Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selajdin Salihu:THJESHTËSIA E KOMPLIKUAR

Shko poshtë

Selajdin Salihu:THJESHTËSIA E KOMPLIKUAR Empty Selajdin Salihu:THJESHTËSIA E KOMPLIKUAR

Mesazh nga Agim Gashi Thu Apr 09, 2015 2:33 pm

Selajdin Salihu:THJESHTËSIA E KOMPLIKUAR

Selajdin Salihu:THJESHTËSIA E KOMPLIKUAR Salajdin-Salihu-250x250


Na kanë komplikuar të thjeshtën, prandaj lodhemi për t’i dhënë përgjigje pyetjes: “Çfarë kanë bërë partitë shqiptare në Maqedoni?”

Përgjigjen e kësaj pyetje e komplikojmë, sepse nuk duam t’i shohim shenjat paralajmëruese, sikurse flitet te “Alkimisti” i Coelhos.
Që t’i japim përgjigje pyetjes së mësipërme duhet të shohim tabelat e rrugëve, shkollave të mesme dhe institucioneve kulturore në Tetovën e konsideruar si “qendra” e shqiptarëve të Maqedonisë! Të shohim emrat e tyre që pastaj, kur të na thonë se Tetova është “qendër shqiptare”, në vend të duartrokitjeve oratorëve t’u falim lule cinizmi!
Ne nuk jetojmë në “qendër kulturore”, por në provincën e ngjashme si pjesa shqiptare e Shkupit.
Në këtë “qendër” asnjë institucion i rëndësishëm arsimor e kulturor nuk mban emër shqiptari.
“Përse-ja” është e thjeshtë, ndonëse komplikohet: sepse politika shqiptare ka qenë dhe është nën diktatin e politikës etno-centriste maqedonase.
Na kanë folur për gjëra të mëdha, sepse nuk kanë mundur të zgjidhin probleme të vogla.
Na kanë folur për largpamësi, që të mos e shihnim atë që na ndodhte para syve.
Këtu, o njerëz të mirë, janë bërë mashtrime në emër të idealeve të larta atdhetare.
Politikanët tanë të dashur e të adhuruar kanë folur e flasin për Atdhe, por mendjengushtësia e tyre provinciale e ka konceptuar Atdheun me përmasa oborri.
Kanë folur e flasin për komb, por oratorët me “komb” e kanë menduar dhe e mendojnë farefisin, klanin dhe familjen e tyre.
Kanë folur e flasin për atdhetari, por kanë bërë e bëjnë tregti me ligje: shit ligje dhe fito privilegje personale e familjare. Për tregti të këtilla duhen deputetë e ministra.
Kanë folur e flasin për tema ndërkombëtare e nuk kanë mundur dhe nuk munden të ndërrojnë një emër shkolle.
Prandaj, kur t’u flasin për “çështje të rëndësishme ndërkombëtare” mund t’u thoni: “Rregulloni së pari çështjet kombëtare!”
Le të flasin faktet. Vetëm një shkollë e mesme në Tetovë ka emër që lidhet me një ngjarje nga historia shqiptare. U themelua Gjimnazi i ri “7 Marsi” dhe u bë mirë, por edhe ky vendim u morr sa mos thuhet se nuk ka asnjë shkollë të mesme me emër nga historia apo kultura shqiptare.
Pastaj mjeshtrit e shiritprerjes na lodhën me mburrjet për “veprën kolosale”. Në fillim e prenë shiritin duke e promovuar të njëjtën godinë si shkollë fillore. Vite më vonë, të njëjtën godinë, e promovuan si shkollë e mesme. Ka mbetur t’i presin shiritat e hapjes solemne të mësonjëtoreve!
Duke na folur për këtë shkollë (edhe fillore, edhe të mesme), duan të na komplikojnë gjërat dhe të harrojmë emrat e shkollave të tjera…
Kemi pasur ministra shqiptarë të arsimit e kulturës (si nuk kemi pasur) dhe kryetarë komunash (i kemi pasur, posi). Janë ndërruar. Kanë ardhur të tjerë ministra shqiptarë të arsimit e kulturës (e si të mos vijnë) dhe kryetarë të tjerë komunash (patjetër se do të vijnë). Vetëm emrat e rrugëve, shkollave, institucioneve kanë mbetur po ato. Se ministrat e kryetarët janë për të ardhur e për të ikur.
Mbase më shumë se sa për emrat e shkollave duhet folur se çfarë shkollash kemi: shkolla shqipe apo shkolla të përkthyera dedikuar shqiptarëve? Përgjigjen bëjnë mirë ta japin edhe mësimdhënësit, sepse mjaft kemi folur kur ata kanë heshtur. Ata që merren me politikat arsimore nuk flasin. Vetëm u bëjnë “amin” vendimeve të imponuara.
Sa për punën e emrave e njëjta gjë ndodh me institucionet kulturore në Tetovë (Biblioteka, Qendra e Kulturës). E njëjta gjë me rrugët e Tetovës. Lloj – lloj emra “heronjsh”. Aty këtu ndonjë rrugë me emër shqiptari.
Dikush duhet të bëhet pagëzori. Po kush? Ne presim punë të mëdha, kurse për dy dhjetëvjeçarë nuk kanë mundur të ndërrojnë një emër rruge! Nuk kanë mundur të ndërrojnë emrat e “heronjve”, ndërkohë na flasin për “heroizmat” e tyre. Derisa flasin për “heroizma”, ne ecim rrugëve me gropa, që mbajnë emra “heronjsh” të një historie shkruar nga fituesi.


Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm ©Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi