ndërgjegjen e vetë”, përfundon rrëfimin e tij luftëtari i njësisë “COBRA”, Arif Maloku. FUND

Similar topics
» Nehat Shaqiri:Ja çka mendon ish ushtaraku i UÇK-së, për gjendjen aktuale në Kosovë?
» Nehat Shaqiri:17 Shkurti
» Nehat Shaqiri:“Baba”, a do t’i han “fjalët”!?
» Nehat Shaqiri:Vithet e Kallashit dhe gazetarët servil!
» Nehat Shaqiri:Si u vra Fehmi Agani, a ishte tradhti vrasja e tij?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi